Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-08, 04:49   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Lidhja SHqiptare e Pejės

Nė vitet e fundit tė shek. XIX u shtuan lakmitė e shteteve fqinje ndaj Shqipėrisė dhe ndėrhyrjet e fuqive tė mėdha nė Ballkan. Fillimisht u acarua e ashtuquajtura ēėshtje maqedonase, e cila, pėr nga emėrtimi, dukej se kishte tė bėnte vetėm me Maqedoninė, por nė tė vėrtetė ajo lidhej drejtėpėrsėdrejti edhe me Shqipėrinė dhe tėrėsinė e saj territoriale, mė konkretisht me vilajetet e Manastirit e tė Kosovės, qė shpesh i konsideronin Maqedoni, ndonėse shumica dėrmuese e popullsisė nė to ishte shqiptare. Meqenėse Maqedonia nė atė kohė nuk pėrbėnte njė njėsi administrative - territoriale mė vete, por ishte e ndarė nė vilajete e sanxhaqe tė ndryshme, monarkitė ballkanike (Serbia, Greqia dhe Bullgaria) pėrpiqeshin, secila pėr vete, tė pėrfshinin sa mė shumė toka shqiptare e maqedonase, qė nuk u takonin atyre, duke pėrdorur mjete nga mė tė ndryshmet, qė nga ,,argumentet historike’’ e tė dhėnat e falsifikuara etnike, e deri te bandat e armatosura. Njė qėndrim i tillė jo vetėm qė i kundėrvuri ato me popullin shqiptar e maqedonas, por shkaktoi edhe fėrkime e grindje ndėrmjet vetė kėtyre shteteve. Pėr tė qetėsuar lėvizjen antiosmane tė popullit maqedonas dhe pėr tė shmangur ndėrhyrjet e shteteve tė huaja nė Maqedoni, sulltani shpalli, nė prill 1896, dekretin ,,Mbi reformat nė vilajetet e Rumelisė’’. Kėto ,,reforma’’ do tė zbatoheshin nė vilajetet e Manastirit, tė Kosovės dhe tė Selanikut, tė cilat edhe sulltani i pėrfshinte nėn emėrtimin Maqedoni. Masat e parashikuara nuk e ndryshuan gjendjen, sepse ato nuk plotėsonin kėrkesat e popullit maqedonas. Mirėpo pėrfshirja e vilajeteve tė Manastirit e tė Kosovės nė zonėn e reformave do tė thoshte se ato zyrtarisht njiheshin si toka maqedonase. Nė kėtė mėnyrė po shfaqej pėrsėri rreziku i copėtimit tė trojeve shqiptare.

Kėrkesat pėr autonominė e Shqipėrisė (1896 - 1898)

Rreziku i ri i copėtimit tė trojeve shqiptare i dha njė nxitje tė re luftės sė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe pėr tė drejtat kombėtare. Shqiptarėt kundėrshtuan me vendosmėri si pretendimet territoriale tė shteteve fqinje, ashtu edhe ,,reformat maqedonase’’ tė shpallura nga sulltani. Nė tė vėrtetė ata nuk ishin kundėr reformave nė vetvete dhe as kundėr zbatimit tė tyre pėr popullin maqedonas, por nuk mund tė pranonin nė asnjė mėnyrė pėrfshirjen e tokave shqiptare nė zonėn e reformave maqedonase. Patriotėt rilindas, ashtu si nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit, shtruan pėrsėri programin pėr autonomi dhe filluan pėrpjekjet pėr tė formuar njė lidhje tė re shqiptare, qė tė vihej nė krye tė luftės pėr t’u mbrojtur nga copėtimi dhe pėr tė realizuar autonominė.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante