Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-06-05, 05:44   #2
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje gjithashtu, Psikologu i nderuar!


E uron e pergezon vetveten nese uron dikend qe perpiqet te ndrite gjuhen shqipe, duke perhapur forma sa ma te reja per te mesuarit e shkrimit shqip, qe na duhet si buka e uji, kudo qe te jemi e kudo qe te jetojme!

Te shkruash drejte e bukur gjuhen shqipe, do te thote se je brenda kauzes se te folurit te kombit tend, do te thote se nuk je i huaj ne gjiun e popullit tend! Njeriu ben gabime ne te folur e ne te shkruar, por te shkruash bukur e drejte gjuhen, eshte ma veshtire, se sa te flasesh shqip!

Shkrimi i gjuhes duhet te jete pergjegjesi i gjuhes se folur, pa te cilin nuk mund te konsiderohet nje popull si komb, as nuk mund te konsiderohet popull me nje kulture te zhvilluar. Sa ma shume qe t'i afrohet gjuha e shkruar, vet gjuhes se folur te nje populli, aq ma e dashur behet per ate popull edhe ne permasa boterore behet ma e lehte dhe e kapshme per tu mesuar, si gjuhe e rendit te dyte, pas gjuhes amtare. Por nuk do te thote se gjuha duhet patjeter te shkruhet pa gabime. Ti Psikologu psh. edhe shqiptar intelektual edhe ne shkrimin tend te parafundit, tek tema (tregom me kend rri, te tregoj kush je ti), ne ate shkrim i ke hiē ma pak se 49 gabime, qe ti nuk guxon t'i beshe edhe ne nje gjysemfaqeje libri edhe duke i abstrahuar e--te pazeshme, per shkaqe teknike! Qe do te thote, se kemi nevoje te madhe per persosjen e te shkruarit shqip!


Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė