Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-06, 20:58   #2
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Sigmund Freud

(Vasil Qesari)
(Nė 150 vjetorin e lindjes)

Hipnoza dhe Transferimi

Nė Paris, nė spitalin Salpetričre, ku ai studioi mė 1885 dhe 1886, pikėrisht nė pavijonin e profesorit Jean Martin Charcot, Freud zbuloi fenomenin e hipnozės. Hipnozės, se cilės ai nuk do t’i kushtonte shumė kohė e do ta braktiste shpejt, por qė megjithatė e beri tė mendonte thellė pėr shume mistere tė shpirtit njerėzor... Njė ditė, nė Vienė, teksa qe duke vizituar, njė prej pacienteve ju hodh nė qafė. I ēorientuar fillimisht nga ajo mėnyrė e papritur shprehje afeksioni Freud, mė pas, arriti nė konkluzionin se ato gjeste kishin, gjithsesi, njė lidhje apo shpjegim terapeutik. Ndodhi kėshtu qe ai zbuloi metodėn e “transferimit”. Sipas saj, mjeku terapist ishte njeri i dashur apo i urryer - sepse pacienti transferonte tek ai - dėshirat qė pat pėrjetuar nė fėmijėri kundrejt nėnės apo atit tė vet. Nė bazė tė atij arsyetimi, Freud arriti tė shihte nė mėnyrė simbolike, defektet e pėrjetuara gjatė fėmijėrisė si dhe tė rrėmojė nė kujtimet e asaj periudhe. Sipas Freud, pa bėrė atė lloj kėrkimi, s’kish asnjė rrugė shėrimi. Pra, asnjė lloj analize s’mund tė arrihej me sukses, pa ndihmėn e “transferimit”...

Kompleksi i Edipit

Nė korrik tė vitit 1897, pak kohė pas vdekjes tė atit, Freud vendosi tė “vetėanalizohet” duke deshifruar ėndrrat e veta. "Ėndrra ėshtė rruga mbretėrore drejt inkonshiences (pavetėdijes)” shkroi ai nė “Interpretimin e ėndrrave”, mė 1900. Nė atė kohe, ai besonte se neurozat janė pasojė e abuzimit seksual tė kryer nga prindėr perversė. Ndėrkohė, duke punuar me atė metodė zbulimi, ai zbuloi qė inkoshienca ėshtė e populluar nga fantazma incesti e vrasėse, tė cilat e kanė origjinėn qysh nė fėmijėri. Ato skenarė imagjinare janė shpesh po aq traumatizues sa edhe veprimet e tyre reale. Nė fakt, pėrjetimi i atyre akteve seksuale, provokojnė nė vetvete tronditje tė tmerrshme pėr krijesat e reja njerėzore. Nė njė fazė tė caktuar tė zhvillimit tonė – aty rreth moshės 3 dhe 5 vjeē – ashtu si Edipė tė vegjėl, ne dėshirojmė prindėrit tanė tė seksit tė kundėrt dhe ėndėrrojmė tė eliminojmė prindin rival. E kėto fantazma na shoqėrojnė gjatė gjithė jetės e s’na ndahen kurrė. Ato pėrcaktojnė jetėn tonė prej tė rrituri, duke na shndėrruar nė fajtorė imagjinarė eternelė. Po ashtu, “vetėanaliza” e ēoi Freud nė zbulimin e faktit qė ėndrrat e simptomat psikike flasin me tė njėjtėn gjuhė tė koduar: ato fshehin nė vetvete dėshirat pėr te cilat ne preferojmė tė heshtim. Duke ėndėrruar, ne i jetojmė ato, nė mėnyrė tė tėrthortė. Dhe pėr pasojė, vuajmė neuroza pėr tė cilat jemi dėnuar pėr vete faktin se jemi ne vetė, autorėt e tyre.

Divani...

Nė fillimet e praktikės sė tij kuruese, Freud mendonte se shpjegimi ndaj pacientit i kuptimit tė fshehur tė simptomave tė tij, mjaftonin qė ai tė shėrohej. Por, kjo do tė ishte diēka mjaft e lehtė! Nė fakt, shėrimi s'arrihej nėse pacienti s’do tė arrinte te kuptonte vetė origjinėn e vuajtjeve tė tij. Pėr kėtė arsye, gjate seancave, ai duhej tė fliste, tė hapej. Ai duhej tė tregonte gjithēka qė kish nė kokė, pa i pėrzgjedhur mendimet dhe imazhet qė i pėrzienin shpirtin. Ky ėshtė dhe rregulli themelor i psikanalizės - njė rregull i paprekshėm qė Freud do ta quante "association libre" (lidhje e lirė). Nė mėnyrė qė pacienti tė “lidhej” sa mė mirė, ai shtrihej nė njė divan. Ky pozicion, i cili pėrngjan me atė tė gjumit, favorizonte shprehjen e imagjinatės e tė rrėfimit tė saj. Pėr Freud, divani ishte pjesė e njė rituali, njė ceremoni qė simbolizonte situatėn analitike. Por, kjo zgjedhje u pėrgjigjej dhe kėrkesave tepėr personale tė vetė Freud. Ai s’dėshironte qė pacienti ta shihte nė sy e as tė vėrente shprehjet e fytyrės sė tij, tė cilat do tė influenconin nė shprehjen e lirshme tė mendimeve tė tij. Por, megjithatė, Freud, s’besonte se ajo mėnyrė e kryerjes sė asaj analize ishte universale.” Pėr mua, kjo ėshtė e vetmja metodė qė preferoj. Njė mjek, i cili ka njė personalitet tė ndryshėm nga imi, ėshtė i shtrėnguar ndofta tė aplikojė e tė adoptojė njė mėnyrė tjetėr sjellje ndaj pacientit tė tij” – shpjegonte ai mė 1912.

Vizitat dhe kurat

Freud bėnte vizita pesė ditė nė javė dhe seancat vazhdonin 55 minuta. Pėrsa i pėrket pagesės, ai s’bėnte kurrė pazar: ēdo seance e lėnė pėrgjysmė, paguhej e plotė. Ai shpresonte se kėshtu, sakrifica financiare do tė qe njė motiv mė tepėr pėr njė progres mė tė shpejtė tė analizės. Pacientet e kamur paguanin mė tepėr. Ishte nė saje tė tyre qė Freud mund tė kuronte ata qė ishin tė varfėr. Sipas tij ēdo mjek e kish pėr detyrė tė trajtonte njė numėr tė caktuar pacientėsh gratis. Njė tjetėr kėrkesė pėr pacientet ishte qė gjatė kurave, ata tė mos kryenin marrėdhėnie seksuale. Kjo jo pėr arsye morale, por nė mėnyrė qė atė dėshirė, atė force dinamike, ata ta vendosnin nė shėrbim tė analizės. Nė fillimet e kėtij lloj kurimi, Freud i ndiqte pacientet e tij, nė periudha relativisht tė shkurtra – gjashtė a shtatė muaj. Mė 1908 ai ēmon se njė kurė mund tė vazhdojė nga tetė muaj gjer nė tre vjet. Koha e kurave zgjatet. Me 1932, Freud shpjegonte se “disa pacientė janė aq shumė tė vėshtirė sa qė duhet tė jenė nė mbikqyrjen e analizės psikike gjatė gjithė jetės. Pse kjo zgjatje e tillė trajtimi? Pėr tė operuar sa mė mirė, psikoanalisti ka nevoje pėr efektin e tė papriturės. Sepse, sa mė shumė qė ai njihet me pacientin, aq mė tepėr misteri i tij ndalet e po ashtu, po aq shumė shfaqet rezistenca ndaj trajtimit “– shpjegonte ai. Por, ndėrkohė, duke u pėrballuar me kura tė tilla tė pafund, Freud shtrėngohet tė reflektojė pėr rezultatin e tyre. Ishte kjo arsyeja pse, ai iu sugjeronte nxėnėsve tė vet qė tė evitonin “terapinė” e tepruar – kėmbėnguljen pėr shėrimin e pacienteve me ēdo kusht. Kjo, nga qė ajo mėnyrė veprimi, i nxiste ata nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme qė tė mbroheshin ndaj mjekut, pėr tė ruajtur simptomat tė cilat bėnin pjesė nė vetė qenien e tyre.

Sulmet ndaj Freud

Qysh prej njė shekulli, Freud dhe teoria e tij, ka pasur e ka kundėrshtarė tė rreptė. Nuk kaloi shumė kohė nga zbulimet e tij nė fushėn e psikanalizės dhe nuk ishin tė paktė ata qė e vunė nė dyshim bazėn e teorisė sė tij, vetė ekzistencėn e inkoshiencės nė interpretimin e tij tė ėndrrave. I sulmuar dhe i akuzuar nga shumė drejtime, vallė teoria e tij ėshtė drejt zhdukjes? Suksesi i “Libri i zi i psikanalizės” tregon se koha e ka rritur edhe mė tej frymėn anti–Freud. Por, megjithatė, teoritė e Freud vazhdojnė tė pranohen pėr forcėn e tyre tė mendimit, pėr pistat e nisura e ende tė pazbuluara si edhe shumė praktikave tė tij tė cilave vazhdohet t’u referohet. Edhe nė jetėn e pėrditshme, ai ėshtė i pranishėm e teoria e tij studiohet nėpėr shkolla. Cili vallė, s’ka kėrkuar qė ėndrrave tė tij tu japė njė shpjegim? Kush nuk ka pėrdorur fjalėt “histerik” apo “tabu”? Kush nuk ka dėgjuar dikė tė shpėrthejė me shprehjen: Ti nuk e paske kaluar mirė kompleksin tėnd tė Edipit? I kritikuar, i agresuar, i keqtrajtuar, Freud, megjithatė, mbetet njė fenomen i cili s’del kurrė jashtė “mode”...

__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė