Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-11, 02:21   #39
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31




Prishtinė, 1 gusht 2011
Kryeministri Thaēi: Kosova ka Zot shtėpie dhe Serbia kurrė mė nuk do tė pyetet pėr asgjė nė territorin e Republikės sė Kosovės





Fjalimi i kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi nė vizitėn qė i ka bėrė sot Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės
E nderuara presidente Jahjaga,
I nderuar Ministėr Rexhepi,
Tė nderuar pjesėtarė tė njėsive speciale ROSU,


Qė nga dita e parė e mandatit tim nė krye tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, kam pasur pėr prioritet kthimin e ligjshmėrisė, me ēdo kusht dhe me ēdo ēmim nė veriun e vendit tonė dhe shtrirjen e kushtetutshmėrisė nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės.

I bindur se ne nuk kishim rrugė tė tjetėr, kėtė qėllim ua kemi bėrė tė qartė tė gjithė faktorėve vendor dhe ndėrkombėtar, gjithė partnerėve tanė vendor dhe ndėrkombėtar.

Ky qėndrim, me tė cilėn pajtohen tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe politika e saj bėhet edhe mė e fortė kur dihet se ne nuk mund tė toleronim pėrjetėsisht mungesėn e ligjshmėrisė nė veri, aktivitetin kriminal tė strukturave tė sponsorizuara e tė udhėhequra nga Beogradi zyrtar dhe sfidimin e vazhdueshėm tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės.

Dhe edhe sot, kėtu para jush, ua rikonfirmoj se nė asnjė mėnyrė dhe me asnjė ēmim nuk do tė ketė kthim prapa nė rrugėn tonė pėr tė kthyer sundimin e rendit dhe ligjit nė gjithė territorin e Kosovės – ky pėrkushtim do tė vazhdojė.

Sepse kjo ėshtė rruga e jonė e vetme dhe e drejtė, pėr tė mirėn e gjithė qytetarėve tė vendit tonė.

Tė gjithė ne jemi tė obliguar qė tė respektojmė dhe tė zbatojmė Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės, vendimet dhe veprimet tona nuk janė as mė pak e as ma shumė se zbatim i drejtė i obligimeve tona kushtetuese dhe ligjore.

Ju, tė nderuar zyrtarė tė Policisė sė Kosovės, pjesėtarė tė njėsive speciale keni dėshmuar nė vazhdimėsi pėrkushtimin tuaj tė pashoq pėr zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit e tė gjitha llojeve, andaj edhe angazhimi juaj nė operacionet e fundit ishte dėshmi e kėtij pėrkushtimi shtetėror dhe shumė profesional.

Kolegu juaj, Heroi i Kosovės, Enver Zymberi, gjithmonė do tė mbetet shembull i kėtij pėrkushtimi dhe simbol i pėrpjekjes sė shtetit tonė tė ri pėr tė zėnė vendin meritor nė mesin e shteteve dhe popujve tė lirė tė botės demokratike.

Kujtimi i gjithė qytetarėve tė vendit tonė dhe respekti pėr Heroin Enver Zymberi do tė jetė i pėrjetshėm dhe respekti e pėrkushtimi institucional pėr tė dhe pėr tė gjithė policėt e rėnė nė krye tė detyrės, si dhe familjet e tyre, do tė jetė i dinjitetshėm dhe meritor pėr sakrificėn e tyre sublime nė mbrojtje tė shtetit tonė.

Kėtė javė unė do tė kėrkoj ndryshimin dhe plotėsimin e nevojshėm tė legjislacionit aktual, pėr tė mundėsuar njė gjė tė tillė, sepse ua kemi borxh Enverit, familjarėve, fėmijėve tė tij dhe tė gjithė policėve tė rėnė nė krye tė detyrės.

Unė takova sot juve tė gjithėve secilin veē e veē. Takova edhe tė plagosurit Shpėtimin, Astritin dhe Arbenin. Unė dua tė ju them se ky takim ėshtė energji e re pėr vendimet e tjera tė shtetit tė Kosovės dhe plagėt edhe tė Shpėtimit, edhe tė Astritit edhe tė Arbenit do tė jenė plagė fuqie pėr gjithė shtetin e Kosovės, pėr thyerjen e ligjshmėrisė dhe kushtetutshmėrisė nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės.

Unė sot nė sytė e tuaja, nė shpirtin tuaj pashė vendosmėrinė pėr tė ecur pėrpara dhe ritheksojė nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, kthim prapa nuk do tė ketė. Do tė lėvizim pėrpara dhe ēdo cep tė Republikės sė Kosovės do ta kontrollon shteti i Kosovės, institucionet legjitime tė saj. Prandaj me ju sot krenohet gjithė Kosova, krenohet shteti i Kosovės, krenohen partnerėt tanė ndėrkombėtar.

Ju e keni bashkuar Kosovėn si kurrė ndonjė herė pėrpara, keni bashkuar politikėn dhe qytetarėt. Ju e keni bėrė njė Kosovėn.

Vendimet dhe veprimet e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės nė veri tė vendit, mė saktėsisht nė pikat kufitare 1 dhe 31, pėr tė siguruar zbatimin e masave reciproke dhe vendosjen e sundimit tė ligjit, kanė qenė dhe janė veprime legjitime, legale dhe tė drejta.

Tė nderuar pjesėtar tė Policisė sė Kosovės, njėsi elite, e nderuara presidente, ministėr i brendshėm, z. Maxhuni, tė dashur qytetarė tė Republikės sė Kosovės, Qė nga 25 korriku, pas 12 vitesh Kosova ka hapur njė kapitull tė ri, Kosova ėshtė ndryshe, qė bazohet nė respektim tė ligjit dhe tė sovranitetit tė plotė shtetėror nė gjithė territorin e vendit. Dhe kthim prapa nuk do tė ketė! Nuk do tė zmbrapsemi. As de jure dhe as de facto nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės. Pėr sigurinė e vendit tonė nuk do tė bėjmė kompromis me askėnd.

Ėshtė ndalur kontrabanda nė pikėn 1 dhe 31 qind pėr qind. Do tė kemi ballafaqime tjera, me kontrabandistė tjerė, me struktura paramilitare, me struktura paralele dhe njerėz qė shkaktuan dhunėn. E pėr krijimin e dhunės dhe shkaktimin e dhunės, si dhe djegien e pikės kufitare 1, pėr dhunėn nė veri tė Mitrovicės, Prishtina e bėn pėrgjegjės drejtpėrdrejt Beogradin. Diēka e tillė i ėshtė bėrė e njohur edhe tė gjithė faktorėve ndėrkombėtarė. Durimin dhe pėrgjegjshmėrinė tonė shtetėrore e qytetarė nuk do ta mund ta keqpėrdorė mė tutje askush.

Komuniteti ndėrkombėtar, miqtė tanė evropianė dhe amerikanė, gjithmonė e kanė ditur se ne nuk mund tė jemi indiferentė dhe pėrjetėsisht tė tolerojmė qė njė pjesė e territorit tonė tė jetė vrimė e zezė e Kosovės, por edhe e Evropės.

Andaj, edhe ne duke mirėpritur mbėshtetjen e vazhdueshme, duke falėnderuar edhe kėto ditė qė qėndruan me ne, duke falėnderuar KFOR-in pėr qėndrimin e tyre shumė parimor, e theksoj edhe njė herė se mirėpresim mbėshtetjen e secilit pėr veprimet tona tė deritashme dhe ato tė ditėve tė ardhshme, sepse qytetarėt dhe institucionet e Republikės sė Kosovės nuk mund tė bėjnė kompromis me zbatimin e Kushtetutės dhe ligjeve demokratike tė vendit tonė.

Po ashtu, mesazhi ynė pėr shtetin serb ėshtė shumė i qartė: Ata duhet tė ndryshojnė mentalitetin dhe qasjen e tyre tė sė kaluarės ndaj Kosovės, sepse Kosova ka Zot shtėpie dhe Serbia kurrė mė nuk do tė pyetet pėr asgjė nė territorin e Republikės sė Kosovės.

Ju, tė nderuar pjesėtarė tė forcave speciale tė Policisė sė Kosovės,

Do ta keni mbėshtetjen e plotė tė Qeverisė dhe tė institucioneve tė vendit nė vendimet dhe veprimet qė do tė mund tė pasojnė edhe nė ditėt e ardhshme, pėr tė vazhduar punėn dhe misionin tuaj fisnik pėr mbrojtjen e rendit dhe ligjit.

Rruga jonė ėshtė rruga e vetme e drejtė - pėr Kosovėn nuk do tė ketė mė kurrė kthim prapa, por vetėm ecje pėrpara drejt konsolidimit tė plotė shtetėror dhe drejt integrimeve euro-atlantike.

Tė nderuar pjesėtarė tė njėsive elite tė Policisė sė Kosovės,

Ju duhet tė jeni krenarė, sepse jeni elita e Policisė sė shtetit tonė, ndėrsa unė dhe qytetarėt e Kosovės, tė gjitha institucionet e Kosovės jemi krenarė qė kemi njėsi tė tilla elite sikur ju, qė mbrojnė me vendosmėri themelet e shtetit tonė demokratik.

Tė nderuar pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės,

Edhe njėherė e ritheksoj: nga 25 korriku e tutje ju jeni edhe mė tepėr se polici e Kosovės, ju jeni nderi dhe krenaria e shtetit tė Kosovės, ju e keni respektin e tė gjithėve, ju do ta keni pėrkrahjen e gjithė shtetit tė Kosovės dhe partnerėve tanė pėr vėnien e ligjshmėrisė nė ēdo cep tė territorit tė Republikės sė Kosovės.

Ju faleminderit shumė!


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Llapi : 02-08-11 nė 02:25
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė