Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-04-13, 12:10   #3
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dexhalli-Antikrishti

666 - DAMKA E BISHES

Nga Pastor Gary J. Hall

"Ketu eshte urtia. Ai qe ka mend, le te beje llogari numrin e bishes, sepse eshte numer njeriu; dhe numri i tij eshte gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte." (Zbulesa 13:18)
Bibla na meson se Antikrishti nje dite do te kete kontroll te plote ekonomik e fetar te te gjithe botes. Te gjithe njerezit do ta adhurojne ate dhe, me qellim qe ata te kene mundesi te blejne ose te shesin, atyre do t'u vihet nje shenje (damke) mbi doren ose mbi ballin e tyre. Ata qe nuk pranojne ta kene damken, do te ndiqen ose eliminohen (vriten).
Per shkak te te vizatuarit te tij mbi trupat e ca muzikantesh rroku, si dhe te shfaqjes se tij ne filma kulti, numri 666 konsiderohet, pa dyshim, si nje numer prej djalli. Ai gati arrin te fuse tmerr ne zemrat dhe mendjet e disa besimtareve.
Duke menjanuar spekullimet, ne kete artikull ne do te diskutojme faktet qe kane lidhje me "shenjen ose damken e bishes". Eshte e rendesishme te heqim nga mendja ato mithe qe rrethojne kete ceshtje dhe te perqendrohemi konkretisht tek ajo qe thote Bibla. Ky shkrim nuk paraqet ketu nje zbulese te re, por thjesht nje pranim vetem te asaj qe thote Bibla. Kur mundohemi te kuptojme ose interpretojme profecite e Bibles (duke perfshire edhe kete ne fjale), duhet te tregojme shume kujdes e vemendje. Celesi i te shpjeguarit te te gjitha profecive biblike eshte ky: kur nje profeci duket pa pike dyshimi qe ka kuptim simbolik ose figurativ, mos e interpreto ate ashtu sic eshte shkruar, fjale per fjale, por mbaj mend qe, edhe pas simbolizmit mund te jete fshehur nje kuptim konkret, qe mund te interpretohet ashtu sic eshte shkruar. Nese nuk tregojme kujdes te tille, atehere do te biem ne te njejtin kurth sic kane rene shume kulte, madje edhe grupe kristiane. Per shembull, disa besojne se shenja e bishes do te thote ta adhurosh Perendine diten e diele. Ky interpretim eshte budallallek dhe i pabazuar ne Bibel (shiko Zbulesen 16:2). Nese disa pikepamje nuk bazohen ne Bibel, atehere ato jane te gabuara, edhe pse mund te duken te arsyeshme. Kjo ceshtje e shenjes se bishes duhet studiuar me mencurine qe na jep Shpirti i Shenjte i Perendise. Po nuk vepruam keshtu, atehere do arrijme vetem ne spekullime te kota.
Shume njerez do thone kur te lexojne kete shkrim: "Une s'i kuptoj keto gjera". Por, ju lutem lexoni me kujdes vargun e meposhtem:
"...dhe qe askush te mos mund te blinte ose te shiste, po te mos kishte damken ose emrin e bishes ose numrin e emrit te saj." (Zbulesa 13:17)

