Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-08-11, 18:17   #41
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Kryeministri Thaēi: Kriminelėt nuk mund tė fshihen nė asnjė skutė

Nėn drejtimin e kryeministri Hashim Thaēi, Qeveria e Republikės sė Kosovės ka zhvilluar mbledhjen e saj tė 29-tė, nė tė cilėn ka miratuar pesė projektligje dhe katėr vendime nga fusha e veprimit tė saj ligjor dhe kushtetues.
Kryeministri Hashim Thaēi ka njohur kabinetin qeveritar pėr zhvillimet e fundit nė angazhimet pėr tė vėnė sundimin ligjit dhe rendit nė tėrė territorin e Kosovės. Thaēi ka theksuar se tashmė Kosova dhe bashkėsia ndėrkombėtare kanė qėndrime unike pėr veriun e vendit, qė do tė thotė se nuk do tė ketė kthim nė gjendjen e para 25 korrikut. Kjo ėshtė konfirmuar edhe nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, ka thėnė kryeministri Thaēi.
“Ajo gjendje ėshtė e pakthyeshme dhe definitivisht do tė kemi respektim tė plotė tė kushtetutshmėrisė dhe ligjshmėrisė, me ndėrprerje tė plotė tė kontrabandės. Ky ėshtė njė qėndrim shumė i avancuar, njė qėndrim qė kėrkon natyrisht vazhdimin e angazhimeve tona tė mėtutjeshme, nė pėrputhshmėri me Kushtetutėn e Kosovės, ligjet e Kosovės”, u shpreh kryeministri Thaēi dhe shtoi se “kemi edhe konfirmimin edhe zyrtar nga deklarimet dhe qėndrimet e shefit tė EULEX-it se EULEX do tė respektojė Kushtetutėn dhe ligjet e Kosovės dhe do tė veprojė nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės”.
“Vendimi pėr tė futur nė kontroll vendkalimet kufitare nė veri tė vendit ka qenė i vonuar dhe tė gjithė zyrtarėt ndėrkombėtarė janė tė befasuar se pse nuk ėshtė vepruar tash e 12 vjet nga ana e institucioneve tė Kosovės. Pra, veprimi ka qenė i vonuar, por shumė i drejtė”, ėshtė shprehur nė mbledhjen e sotme tė qeverisė, Kryeministri Thaēi
Kryeministri Thaēi para anėtarėve tė kabinetit qeveritar gjithashtu theksoi se edhe Beogradi ka qenė i informuar se Prishtina do tė marrė vendim pėr vėnien e ligjshmėrisė dhe kushtetutshmėrisė nė tėrė territorin e Kosovės.
“Beogradi e din se Kosova ėshtė vend sovran, ėshtė vend i pavarur. Kėshtu qė vendimet tona kanė qenė kushtetuese, ligjore, tė drejta dhe janė tė pakthyeshme. Tash kėrkohet vetėm implementimi i gjendjes sė plotė kushtetuese dhe ligjore. Kur theksoj Beogradi ka qenė i informuar pėr vendimin e Qeverisė sė Kosovės, e theksoj se tė gjithė e kanė ditur se Qeveria e Republikės sė Kosovės nuk do tė tolerojė mė tutje kontrabandėn, krimin, grupet paramilitare, MUP-in serb, nė atė pjesė tė Republikės sė Kosovės” , tha kryeministri Thaēi.
“Pėr fat tė keq zyrtarėt serbė ende po futen nė mėnyrė klandestine, dhe janė tė vetmit nė Evropė qė lėvizin nė mėnyrė tė tillė. Shteti i Kosovės vazhdon kėmbėngulėsish dhe me argumente tė mbajė pėrgjegjės direkt kėta zyrtarė tė Beogradit pėr tensionin dhe dhunėn nė veri. Ata janė tė lidhur ngushtė me kontrabandistėt nė veri, ata janė duke i inspiruar bllokuesit e rrugėve, dhe qėndrojnė shpeshherė nė mesin dhe nė ballė tė kėtyre barrikaduesve. Ata shihen tė shoqėruar dhe tė mbrojtur nga njerėz paramilitarė tė armatosur. Prandaj shteti i Kosovės kėta zyrtarė i vlerėson si cenues tė tė drejtave tė njeriut. Ata po mashtrojnė, po paguajnė gra e fėmijė pėr tė qėndruar nė barrikada”, tha Thaēi.
“Qeveria e Republikės sė Kosovės, e ritheksojmė edhe njėherė, ėshtė nė ballafaqim me shkelėsit e ligjit dhe njė asnjė rrethanė me popullatėn civile. Ne garantojmė siguri, mbrojtje, integrim tė plotė pėr tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės. Ne e kemi ditur dhe e kemi ngritur zėrin se vazhdimisht prapa veprimeve tė kundėrligjshme, kontrabanduesve, paramilitarėve, qėndron Qeveria e Beogradit, me ēka kėsaj radhe definitivisht u vėrtetua”, potencoi kryeministri Thaēi.
Nė pėrfundim tė fjalės sė tij para anėtarėve tė kabinetit qeveritar, kryeministri Thaēi siguroi tė gjithė qytetarėt e vendit se: “Punėt do tė vazhdojnė kundėr shkelėsve tė ligjit, paramilitarėve. Nuk do tė mund tė fshihen nė asnjė skutė. Do tė ballafaqohen me ligjin. Nė asnjė rrethanė nuk do tė ketė lehtėsira pėr shkelėsit e ligjit. Pėr shkelėsit e ligjit nuk do tė ketė amnisti, por do tė ketė drejtėsi tė plotė prej institucioneve tė Republikės sė Kosovės”.
Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar njė informatė pėr rrjedhėn e zbatimit tė masave tė reciprocitetit tregtar me Serbinė, nė tė cilėn ka thėnė se zbatimi i kėtyre masave ėshtė duke u bėrė me sukses.
Ministrja Kusari-Lila ka thėnė se edhe furnizimi i qytetarėve nė veri tė Kosovės me mallrat e konsumit ditorė ėshtė normalizuar, ndėrsa ka theksuar se kėrkesat e kompanive nga Lugina e Preshevės qė tė lirohen nga kėto masa, nuk ėshtė pranuar pėr shkak se vendimi i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės nuk ka motiv politik e as etnik.
“Qė nga aplikimi i masave tė reciprocitetit, konsumi i mallrave vendore ka shėnuar rritje pėr 10 pėr qind” ka thėnė ministrja Kusari-Lila.
Nė funksion tė mbarėvajtjes sė realizimit tė projekteve rrugore nė Kosovė, Qeveria ka miratuar vendimet pėr shpronėsimet e pronave nė brezat rrugorė tė trasesė sė autostradės Vėrmicė-Merdar, Fushė Kosovė-Arllat dhe Prishtinė-Mitrovicė.
Qeveria ka miratuar edhe Vendimin pėr kufijtė ndarės mes KEK-ut dhe KOSTT.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė