Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-08-11, 22:37   #43
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Arrihet marrėveshja pėr heqjen e bllokadave

(I plotėsuar) - Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq dhe ministri pėr Kosovėn pranė Qeverisė sė Serbisė Goran Bogdanoviq gjatė njė takimi
Pak kohė pas publikimit tė marrėveshjes ndėrmjet KFOR-it dhe pėrfaqėsuesve serbė, Qeveria e Kosovės, e vlerėson tė papranueshme draftmarrėveshjen e prezantuar nė opinion, e arritur nė mes tė gjeneralit tė KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarit serb, Borko Stefanoviq, tė pėrmbledhur nė tri pika.
Pėrmes njė komunikate pėr media Qeveria e Republikės sė Kosovės, thekson se duke respektuar nė plotėni Kushtetutėn dhe ligjet e Kosovės, si shtet sovran dhe i pavarur e autonom nė vendim marrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndėrkombėtar se kjo draftmarrėveshje ėshtė e papranueshme pėr Qeverinė e Republikės sė Kosovės dhe e parealizueshme nė territorin e Republikės sė Kosovės.
“Qeveria e Kosovės do tė respektojė nė pėrpikėri masat e reciprocitetit me Serbinė. Qeveria e Kosovės mirėpret pėrpjekjet e KFOR-it pėr zhbllokimin e rrugėve dhe krijimin e njė ambienti tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, detyra kėto nė pėrputhje me mandatin qė e ka KFOR-i. Pėr Kosovėn nuk do tė ketė kthim prapa nė gjendjen e para 25 korrikut”, thuhet nė komunikatė.
Arrihet marrėveshja pėr heqjen e bllokadave
tė mėrkurėn mbrėma kanė arritur njė marrėveshje, e cila parashikon qė nė pikat kufitare 1 dhe 31 sistemi i tanishėm i kontrollit do tė vazhdojė i pandryshuar deri nė mes tė shtatorit, veturat, kamionėt me peshė deri nė 3.5 tonė dhe kamionėt qė transportojnė ndihma humanitare, pėrfshirė edhe ushqimin, mund tė kalojnė pas kontrollimit
tė identitetit dhe kontrollit pėr armė, si dhe tė largohen bllokadat rrugore dhe rivendosja e lirisė sė qarkullimit.
Sipas marrėveshjes tė arritur nė kampin e KFOR-it, “Nothin Hill” te Leposaviqi, KFOR-i mban komandėn dhe kontrollin nė kalimet kufitare 1 dhe 31 dhe qė afati kohor i sistemit tė tanishėm tė kontrollit nga ana e KFOR-it nė kėto dy pika nėse do tė jetė e nevojshme mund tė vazhdojė edhe pas mesit tė shtatorit.
Pėr bisedimet, komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plotė e tė gjitha institucioneve tė pėrfshira.
Stefanoviq dhe Bogdanoviq do ta koordinojnė marrėveshjen me presidentin e Serbisė Boris Tadiq dhe autoritetet tjera tė
involvuara nga pala serbe. Marrėveshja mund tė implementohet gjatė ditėve nė vijim, thuhet nė komunikatėn e KFOR-it.

http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=130902

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 03-08-11 nė 22:38
  Pėrgjigju Me Kuotė