Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-05-05, 14:53   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Riorganizimi i Perandorisė

Zyrtarizimi i fesė sė krishterė krijoi njė frymė lehtėsimi pas atyre pėrndjekjeve tė pėrgjakshme. i famshmi “Dekret i sė Dielės” i Konstandinit, nė vitin 321 pas Kr., e sanksionoi ditėn e shenjtė tė krishterė si ditė tė shenjtė zyrtare tė perandorisė dhe u dha tė krishterėve njė status tė pazakontė. Por ndryshimet sociale do tė vinin mė ngadalė. Gjatė shekullit tė katėrt ndeshjet e pėrgjakshme nė amfiteatėr u ndaluan. Menjėherė galeritė e amfiteatrit tė njohur tė Durrėsit ndryshuan funksion; njėra u kthye nė njė kishėz me mozaikė muralė tė stilit bizantin. Gėrmimet arkeologjike tė vitit 1987 zbuluan njė tjetėr galeri tė pėrshtatur pėr adhurimin e krishterė. Nė mure dalloheshin katėr figura njerzore, tė pikturuara mbi suva me bojėra uji. Njėra prej tyre paraqiste njė vajzė me kurorė mbretėrore mbi kokė, tė veshur me njė rrobė tė stolisur. Nė anėn e djathtė tė pikturės sė dėmtuar keqas ndodhet njė mbishkrim nė greqisht, qė lexon: “Shėn…”, kurse emri ėshtė i palexueshėm.(70)

Gjatė shek.IV sistemi skllavopronar nisi tė kalbėzohej, duke sjellė si pasojė rrėnimin e qyteteve. Kjo ishte mė se e vėrtetė pėr qytetet gjatė brigjeve tė Adriatikut, ky ndalim i punės sė skllevėrve ēoi nė rėnien e prodhimit tė mallrave, qė solli si pasojė pakėsimin e shkėmbimeve tregtare. Qytete tė tilla si Apolonia, Antigonea e Zgėrdheshi, afėr Krujės, dalėngadalė u braktisėn. Qytetet e tjera, me njė pozitė mė tė favorshme gjeografike, si Shkodra, Lezha, Durrėsi dhe Antipatrea (Berati) i pėrforcuan fortifikimet e tyre dhe mbetėn qendra tė rėndėsishme. Megjithtė, nė shumė treva ilire u vėrejt njė rritje e dukshme e vendbanimeve fshatare. Arkeologėt njoftojnė pėr njė numėr shumė mė tė madh tė veglave bujqėsore tė gjetura nė nekropolet e kėtyre banimeve rurale. Sistemi skllavopronar i punės kishte ēuar nė mardhėnie tė gjera tregtare, qė tani dukej se kishin ngecur nė vend. Prodhimi i zejeve ishte nė njė shkallė mė tė vogėl dhe kishte pėr synim kryesisht konsumin lokal. Format e artit tradicional romak u zhdukėn dhe, nė vend tė tyre, zuri tė ripėrtrihej arti tradicional lokal ilir, qė pasqyronte zejtarėt, bujqit dhe veēanėrisht figurat dhe kostumet tipike ilire.(71)

Vendosja e fesė sė krishterė shpejt nxori nė pah problem tė reja. Njėmbėdhjet vjet mė vonė Kostandini e dramatizoi largimin e tij nga Roma pagane, duke pėrkushtuar Kostandinopojėn perandorake si njė Romė tė Re. Ai vendosi njė mardhėnie “simfonike” midis Shtetit tė ri dhe Kishės sė Krishterė. Ai njohu autonominė e Kishės, me autoritetin e saj pėrfundimtar mbi ēėshtjet doktrinore, ndėrsa shteti kishte pėr detyrė qė ta mbronte Kishėn dhe tė ruante uniformitetin. Nė mardhėniet me kishėn Kostandini e quante veten si “peshkop i jashtėm” i saj. Nė kėtė mėnyrė ai pėrcaktoi karakterin e veēantė tė Kishės Lindore, tė kryesuar nga Peshkopi i Kostandinopojės. Afrimi i Kishės me oborrin mbretėror solli molepsjen e saj nga grindjet dhe intrigat e oborrit. Kleri zuri tė karakterizohej nga ambicie tė ulta dhe nga servilizmi ndaj njerėzve tė kėsaj bote. Ndėrsa nė Perėndim, Kisha u shqua pėr qėndrueshmėrinė nė karakterin e saj; largėsia nga patronazhi perandorak e mbronte nga rreziqet. Mirėpo perandori i krishterė, i cili me anė tė dekreteve tė tij dhe kėshillit ekumenik ishte pėrpjekur pėr unifikimin e Krishterimit, duke krijuar Romėn e Re i dha shkas njė rivaliteti, i cili do tė ushtronte njė ndikim thellėsisht negativ nė pėrgatitjen e Kishės pėr tė pėrballuar pushtimet e ardhshme myslimane.

I ndodhur midis kėtyre dy gjigandėve rivalė, Iliriku u bė njė mollė sherri. Vasaliteti i tij nė njėrėn anė apo tjetrėn u bė shkak i njė armiqėsie tė gjatė midis Kostandinopojės dhe Romės, si viktima e intrigave tė tyre tė panumėrta. Pjesėrisht fajtore pėr kėtė ishte mardhėnia sinfonike qė krijoi Kostandini midis Kishės dhe Shtetit; ashtu sikurse ishte pa vend edhe ndarja e papėrshtatshme e Ilirikut. Riorganizimi i perandorisė nga ana e tij njihte katėr ndarje tė mėdha, tė quajtura prefektura: atė tė Galisė, tė Italisė, tė Ilirikut dhe tė Lindjes. Mė tej, ato ndaheshin nė trembėdhjetė dioqeza, tė cilat, nga ana e tyre, pėrfshinin 116 provinca. Mirėpo popujt e Ballkanit u ndanė nė mėnyrė krejt tė panatyshme. Provincat e Maqedonisė, Thesalisė, Epirit, Hellasit, Kretės dhe Prevalisė (nga Dalmacia nė jug deri nė Epir) pėrbėnin dioqezėn e Maqedonisė, e cila, sė bashku me dioqezėn verilindore tė Dakisė, formonte prefekturėn e Ilirikut. Provincat veriperėndimore midis Dalmacisė dhe Danubit formonin dioqezėn e Ilirikut nėn prefekturėn e Italisė. Kurse dioqeza ballkano-lindore e Trakės u vu nėn prefekturėn e Lindjes. Sipas kėtij organizimi tė pamatur, njė pjesė e Ilirikut tė vjetėr romak iu bashkangjit Romės, pjesa tjetėr e Kosdandinopojės, kurse trevat nė mes tė tyre mbetėn “pre e grabitqarėve”. Si pėr ta thelluar mė shumė fatkeqėsinė, mardhėnia simfonike (e Kostandinit) midis Kishės dhe Shtetit pėrcaktoi organizimin kishtar nė bazė tė organizimit politik. Pėr rrjedhojė, lėkundjet politike do tė pasqyroheshin nė organet kishtare. Dhe tė tilla do tė kishte me bollėk nga tė dyja anėt. Udhėheqėsit fetarė nė qendrat e mėdha zotėronin autoritet kishtar mbi udhėheqėsit fetarė krahinorė, njėsoj si autoritetet qytetare mbi zyrtarėt krahinorė. Peshkopėt e Kostandinopojės, Romės, Antiokut, Jerusalemit dhe Aleksandrisė haheshin midis tyre pėr supremaci, njėsoj si homologėt e tyre politikė.

Gjatė periudhės me trazira, pas Kostandinit, Theodosi I, i mbiquajtur “i Madh”, u bė perandor i prefekturės sė Lindjes dhe mori vete barrėn e vazhdimit tė luftės kundėr gotėve. Pėr arsye gjeografike dhe strategjike dy dioqezat e mėdha, ajo e Maqedonisė dhe e Dakisė, tė cilat pėrbėnin prefekturėn e Ilirikut, iu bashkėngjitėn pėrkohėsisht zotėrimeve tė perandorisė Lindore. Pas vdekjes sė Theodosit, mė 395, perandoria romake u nda pėrgjithmonė e formalisht midis dy bijve tė tij, Honorit dhe Arkadit, tė cilėt sunduan pėrkatėsisht nė Perandorinė Perėndimore dhe nė atė Lindore. Provincat veriore ilire tė Norikut, Panonisė dhe Dalmacisė ishin nė dioqezėn e Ilirikut dhe, si rrjedhojė, pjesė politike e kishtare e Perandorisė Perėndimore. Nga ana tjetėr, provincat ilire qė pėrbėnin dioqezėn e Maqedonisė, u bashkuan pėrfundimisht me Perandorinė Lindore. Por, ēuditėrisht, ndonėse kėto provinca u vunė nėn varsinė politike tė Kostandinopojės, nga pikėpamja fetare ato prap mbetėn nėn juridiksionin e Kishės sė Romės! Kjo mospėrputhje fatkeqe midis juridiksionit politik dhe atij fetar nė prefekturėn e Ilirikut u dha rast tė mirė peshkopėve rivalė qė tė shprehnin rivalitetin e tyre nė rritje dhe tė vinin nė provė forcat. Kjo datė shėnon kalimin nga historia e vjetėr nė atė mesjetare. Del fare qartė se kjo ndarje e vjetėr fetare u bė pengesė pėr popullin shqiptar nė pėrpjekjet e tij pėr tė pėrballuar dyndjet osmane dhe pėr t’i mbijetuar pushtimit osman. Veē kėsaj, mė vonė, njė ndarje e tillė fetare do t’i pajiste marksistėt me ideologjinė e tyre pėr nxjerrjen jashtė ligji tė fesė dhe zėvendėsimin e saj me shqiptarizimin si alternativė unifikuese.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė