Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-07, 10:46   #7
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E drejta publike nderkombetare

= QEVERIA =


Person ose trup i perbere nga me shume individe te cilet ne baze te kushtetutes e perfaqesojne shtetet ne marredheniet me shtetet e tjera.
Nese nje shtet i jashtem refuzon te njohe kryetarin e nje shteti ose nderrimin e formes se qeverisjes se nje shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirepo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose heshtazi, nuk jane te mundshme marredheniet zyrtare mes tyre.

A K T J U R I D I K

Konfirmohet se nje person ose trup i perbere nga me shume persona eshte ne te vertete qeveri e nje shteti.


A K T P O L I T I K


I njohjes, eshte shprehje e vullnetit per te hyre ne marredhenie me ate qeveri.
Njohja behet: - shprehimisht
- heshtazi
Mund te jete: - De jure
- De facto

Commonwealth

Eshte bashkesi= Sui generic
Bashkesi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila pergjegjese per politiken e vet qe konsultohen edhe bashkepunojne ne interes te pergjithshem te popujve te tyre ne perparimin e mirekuptimit nderkombetar dhe paqes ne bote.
Veprimtaria e Komonvelthit mbeshtetet ne:
- konsultimet
- diskutimet dhe
- bashkepunimin.

Format e varesise
Varesia nenkupton doemos marredheniet mes shtetit superior dhe atij inferior.
1. Vazaliteti
2. Protektorati
3. Mandatet (gati jane zhdukur) etj.

Shtetet neutrale
Jane ato shtete te cilat marrin per detyre me marreveshje te posacme te mbeten neutrale ne cfaredo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera.
Shteti neutral:
- Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij.
- Shteti ka te drejte te ndermarre te gjitha masat per mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme.
- Pervec se nuk mund te hyje ne marredhenie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnje kufizim tjeter.

Selia e Shenjte
(shteti i qytetit te Vatikanit)
Me marreveshje Italia pranon sovranitetin e Selise se Shenjte, pronesine e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selise se Shenjte mbi Vatikan dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selise se Shenjte. Me marreveshje parashikohet paprekshmeria e Papes, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr persiper t’i dorezoje kriminelet qe jane strehuar aty.
V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem.
Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektare, 500-1000 banore. Sherbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marredhenie me afro 70 shtete.

Pergjegjesia nderkombetare e shteteve
Shteti duke qene nje institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashte kufijve, eshte i detyruar te rrespektoje rendin juridik nderkombetar. Pergjegjesia nderkombetare eshte nje institucion juridik kun e baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet nje akt te cilin e drejta nderkombetare e konsideron si te paligjshem, duhet t’ia jape demshperblimin shtetit te cilit i ka bere dem me ate akt. Pergjegjesia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtes nderkombetare.

Elementet e pergjegjesise se shteteve
Pergjegjesia nderkombetare eshte cdohere raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pesuar dem kerkon satisfaksion (kenaqje).
Per ekzistimin e pergjegjesise ndekombetare duhet te plotesohen keto kushte:
- te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet cfaredo detyre e percaktuar me normat e se drejtes ndekombetare.
- veprimi i paligjshem duhet tem und t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subject nderkombetar.
- per ekzistimin e pergjegjesise duhet te jete shkaktuar demi.
- duhet te jene shfrytezuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshem per te fituar kenaqje (satisfaksion).

Pergjegjesia e drejteperdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejten nderkombetare organet shteterore per te cilat shteti mban pergjegjesi, ose perfaqesuesit shteteror.
Pergjegjesia e terthorte, kur nje shtet merr pergjegjesine per cenimin apo shkeljen e se drejtes nderkombetare nga shtetet tjera.

Pergjegjesia e shtetit per organet ligjdhenese
Ekziston nese nje shtet:
1. nxjerre ndonje ligj i cili eshte ne kundershtim me detyrimet e tij nderkombetare.
2. leshon te nxjerre ligjin, i cili eshte i nevojshem per t’i plotesuar detyrimet nderkombetare ose nuk derogon nje ligj qe eshte ne kundershtim me detyrimet ndekombetare.

Pergjegjesia e shtetit per aktet e organeve admin.
Shteti ka pergjegjesi per punen e organeve admin te cilat sipas rendit te brendshem juridik kane cilesine e organit shteteror qe ushtrojne funksione publike dhe veprojne per llogari te shtetit, pavaresisht a jane keto locale, provinciale, regjionale, federale etj.

Pergjegjesia e shtetit per punen e organeve gjyqesore
Pergjegjesia e tille ekziston pqs gjyqet e nje vendi e kane cenuar te drejten nderkombetare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtes se brendshme.

Bazat e pergjegjesise nderkombetare
Per te ekzistuar pergjegjesia nderkombetare, pervec kushteve tjera ekzistuese eshte edhe nje kusht plotesues-vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi.
1. Teoria subjective – e fajit (Groci)
2. Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)

Pasojat e pergjegjesise
Si rezultat i veprimit te paligjshem (i shkeljes se detyrimit0, lind nje raport mes shtetit qe eshte fajtor per ate akt dhe shtetit ndaj te cilit s’eshte plotesuar detyrimi, nga e cila gje del se pala fajtore duhet te jap shperblimin.

Territori shteteror
Pjeset (elementet) e territorit shteteror
Territori shteteror eshte hapesira qe gjendet nen sovranitetin e nje shteti. Eshte element qenesor per ekzistimin e shtetit. Territorin shteteror e perbejne siperfaqja tokesore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen kete siperfaqe dhe ajri mbi te.
Territorin shteteror e perbejne siperfaqja tokesore brenda kufijve shteteror, toka nen te dhe toka nen ujera te brendshme dhe territoriale.
Territori ujor perbehet nga ujerat qe ndodhen brenda territorit shteteror (ujerat kombetare) dhe ujerat e nje brezi detar (ujerat territoriale) per ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombetare hyjne: ujerat e lumenjeve kombetar, liqenet, kanalet, portet detare, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka, uji dhe ajri perbejne pjeset e verteta (reale) te nje shteti.

Nocioni dhe natyra juridike e territorit shteteror
Me territory shteteror nenkuptohet hapesira mbi te cilen nje shtet e ushtron sovranitetin territorial. Territori shteteror eshte nje element qenesor pa te cilin shteti s’mund te ekzistoje dhe eshte i percaktuar sakte me kufijte shteteror. Ushtrimi i pushtetit mbi nje territor njihet si supremacion territorial.

Kufijte shteteror
Ndarja e territorit kalon neper tri faza:
1. Pergatitja
2. Ndarja
3. Shenimi i kufijve

Mundesite e percaktimit te kufijve ne lumenje jane:
1. Bregu i majte
2. Bregu i djathte
3. Mesi i lumit
4. Thalveg, ose vija e thellesise me te madhe.

Kufijte ndahen ne:
- natyrore… shkojne pergjate ujerave, bjeshkeve ose vargmaleve, pyjeve etj. (kufij te preferuar)
- artificiale… s’kane mbeshtetje ne relief (shenohen me shtylla, gure, mure etj) dhe
- astronomik… shkojne paraleleve ose meridianeve.

Ndryshimet territoriale
Ndalimi i marrjes se territorit shteteror
Ndryshimet e territoreve me se shpeshti jane sendertuar me perdorimin e forces (me pushtim ose nenshtrim). Qe nga fillimi i shekullit XX, e drejta mbeshtetet ne parimin e rrespektimit te integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonje territor me perdorimin e forces.


Menyrat e lejuara te marrjes se territorit shteteror
Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtes nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinere (burimore) dhe derivative (te prejardhura).
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė