Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-11, 11:25   #33
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim AW: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

KFOR-i largoi tri bllokada nė veri

Me urdhėr tė komandantit tė KFOR-it, Gjeneralit Erhard Bühler, njėsitet e KFOR-it, nė orėt e hershme tė mėngjesit tė 1 gushtit, kanė larguar tri bllokada rruge nė rrugėn kryesore nė mes tė Mitrovicės dhe Zubin Potokut, nė rajonin e Zupēit.
Nė njė komunikatė pėr media, forcat paqeruajtėse nė Kosovė vlerėsojnė se “operacioni u zbatua nė mėnyrė tė shpejtė dhe me sukses. Nuk kishte asnjė rezistencė nė bllokadat e rrugės, njėra prej tė cilave pėrbėhej prej zhavorrit, gurėve dhe rėrės dhe dy tė tjerat prej trungjeve dhe shtyllave”.
“Meqė kishte rrezik nga snajperistėt kriminalė dhe rezistencės sė armatosur nga elementet radikale tė pajisura me pushkė, pistoleta ose eksplozivė, njė forcė e mjaftueshme e kėmbėsorisė sė blinduar ishte nė atė zonė, e gatshme pėr t’iu pėrgjigjur nė mėnyrė tė duhur ēfarėdo sfide qė do tė mund tė kishte ndodhur”, thuhet nė komunikatė.
"Pėr shkak tė veprimeve tė radikalėve, autoritetet lokale tė komunės dhe radikalėt ndalojnė transportimin nė qytet tė furnizimeve me ushqim dhe barėra. Pėr ēdo pasojė (fatkeqėsi) ata do tė mbahen pėrgjegjės”, thuhet nė vazhdim tė kėsaj komunikate, e cila pėrfundon me vlerėsimin se “situata aktuale nė veri tė Kosovės ėshtė e qetė, por e tensionuar” dhe se ushtarėt e KFOR-it janė ende “tė vendosur nė portat kryesore, ku veturat dhe autobusėt lejohen qė tė kalojnė pas kontrollit tė detajuar tė identifikimit tė personave dhe tė sigurisė”.
Stefanoviq insiston nė dialog
Pavarėsisht kėrcėnimeve tė autoriteteve kosovare qė flasin pėr arrestimin e zyrtarėve serbė, shefit tė delegacionit serb nė bisedime me Prishtinėn, Borko Stefanoviq dhe ministrin serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, nė rast tė hyrjes sė tyre nė territorin e Kosovės, kėta tė fundit duket se realizuan vizitėn nė veri tė Kosovės tė paralajmėruar pėr tė hėnėn.
Ministri i punėve tė brendshme, Bajram Rexhepi, i quajti ilegale vizitat e tilla por nuk deshi ta komentojė mė tutje hyrjen e zyrtarėve serbė nė Kosovė.
“Ato janė hyrje ilegale, ato dihen. Ne e kemi thėnė edhe publikisht”, u shpreh Rexhepi.
Hyrja e Stefanoviqit dhe Bogdanoviqit nė veri tė Kosovės erdhi nė kohėn kur, pas incidenteve tė javės sė shkuar nė atė pjesė tė vendit, nga serbėt lokalė mbesin tė bllokuara rrugėt nė disa pika si nė Rudarė, Jarinjė dhe Zubqė.
Tė dielėn, misioni i NATO-s nė Kosovė kishte bėrė tė ditur se ka larguar bllokadėn rrugore nė rrugėn sekondare nė zonėn e Zubin Potokut dhe se situata e sigurisė vazhdon tė jetė e qetė nė veri.
Pas kthimit tė tij nė Serbi, kreu i delegacionit serb nė bisedime me Kosovėn Borko Stefanoviq mohoi qė vizita tė ketė pasur ndonjė qėllim provokues.
“E kuptoj kėtė, kjo ėshtė pėr shkak tė situatės sė tyre tė brendshme. Kjo nuk i kontribuon askujt. Nuk jemi kėtu pėr tė provokuar dikė, po bėjmė njė punė serioze, nė kushte tė vėshtira, ka shumė nervozė, nuk ekzistojnė elemente ekstremiste. Ėshtė mė mirė qė kėtė krizė ta pėrfundojmė nė mėnyrė tė qetė, me kokė tė ftohtė dhe tė nisim dialogun”, tha ai pėr tė theksuar rėndėsinė e rinisjes sa mė parė tė dialogut me autoritetet kosovare.
“Pėrpjekja e Prishtinės qė tė tėrhiqet nga dialogu, pėr shkak se ėshtė e vetėdijshme qė edhe veten, edhe procesin e ka sjellė nė pikėpyetje me veprimet e saj qė nga 25 korriku, mendoj se nuk ėshtė e mirė. Mendoj se tė gjithė duhet t’i ulin tensionet dhe sa mė parė t’i kthehemi tavolinės sė bisedimeve. Ne nuk kemi dilema, ne e dimė se dialogu ėshtė i domosdoshėm”, tha Stefanoviq
http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=130477

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 01-08-11 nė 11:29
  Pėrgjigju Me Kuotė