A i vute re tre gjerat qe permenden ne kete varg?
1.) Nje damke 2.) Nje emer 3.) Nje numer
Keto te treja nuk jane e njejta gje. Kete fakt e verteton perdorimi i lidhezes "ose" ne fjaline e mesiperme. Prandaj numri 666 nuk eshte "damka e bishes". Bibla na tregon se vlera numerike e emrit te bishes do te jete gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte. Shenja qe do te kete Antikrishti do te jete nje damke konkrete, per shembull, nje embleme ose mbishkrim. Ai nuk do te ece lart e poshte me numrin 666 mbi ball. Po e permbledh ate qe dua te them: "Damka" nuk eshte "emri" ose "numri". Keto tre gjera jane te ndara nga njera-tjetra. Prandaj "damka e bishes" nuk eshte 666.
"Numri" eshte dhene ne kete varg, sepse "Emri" i Antikrishtit nuk eshte shkruar ne asnje vend ne Bibel. Askush nuk do ta dije kush do te jete Antikrishti para se ai te shfaqet. Per kete arsye, mund te themi me bindje se askush nuk do ta kete "damken e bishes" para se bisha te hyje ne skenen boterore. Ne nuk e dime "emrin" e tij, sepse akoma s'e dime si ta llogaritim "numrin" e tij.
Eshte pikerisht ky "numer", i cili i ka intriguar besimtaret prej shekujsh. Fatkeqesisht, perpjekjet e tyre kane dhene rezultate te cuditshme dhe te habitshme. Shume kode numerike jane krijuar per te llogaritur "emrin" e Antikrishtit. Njerez te tille si: Perandori romak, Nero, shume papa katolike, Luteri, Kalvini, Napoleoni, Hitleri, madje edhe Henri Kisinxher, jane identifikuar si "bisha" e kesaj profecie, por te gjitha keto supozime kane dale te gabuara. Besimtare te tjere kane thene se, po te perdoret nje kod special, fjala "kompjuter" llogaritet si 666. E verteta qendron keshtu: shume emra jane manipuluar ne te kaluaren, me qellim qe te gjendej nje person si Antikrishti. Njerezit kane perdorur anglishten, si gjuhe me te cilen te llogarisin numrin 666. Por, kur kjo gjuhe s'ka dhene rezultat, atehere ata kane perdorur gjuhe te tjera. Madje, ata kane arritur deri aty sa te shtojne edhe germa te tjera per te llogaritur numrin. Perpjekte te tilla jane qesharake dhe te pabazuara ne Bibel.
Pershkrimi qe i ben profeti Daniel mbretit Nebukadnetsar eshte perdorur gjithashtu per te ilustruar numrin 666 ne kete menyre: Statuja e mbretit ish e larte 60 kubite, e gjere 6 kubite, dhe numri i veglave muzikore te perdorura per te adhuruar mbretin ne ceremoni ish po aq, 6 (Lexo Danieli 3, vargjet 1 dhe 7). Pra, 600+60+6=666. Por ketu qendron gabimi. C'lloj aritmetike eshte kjo? Edhe une qe s'jam shume i mire me numrat, e llogaris kete shume si 72, jo 666!
Si nje ish-katolik, une besoj se feja e Romes eshte anti-kristiane dhe se papet e saj jane antikrishta. Gjithashtu besoj se ka shume mundesi qe Antikrishti ose profeti i tij i rreme do te jete nje pape, por nuk jam i mendimit qe perdorimi i gjuhes Latine (dhe vleres numerike te saj) te con ne zbulimin e papeve si antikrishta. Kjo mund t'ju habise juve, por lexoni me poshte.
T'ju bej nje pyetje (dhe kush e gjen, merr noten 10): Ne cilen gjuhe eshte shkruar Testamenti i Ri? Po, e sakte, Testamenti i Ri (duke perfshire edhe Zbulesen 13:18) eshte shkruar ne gjuhen greke. Atehere, pse duhet te perdorim gjuhen angleze ose latine per te llogaritur "emrin" e Antikrishtit? Greqishtja ka vleren e saj numerike dhe meqenese Testamenti i Ri u shkrua ne greqisht, atehere numri 666 duhet te deshifrohet ne greqisht. Mencuria per te llogaritur kete numer duhet te gjendet ne gjuhen greke dhe jo ne gjuhe te tjera. Nese perdorim anglishten ose latinishten per te gjetur kuptimin e "numrit", kjo do te thote qe mund te perdorim cdo lloj gjuhe tjeter per te arritur te njejtin rezultat. Por kjo gje eshte e pamundur; cdo gjuhe ka vleren e saj numerike. Ndaj, a s'eshte me mire t'i bejme llogarite sipas menyres se Perendise?
T'i biem shkurt: Para se "numri" te deshifrohet, "emri" i Antikrishtit duhet te perkthehet ne fillim ne greqisht, po qe se ai eshte nga Roma. Atehere fjala qe del pas perkthimit ne greqisht duhet te kete vleren gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte.

C'ndodhet brenda nje numri?
A eshte numri i bishes gjashte gjashte gjashte apo gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte? Ndonese pergjigja e kesaj pyetjeje eshte mese e qarte, shume e interpretojne 6-6-6 si numrin e antikrishtit. Ata thone se, meqenese "6"-a eshte numri i njeriut, atehere
6-6-6 duhet te perfaqesoje nje trinitet i rreme. Por numri i Antikrishtit nuk eshte tre gjashta, por nje numer i vetem, 666. Po te mos e zberthejme kete numer ne njesi me te vogla (si psh. ne qindeshe e ne dhjeteshe), atehere nuk do arrijme ta kuptojme profecine ashtu sic duhet. Ne qofte se, psh. neser ti shkon ne banke dhe terheq nga libreza jote 111 leke, ne xhep do kesh 111 leke dhe jo 3 leke, sepse ti e di shume mire se 1 leke+1 leke+1 leke nuk bejme 111 leke. Ja pra, keshtu duhet ta llogarisim edhe ne numrin 666. Bejme gabim biblik, po te veprojme ndryshe.
Ndonese numri 6 mund te jete numri i njeriut, kjo nuk do te thote se 666 eshte numri i nje triniteti te rreme, edhe po qe se perdorim metoden e gabuar te permendur me siper. Gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte nuk eshte numri i ndonje "njeriu" apo qofte edhe te "tre njerezve", perkundrazi, "eshte numri i bishes". Kjo do te thote se ky numer i perket vetem nje personi te vecante. Vetem emri i Antikrishtit do ta kete shumen numerike 666.
Damka e bishes, damke e cila do t'u vendoset te gjithe atyre qe do adhurojne Antikrishtin, ka shume te ngjare te jete nje pershtatje e ADN-se tone. Cdo mashkull, femer, femije e i rritur (ne fakt, te gjitha qeniet e gjalla) kane ADN e tyre personale, e cila nuk mund te ndahet me askend tjeter. ADN-ja mund te modifikohet ne menyre te atille qe t'i ngjaje vijave kod te vizatuara ne kutite e ushqimeve qe blejme ne ne dyqan. Nuk eshte e paimagjinueshme idea qe thote se ADN-ja mund te perfaqesohet nga nje seri numrash, qe i perkasin ketyre vijave. Atehere, nje numer i tille serial do te jete krejt individual, d.m.th. cdo individ do kete numrin e tij serial.
Kjo nuk do te thote se ADN-ja e Antikrishtit do ta kete vleren 666; eshte emri i tij qe, po te llogaritet, do te kete vleren 666.

Atehere, kush eshte Bisha?
Po te mos e keni vene re deri tani, kjo pyetje eshte pikerisht thelbi i Zbuleses 13:18. Ne kete artikull, une nuk ju kam dhene juve asnje formule, qe ju ta zgjidhni vete kete ceshtje, sepse une besoj se ne do ta kemi urtesine dhe diturine per t'i kuptuar keto gjera kur te vije koha e duhur. Po, vazhdoni te shikoni me kujdes se c'po ndodh ne bote sot. Nese do perpiqeni ta gjeni se ke perfaqeson numri 666, kini parasysh te perdorni gjuhen greke per kete qellim.
Askush nuk mund te jete plotesisht i sigurte sot qe te thote se kush eshte Bisha. Spekullimet te cojne ne budallallek. Nese besoni se papa Gjon Pavli II eshte Antikrishti, atehere pergatituni te merrni vesh se jeni 100% gabim. "Urtesia" per te llogaritur numrin do t'u jepet atyre (duke perfshire ndoshta edhe ne), qe do jetojne ne kohen e shfaqjes se bishes. Atehere, si papritur, gjithcka qe kemi lexuar me pare per bishen, do kete kuptim dhe misterit do i vije fundi. Kur apostulli Gjon shkruan se "Ketu eshte urtia. Ai qe ka mend, le te beje llogari numrin e bishes...", kjo do te thote se jo cdo njeri e ka nje mencuri te tille.

Ne besojme ne ate qe teologet e quajne "zbulese progresive". Kjo do te thote se disa te verteta biblike qe kane lidhje me ngjarjet e diteve te fundit te botes, zbulohen me qarte kur ketyre ngjarjeve iu afron data e ndodhjes. Per shembull, para vitit 1800, shume pak njerez flitnin per "rrembimin e kishes ne qiell". Edhe pse kjo teme ka qene gjithnje e pranishme ne Bibel, shume pak njerez ne ate kohe e kuptonin ose mendonin rreth saj. Me shume drite mbi kete ceshtje eshte hedhur vetem ne fillim te shekullit XX-te. Tani ne e kuptojme ate qe Luteri, Tindeil, Uesli dhe te tjere nuk e kane kuptuar me pare. I njejti arsyetim mund te behet edhe per numrin gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte.

Si perfundim
Bibla thote se kushdo qe e pranon damken, emrin e bishes, apo e adhuron ate, do te jete perjete i mallkuar. Ajo "damke" ndoshta do te jete mbishkrimi i Antikrishtit, por nje gje eshte mese e sigurte: "damka" nuk eshte "emri", vlera e te cilit, po te llogaritet, arrin ne 666. Prandaj, "damka" e bishes nuk eshte 666. Ky numer eshte shuma e "emrit" te tij.
Une nuk besoj se ne duhet te fillojme te kerkojme nje person qe ka 666 te vulosur mbi ballin e tij. Nuk jam i mendimit, gjithashtu, se nje numer i tille do te shkruhet mbi trupat e njerezve. A do ta besonit ju se nje formular i zyres se taksave me numrin 666 te shkruar mbi te, ju eshte derguar juve nga Antikrishti? A do ta hidhnit tej, pa u menduar, nje kartmonedhe 5 mije lekeshe, vetem se diku mbi te eshte shkruar 666.
Sic e thashe edhe me lart, nje interpretim i sakte i Bibles eshte nje pike themelore ne te kuptuarit e saj, e sidomos te profecive ne te. S'eshte nevoja t'i perdredhim fjalet ne Bibel per t'i dhene atyre kuptimin qe duam ne. Perendia na ka folur ne Fjalen e Tij, le ta leme Ate te na flase.
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė