Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-06-11, 09:34   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim BB: Ja ēfarė duhet tė ndreqė arsimi shqiptar

BB: Ja ēfarė duhet tė ndreqė arsimi shqiptar






Banka Botėrore ka publikuar njė raport tė titulluar “Rezultatet e edukimit, drejtimi i shkollave dhe kėrkesa e prindėrve dhe pėrgjegjėsia” ku pasqyrohen tė dhėnat e dala nga vėzhgimi i shkollave tė mesme.
Raporti e mbėshtet kėndvėshtrimin nė tri pika: situatėn dhe gjetjet e studimit, faktorėt qė ndikojnė dhe ajo ēka duhet tė pėrmirėsohet, me njė fokus nė infrastrukturė, burime njerėzore dhe studim demografik dhe psikografikė qė ndikojnė nė ecurinė e nxėnėsve nė mėsime.

Pėrsa i pėrket pėrgjegjėsisė dhe cilėsisė sė mėsimdhėnies, raporti i paraqet shkollat e zonave urbane mė mirė se ato tė zonave rurale, mbėshtetur kjo nė rezultatet e nxėnėsve nė provimet finale tė gjuhės dhe matematikės, megjithėse numri i nxėnėsve qė duhet tė pėrsėrisnin vitin ishte mė i lartė nė zonat urbane.

Raporti theksonte se mungesa e gjėrave elementare dhe infrastruktura e dobėt e shkollave, pothuajse e tė gjithave atyre qė u vėzhguan, ndikon drejtpėrdrejt nė mėnyrėn si paraqitet pėrgatitja e nxėnėsve.

“Nė mesatare, 95% e klasave tė pėrfshira nė vėzhgim nė shkolla tė ndryshme nė vend, nuk ishin nė nivele normale pėr t’u pėrdorur nė kushte tė vėshtira moti, dhe kėto shkolla kishin probleme me kufizimin e dritave rreth 4 ditė nė muaj. Shkollat nė zonat rurale ishin tipike shumė tė vogla, pa telefon fiks, me ndėrprerje tė energjisė elektrike dhe pa njė bibliotekė”, thuhet nė raport.

Pėr sa i pėrket raportit mėsues-nxėnės, numri mė i madh i nxėnėsve pėr mėsues ishte nė zonat urbane, megjithėse nuk mungonin rastet edhe nė zonat rurale.

Raporti thekson se megjithėse mėsuesit e zonave urbane shfaqin njė kualifikim mė tė mirė arsimor , kanė mė shumė eksperiencė dhe paguhen pak mė mirė se mėsuesit e zonave rurale, ata nuk shfaqin ndonjė motivim mė tė madh.

Lidhur me kontrollet e organeve mbikqyrėse, raporti vėren njė ndryshim tė madh tė shpeshtėsisė sė kėtyre kontrolleve, ku shkollat rurale kishin shumė mė pak shanse t’i nėnshtroheshin njė kontrolli tė tillė se ato tė zonave urbane. Pėr t’u theksuar ėshtė edhe fakti se, sipas raportit, nė 20 pėr qind tė shkollave drejtorėt e tyre nuk bėheshin subjekt i ndonjė sanksioni apo vlerėsimi nėse shkolla kishte performancė tė keqe, raportoi e pėrditshmja Panorama.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė