Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-11-07, 15:49   #26
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

NATO e shqetėsuar pėr daljen e Moskės nga marrėveshja pėr armėt konvencionale
Bruksel, 8 nėntor - NATO ka shprehur shqetėsim pėr vendimin e Rusisė pėr ndėrprerjen e sė ashtuquajturės marrėveshje pėr armėt konvencionale. Nga Brukseli bėhet e ditur se shtetet anėtare tė aleancės nuk e shohin me mirėkuptim daljen e Moskės nga marrėveshja. Ajo ėshtė njė nga shtyllat kryesore tė arkitekturės sė sigurisė. Ajo pėrcakton kufirin maksimal pėr tanket, artilerinė dhe aviacionin. Vendimin nė fjalė duhet ta aprovojė edhe dhoma e dytė e parlamentit, kėshilli federativ dhe Putini.

Duma pezullon Traktatin e forcave konvencionale nė Evropė
e enjte , 08 nėntor 2007
Dhoma e ulėt e parlamentit rus, Duma, votoi pėr tė pezulluar njė pakt tė rėndėsishėm i cili kufizon numrin e trupave dhe armėt konvencionale nė Evropė. Duma votoi njėzėri pėr ta pezulluar Traktatin. Anėtarėt rus dhe ata tė NATO-s e ripėrtėrinė Traktatin e forcave konvencionale nė Evropė nė vitin 1999, pėr tė pasqyruar shpėrbėrjen e Bashkimit Sovjetik. Por, aleatėt e NATO-s kanė refuzuar ta miratojnė atė derisa Rusia tė tėrheqė forcat e saj nga Gjeorgjia dhe Moldavia.Kremlini thotė se nuk ka lidhje mes Traktatit dhe dislokimit tė trupave ruse nė ato vende. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thėnė se Traktati nuk pėrputhet mė me realitetet ekzistuese ushtarake dhe politike nė Evropė. Rusia ėshtė e zemėruar gjithashtu, pėr shkak tė planeve amerikane pėr ndėrtimin e njė sistemi mbrojtjeje nga raketat nė Evropėn lindore. Putin pritet ta nėnshkruajė ligjin, sapo tė miratohet nga dhoma e lartė e parlamentit.

Nė Jemen dėnohen 32 vetė me burg pėr planifikim tė sulmeve terroriste
Sana, Jemen, 8 nėntor – Gjykata nė Jemen u ka shqiptuar 32 vetėve dėnimet ndėrmjet 2 dhe 15 vjetėve burg pėr planifikim tė sulmeve tė stabilimenteve tė naftės dhe tė gazit, njofton BBCVorld. Gjashtė tė akuzuar janė dėnuar nė mungesė.

Bisedimet mes presidentėve Bush dhe Sarkozi hapin njė faqe tė re nė marrėdhėniet dypalėshe
e enjte , 08 nėntor 2007
Presidenti Bush dhe homologu i tij francez, Nikola Sarkozi u angazhuan tė bashkėpunojnė pėr njė numėr ēėshtjesh ndėrkombėtare, njė shenjė zbutjeje nė marrėdhėniet amerikano- franceze.
Dy udhėheqėsit u takuan dje pranė Uashingtonit, nė Mount Vernon, ku ėshtė shtėpia e presidentit tė parė amerikan George Uashington. Duke folur para gazetarėve pas bisedimeve, udhėheqėsit thanė se kishin rėnė dakord pėr ēėshtje tė tilla si masat pėr tė mos lejuar Iranin tė zhvillojė armė bėrthamore, mbrojtja e tė drejtave tė njeriut nė Birmani, Sudan dhe Kubė. Presidenti Bush e vlerėsoi rolin udhėheqės tė Francės lidhur me Afganistanin dhe Kosovėn. Presidenti Bush e quajti zotin Sarkozy partnerin e tij pėr paqen. Bush shprehu gjithashtu vlerėsimin pėr vullnetin e zotit Sarkozi pėr tė luftuar ata qė presidenti amerikan i cilėsoi ekstremistė dhe radikalė.
Po tė mėrkurėn Presidenti francez Nikola Sarkozi mbajti njė fjalim para Kongresit amerikan qė u prit me ovacione. Ai tha se vendi i tij do tė qėndrojė pėrkrah Uashingtonit nė luftėn kundėr terrorizmit nė Afganistan dhe pėr ēėshtjen bėrthamore tė Iranit. Tė dy udhėheqėsit thonė se Irani zuri njė pjesė tė mirė tė bisedimeve tė tyre nė Mount Vernon. Presidenti Bush e falenderoi homologun francez pėr vendosmėrinė e tij pėr zgjidhjen me rrugė paqėsore tė mosmarrėveshjes bėrthamore. “Ideja qė Irani mund tė ketė nė dorė njė armė bėrthamore ėshtė e rrezikshme. Kėshtuqė tani ka ardhur koha qė tė punojmė sė bashku pėr ta zgjidhur kėtė problem me mjete diplomatike”. Irani thotė se nuk po prodhon armė bėrthamore fshehtas. Qeveria e Teheranit thotė se po pasuron uranium vetėm pėr qėllime paqėsore civile pėr prodhimin e energjisė elektrike.
Ndėrsa Rusia dhe Kina ende nuk po binden pėr sanskione mė tė forta tė Kombeve tė Bashkuara, Franca sė bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninė po bėn thirrje pėr veprime mė tė ashpra tė Kėshillit tė Sigurimit kundėr Iranit. Presidenti Sarkozy thotė se masat mė tė ashpra duhet tė shoqėrohen me atė qė ai e quan dorėn e zgjatur tė dialogut, sepse siē thotė ai Irani nuk e meriton tė jetė i izoluar. “Ėshtė e papranueshme qė Irani tė ketė armė bėrthamore, por Irani ka tė drejtėn qė tė pėrfitojė nga energjia e sė ardhmes, ajo civile bėrthamore. Unė besoj nė efektivitetin e sanksioneve, madje edhe tek nevoja e sanksioneve mė tė ashpra”. Presidenti Sarkozy thotė se dialogu me Teheranin duhet tė qėndrojė i hapur pėr tė shmangur atė qė ai e quan skenarin mė tė keq. Presidenti Bush tha dje nė Mount Vernon se ende ka shpresa pėr njė zgjidhje paqėsore.
“Mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė t’i dėrgojmė sinjale tė qarta qeverisė iraniane se bota e lirė i kupton rreziqet e sigurimit tė armėve bėrthamore nga ana e Iranit. Kėshtuqė do tė punojmė sė bashku qė tė pėrpiqemi tė gjejmė nėse ka njerėz tė arsyeshėm brenda qeverisė iraniane qė janė tė lodhur nga izolimi dhe qė besojnė se ka njė rrugė mė tė mirė pėrpara”. Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad tha dje se vendi u tij ka arritur njė objektiv tė rėndėsishėm bėrthamor duke i bėrė funksionale 3 mijė ēentrifuga. Ekspertėt bėrthamorė thonė se 3 mijė ēentrifuga po tė punojnė nė kushte ideale mund tė pasurojnė njė sasi uraniumi tė mjaftueshme pėr tė prodhuar njė bombė atomike pėr rreth njė vit
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė