Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-12, 05:28   #94
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shpat Shiko postimin
NĖNA JONĖ TEREZĖ

Nga ROZI THEOHARI, Boston
Mbasi gjeta adresėn e dentistit, (ai banonte pranė nesh),
u nisa menjėherė duke mbajtur njė shami nė faqe.
Pėrveē ndjenjės sė frikės dhe pasigurisė, mė mundonte
dhe diēka tjetėr: a do tė mundja t’ia shpjegoja me saktėsi nė
anglisht simptomat doktorit…
Por ēdo gjė kaloi pėr mrekulli, sepse infermierja ishte ruse.
- Zgjidh, - mė foli ajo nė gjuhėn e saj. – Njėri doktor ėshtė
amerikan, tjetri, dr.Raxhi, ėshtė indian dhe shumė i
kujdesshėm. Ky emėr mė kujtoi artistin Raxh Kapur dhe serinė
e filmave tė tij tė dėgjuar. Sigurisht, do tė mjekohem tek indiani,
vendosa, do t’i tregoj se si thyheshin dyert e kinemave nė
Shqipėri pėr tė parė filmat indianė… Do t’i tregoj … Por unė
s’i tregova asgjė, sepse njeri mė nursėz se ky doktor s’kisha
parė! Njeri mė serioz e mė tė heshtur s’kishe ku e gjeje.
S’fola. Gjatė mjekimit, kur ai e hoqi maskėn e po mė
shpjegonte diēka, dallova dhėmbėt e tij tė bardhė e tė rregullt,
qė feksnin mė shumė pėr shkak tė lėkurės sė zeshkėt tė fytyrės.
Provova tė hapja bisedė, por zymtėsia e fytyrės sė tij ma preu
hovin. Vetėm kur mbaroi seanca dhe ai po ftonte pacientin
tjetėr, unė i dola para e i thashė papritur:
- Ne kemi tė pėrbashkėt Nėnė Terezėn!
- Pse? – mblodhi vetullat ai.
- Sepse vendlindja e saj ėshtė Albania!
- S’e kam dėgjuar kėtė, - tha ai ftohtė.
- Po, kėmbėngula unė, - Nėna ėshtė jona.
- Nėnė Tereza ėshtė indiane, ėshtė Nėna jonė! – pėrsėriti ai
dhe me njė gjest gati-gati mospėrfillės mė dha tė kuptoja se
biseda jonė kishte marrė fund.

Ika. S’do mend, pak a shumė isha zemėruar me atė njeri.
Pas dy javėsh, nė seancėn tjetėr tė mjekimit, shkova tek dentisti
me njė vandak gazetash “Illyria”, ku kisha zgjedhur artikuj
nė anglisht pėr Nėnė Terezėn.
Mbasi lexoi disa syresh, dr.Raxhi hoqi maskėn e tha:
- E po mirė, ja, paska lindur nė Shqipėri… S’e paskam ditur
kėtė, se kam ikur i vogėl nga India.
- Por duhet ta kishit mėsuar… - thashė unė dhe, pa mbaruar
mirė fjalėn, ai ma mbushi gojėn me pambuk. Tek dentisti ėshtė
vėshtirė tė dialogosh.
- Nėna mund tė kishte lindur diku gjetkė nė botė, s’ka
rėndėsi, - vazhdoi ai me njė ton bindės. – Ajo ėshtė indiane,
ajo ėshtė jona… Kjo ėshtė thelbėsorja!
Pėrgjigja e tij mė indinjoi, por s’kisha mundėsi tė flisja. “O
Zot, pse popujve tė vegjėl ua mbyllin gojėn?” aludova atė ēast.
Ika pėrsėri e zemėruar nga klinika. Mė gėzoi vetėm fakti se
seanca tjetėr pėrsėritej nė vjeshtėn e vonė. Kėshtu, dalėngadalė,
pothuajse e harrova indianin.

Por e kujtova atė disa ditė pas vdekjes sė Nėnė Terezės.
Vendosa t’i telefonoja. Sa shumė e donte dhe me sa pasion
fliste ai pėr Nėnėn! Formova numrin nė telefon dhe i thashė
infermieres emrin tim.
- Doni ndonjė seancė tė re mjekimi? – pyeti ajo.
- Jo …, dua tė flas me doktor Raxhin…
Pas pak dėgjova nė receptor zėrin e tij.
- Ngushėllimet e mia pėr Nėnėn! – i thashė, duke u munduar
qė zėrin ta kisha mė tė qetė.
- Oh, faleminderit, shumė faleminderit! – u pėrgjigj ai me
njė zė tė pakėt e tė dridhshėm. Pastaj, pas njė heshtjeje, sikur u
pėrmend e tha:
- Edhe ju, sigurisht…, pranoni ngushėllimet e mia!
- Ju faleminderit! – i thashė.
Dhembja e vdekjes i bashkon dhe i pajton njerėzit.

Dy muaj mė vonė, nė ditėn e takimit, isha ulur nė dhomė e
pritjes bashkė me pacientėt e tjerė.
“Si do tė shkojė biseda sot”, mendoja. Aty pėr aty, u kujtova
qė kisha botuar njė vjershė nė anglisht pėr Nėnė Terezėn. Ajo
mė duhej sot domosdo. E pushtuar nga krenaria brenda disa
minutave vrapova nė shtėpi, mora gazetėn dhe, tek ecja mbi
dėborėn e ngrirė, pėshpėrisja: “Unė, tė paktėn, njė vjershė e
botova pėr Nėnėn, po ju doktor, ē’keni bėrė? Por, kur hyra
brenda, ngrohtėsia e mjedisit, muzika e ėmbėl dhe vėshtrimi
indiferent i peshqve nga akuariumi sikur ma fshinė pak nga
pak ndjenjėn e mėrisė. M’u duk vetja shumė e vogėl tė filloja
njė debat tė ri. Pėrtej vetratės infermierja po ndiqte luftėn e
ndjenjave nė fytyrėn time. Jo. Nuk do t’ia tregoja vjershėn. E
lashė gazetėn mbi tavolinė dhe u futa nė klinikė.
Pa filluar ende mjekimi, hyri gruaja ruse.
- Ke harruar gazetėn… Mė prekėn vargjet e tua! – tha ajo
nė rusisht.
Doktori, sapo e njohu gazetėn shqiptaro-amerikane, ia mori
nga dora. E lexoi vjershėn. Ajo ishte e shkurtėr, por ai e mbajti
vėshtrimin aty pėr disa minuta:
“Mother Albania—yours and mine homeland
Gives me the right
To read
The hieroglyph of wrinkles
On your face,
Wetted by tears
Of thousands of Albanian mothers…”
Eh,Sa me perkushtim lexova rrefimin e ni Mergimtari."Syt mu mbushen me lote!Shummm prekese/e dhimbshme njekohesisht!

Sikur te gjithe ta duam/ruanim IDENTITETIN ton KOMBTAR SHQIPTAR


Ngjashem me ate qe ka shkrua per rrefimin e Tij DINJITOZ ndaj ni BIE SHQIPTARE si q'ishte NENA E JON E MADHE TEREZ E KUR RESPEKTI DHE KRENARIA I TAKON ASAJ . MU PERMES TE CILES MUND TE NA SHOFIN (vetem me njerin sy)MIQET E SAJNGA KENDI KU JEMI SOT,,dhe kete e them,(nga friga se mos valle kemi humbur moralin ton kombtar)?!Pikerisht,Mu te tek shum ata/o qe kan besua ne, Ne. "E qe nuk jemi ata/o SI BOTA NA SHIFTE DJE!

Si ia bemi?Apo (shtrohet pyetja)?"Se me kend do mbesim/VALLE?!Kjo duket dhe me e FRIKSHME!(se qdo gje tjeter) per Ntardhmen

Njiherit,respekt dhe Ty qe ke sjellur KETU NE DARDANI para nesh RREFIMIN e SI NJE PROZE nga MERGIMTARI SHQIPTAR/ ROZI THEOHARI-BOSTON

Falemnderit
Natyra.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 19-10-12 nė 13:30 Arsyeja: bold
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė