Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-11, 02:16   #38
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Ėshtė mbajtur sot takim urgjent i Kėshillit tė Sigurisė sė Kosovės

Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės sot mbajti mbledhjen urgjente tė ftuar nga kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi nė cilėsinė e tij tė kryesuesit tė Kėshillit tė Sigurisė sė Kosovės.

Mbledhja e sotme e Kėshillit tė Sigurisė sė Kosovės adresoi situatėn politike dhe tė sigurisė nė vend, duke analizuar nė hollėsi veprimet e fundit legjitime tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr zbatimin e masave tė reciporicitetit kundėr Serbisė nė pikat kufitare veriore dhe vendosjen e sundimit tė rendit dhe ligjit nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės.

Si pėrmbledhje e diskutimeve dhe nė pėrputhje me rrethanat e krijuara, Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės, aprovoi rekomandimet e mėposhtme pėr agjencitė shtetėrore tė sigurisė tė Republikės sė Kosovės:

1. Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės konsideron se veprimet e agjencive shtetėrore tė sigurisė sė Republikės sė Kosovės nė veri tė vendit, pėr sigurimin e zbatimit tė masave reciproke tregtare me Serbinė, si dhe vendosjen e sundimit tė rendit dhe ligjit nė atė pjesė tė territorit tė Kosovės, janė plotėsisht legjitime dhe nė pėrputhje me kushtetutėn dhe ligjet nė fuqi;

2. Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės kėrkon nga tė gjitha agjencitė e sigurisė sė Republikės sė Kosovės qė tė koordinojnė aktivitetet e tyre shumė ngushtė pėr tė siguruar zbatimin e plotė tė rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės;

3. Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės rekomandon qė agjensitė shtetėrore tė sigurisė sė Kosovės, poashtu tė koordinojnė veprimet e tyre me mekanzimat nderkombėtarė, qė janė prezent nė Kosovė dhe qė kanė kompetenca nė fushėn e sundimit tė ligjit. Ky koordinim duhet tė bėhet gjithmonė vetėm nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjet e Kosovės;

4. Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės, kėrkon nga agjencitė shtetėrore tė sigurisė sė Kosovės qė ta mbajnė nė shkallėn mė tė lartė nivelin e gatishmėrisė pėr ēdo nevojė tė ndėrhyrjes me tė gjitha mjetet nė dispozicion nė rast tė cenimit tė sovranitetit shtetėror dhe rendit tė brendshėm kushtetues tė Republikės sė Kosovės;

5. Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės kėrkon nga tė gjitha agjencitė shtetėrore dhe nga ministritė relevante tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, qė tė koordinohen dhe tė ndėrmarrin veprimet e domosdoshme qė t’i dalin nė ndihmė qytetarėve qė jetojnė nė veri tė vendit. Kjo ndihmė, duhet tė jetė e pėrqėndruar nė sigurimin e nevojave pėr ushqim dhe medikamente mjekėsore, me qėllim tė evitimit tė ēfarėdo krize humanitare atje;

6. Agjencitė Shtetėrore tė sigurisė sė Kosovės, duhet tė koordinojnė veprimet e tyre me mekanizmat relevant ndėrkombėtar pėr tė zhbllokuar rrugėt dhe pėr tė siguruar levzijen e lirė pėr qytetarė dhe mallra. Pėrderisa, nuk bėhen plotėsisht tė lira pėr qarkullim rrugėt e bllokuara, duhet tė hapen koridore tė reja qė mundėsojnė furnizimin e qytetarėve mė artikuj elementarė;

7. Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės garanton qytetarėt e Republikės sė Kosovės se do tė kryejė tė gjitha obligimet e veta kushtetuese dhe njėkohėsisht fton qytetarėt qė tė bashkėpunojnė ngushtė dhe tė kenė besim tė plotė nė agjencitė shtetėrore tė sigurisė pėr vendosjen e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės;
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė