Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-12, 16:04   #4
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Perforcimi apo Krezmimi

Perforcimi apo Krezmimi


Ky sakrament quhet edhe krezmim, pasi i perforcuari lyhet me vaj te erekendshem
dhe te bekuar, qe quhet krezem “krisma"


Sakramenti i pėrforcimit ėshtė themeluar prej vetė Krishtit me tė cilin marrim Shpirtin Shenjt, Ai na e forcon fene dhe na jep fuqi qė fenė tonė ta njohim mė mirė ta jetojmė dhe ta dėshmojmė. Pra, pėrforcimi ėshtė pėrkryerje, plotėsim edhe pėrforcim i pagėzimit. Kėtė e quajmė dhe krezmim, sepse pėrdoret uji qė quhet krezėm "krisma". Kėtė sakrament e ndan Ipeshkvi e me lejen e tij e ndan dhe meshtari. Pėrfocimin mund ta marrė ai qė ėshtė i pagėzuar dhe qė nuk ėshtė i krezmuar, sepse kėto tė dy sakramente nuk pėrsėriten, por e lėnė vulėn e pashlyeshme. Ky sakrament ėshtė sakramenti i pjekurisė. Pėr kėtė sakrament nuk kemi tekste drejtėpėrsėdrejti tė themelimit tė tij, mirpo nė Shkrimet Shenjte bėhet fjalė shumė pėr Shpirtin Shenjt. Vetė Krishti u premton apostujve se do tua dėrgojė Shpirtin e sė vėrtetės dhe me ardhjen e Shpirtit ditėn e Rrėshajve, apostujt i njohin shumė ma mirė ngjarjet, mėsimet qė Krishti ua ka lėnė dhe tė forcuar me Shpirt Shenjt fillojnė predikimin dhe dėshminė e fesė. Me fuqinė e Shpirtit Shenjtė apostujt qenė tė gatshėm tė shkojnė dhe nė vdekje pėr tė dėshmuar fenė e vet. Shpirti Shenjtė qe ai qė i drejtoi nė tė vėrtetė. Shpirti Shenjt tė cilin nė mėnyrė tė posaēme e pranojmė nė sakramentin e pėrforcimit e drejton besimtarin nė rrugė tė drejtė e ė vėrtetė. Ardhja e Shpirtit Shenjtė qė ndodhi ditėn e rrėshajve e themeloi dhe Kishėn e parė dhe e forcoi atė bashkėsi qė ma vonė tė rritet e tė jetojė tė vėrtetėn qė Zoti e jep. Pranimi i Shpirtit Shenjt bėhet me shtrirjen e duarve tė apostujve mbi ato tė cilėt janė tė pagėzuar e tė cilėt kanė besuar. Kjo dhėnie e Shpirtit Shenjt ėshtė e lidhur ngushtė me pagėzim. Me pranimin e Shpirtit Shenjt hyjmė nė plotėsinė e misterit tė Krishtit, nė bashkėsinė e Kishės i pranojmė dhuratat qė na i jep tė cilat janė tė shumta mė tė rėndėsishmet janė shtatė (7): Urtia, dėgjesa, vėshtrimi etj.


Historia e zhvillimit tė pėrforcimit:

Deri sa nė shekujtė e parė pėrforcimi ėshtė nda sėbashku me pagėzimin krejt ajo qė ėshtė thėnė pėr pagėzimin vlen edhe pėr krezmimin. Ma vonė ky ndahet veē e nevojitet pėrgatitje ma e pėrsosur, sepse edhe vetė pėrforcimi ėshtė vetė pėrsosmėria e pagėzimit. Nė shek. e 10 e gjejmė formulen e zgjeruar tė sakramentit tė pėrforcimit ku thotė:[/i] "Tė shėnoj me shenjėn e Kryqit e tė vulosi me krezmin e Shėlbimit nė Emėr tė Atit e Birit e tė Shpirtit Shenjtė". [i]Pra prej kėsaj kemi formulėn konkrete pėr ndarjen e kėtij sakramenti. Kėtė formulė tė sakramentit tė pėrforcimit e pėrcjellin dhe shenjat kryesore qė janė tė domosdoshme pėr ndarjen e kėtij sakramenti.

Shtrirja e duarve, lyerja me vaj, dhe shenja e kryqit. Secila prej kėtyre shenjave e ka domethėnjen e vet e pasaēe, lyerja me vaj e cila prej kėtyre shenjave paraqet tė vėrtetėn e papashme qė jepet me anėn e kėtij sakramenti. Sikurse uji ne pagėzim na simbolizon gjėndjen e tė pagėzuarit me vdekjen e ngjalljen e Krishtit ashtu dhe lyerja me vaj dėshiron tė paraqesė ngjashmėrinė tonė me Krishtin tė Birin e Zotit. Pra me lyerje Shpirti Shenjt zbret mbi ne e na bėn tė zgjedhurit e Zotit, na aftėson tė jemi predikatorė tė fesė e dėshmitarė qė tė arrijmė plotėsinė e pėrsosmėrisė, qė hirin e pagėzimit ta aktivizojmė, ta jetojmė. Vaji qė pėrdoret pėr pėrfocim ėshtė vaj ulliri i pėrzier me ballzam. Pra, vaji i pėrforcimit tregon bukurinė e jetės mbi natyrore sikurse me shqisat tona ndiem kėnaqėsi pėr erė tė mirė ashtu duhet edhe nė jetėn tonė shpirtėrore ta jetojmė ligjin e Zotit e tė bėhemi Erėmirėt e Krishtit.

Shenja e II e kėtij sakramenti ėshtė shtrierja e duarve, kjo ėshtė shenjė e pėrcjelljes sė pushtetit, shenjė pėr pranimin nė bashkėsi, shenjė e cila bashkė me lutjen qė thotė Ipeshgvi e thėrrasim ardhjen e Shpirtit Shenjt. Kėtė shenjė tė shtrirjes sė duarve e takojmė edhe tek disa sakramente tė tjera.


Teologjia e sakramentit tė pėrforcimit:

Si burim themelor i kėtij sakramenti ėshtė ardhja e Shpirtit Shenjt mbi apostujt.

Kjo ngjarje e historisė sė shėlbimit ka nė vetvete domethėnie tė madhe. Me kėtė plotėsohet vepra e Atit. Me Krishtin janė tė kryera misteret e pashkėve. Ne ardhjen e Shpirtit Shenjtė ndodhin dy gjėra themelore njėra nė:

1) aspektin individual;
2) aspektin shoqėror.

E para nė aspektin individual me ardhjen e Shpirtit Shenjt mbi apostujt ndodhė njė ndėrrim i dukshėm ose i pashėm, ata bėhen dėshmitarė pėr Krishtin, pėrjetojnė njė shndritje, dėshmi, fuqi, plotėsohen tė vėrtetat pėr Krishtin. Tė forcuar e tė mbushur me Shpirtin Shenjt dalin si dėshmirarė e predikojnė se Jezu Krishti ėshtė Mėsia e vėrtetė.

E dyta nė aspektin shoqėror apostujt bėhen bashkėsi, Kishė. Dita e Rrėshajve ėshtė lindja e Kishės dhe e jetės sė Krishterė. Kisha ėshtė bashkėsi e Krishtit e bashkuar me veprimin e Shpirtit Shenjt dhe nėpėr tė njėjtin Shpirt bashkėsia rritet, pėr ēdo ditė pranon anėtarė tė ri. Duke parė krejt kėtė mund tė themi se pėrforcimi ėshtė njė shenjė e shejtė, veprim nėpėr tė cilin pėrherė e bėn tė pranishėm ardhjen e Shpirtit Shenjt i cili Shpirt na shėndrit e na pėrcjell nė tė vėrtetėn e Jezu Krishtit e na forcon tė jemi dėshmitarė tė vėrtetė, na bashkon nė njė bashkėsi qė quhet Kishė.


Pėrforcimi, krezmimi. Liturgjia e sakramenteve tė pėrforcimit:

Nė Koncilin e II tė Vatikanit ne dokumentin Lumen Gentium qė do tė thotė drita e popujve thuhet; Besimtarėt me sakramentet e pėrforcojnė dhe janė tė lidhur ngushtė e tė ngjeshur me fuqinė e Shpirtit Shenjt dhe kėshtu janė tė detyruar edhe mė tepėr si dėshmitarė tė vėrtetė tė Krishtit tė shpallim e tė mbrojmė fenė me fjalė e me vepra. Me 22 gusht 1971 kuvendi i shenjtė i jep ritin e pėrtrirė tė sakramentit tė pėrforcimit nė tė cilin jepet thelbi i mėsimit pėr kėtė sakrament nė bazė tė Shpirtit Shenjt, tradidės liturgjike, teologėve dhe vetė ritit tė pėrforcimit.

a) Pėrforcimi nė meshė.
Rėndomtė ky sakrament ndahet nė meshė tė cilėn e udhėheq Ipeshgvi, ceremonia apo kremtimi i kėtij sakramenti fillon pas shėrbesės sė fjalės ku mund tė merren leximet e ditės apo siē ėshtė parapa nė rendin e pėrforcimit. Humolia apo predikimi tė cilėn e bėn Ipeshgvi dhe ia drejton kanditatėve, prindėrve tė tyre dhe bashkėsisė sė besimtarėve qė me bazė tė leximeve liturgjike tė pėrgatit pėr pėrforcimit. Pas kėsaj vazhdon pėrgatitja e premtimit tė pagėzimit. Pas pėrtrirjes sė pagėzimit bėhet shtrirja e duarve tė Ipeshgvit mbi kandidatėt e pėrcjellura me lutjen e pėrshtatshme pėr thirrjen e Shpirtit Shenjtė. Pas kėsaj lutje vijon lyerja me vaj. Vaji i cli shugurohet tė Ejten e Madhe , kur shugurohen dhe vajrat e tjerė pėr sakrametntet e tjera. Lyerja me vaj tė krezmit pėrcjellet me formulėn pėrkatėse tė kėtij sakramenti. «Prano vulėn e Shpirtit Shenjtė. Paqja me ty» Kjo vulė ėshtė e pashlyeshme ėshtė vulė e cila nuk pėrsėritet me kėtė vulė kantitati shėnohet si ushtari i Krishtit. Pas lyerjes me Vaj tė Krezmit vazhdon lutja e besimtarėve e drejtuar dhe e lidhur me rastin e pėrforcimit dhe pėr ata qė pėrforcohen dhe pas kėsaj mesha vazhdon si rėndomtė.

b) Pėrforcimi jashta meshe pėrbėhet prej:
1) Hyrja qė pėrbėhet nga hyrja e Ipeshkvit dhe meshtarėt nė kishė ruajnė tė mbledhur kandidatėt, nunat dhe prindėrit e tyre. Hyrja e Ipeshgvit pėrcillet me njė kėngė tė pėrshtatshme.

2) Sherbesa e fjalės ku lexohen 2 ose 3 lexime me psalmin pėrkatės. Nė vend tė psalmit mund tė kėndohet dhe ndonjė kėngė.

3) Homelia ose predikimi pėrtritja e premtimit tė pagėzimit, shrrirja e duarve, lyerja me vaj dhe lutja e besimtarėve.

4) Lutja Ati ynė dhe besojma pėrfundimtare.


c) Ndarja e pėrforcimit pėr tė sėmurėt nė rrezik vdekje.
Kėtu bėhet fjalė pėr ata njerėz qė pagėzohen nė rrezik vdekje ku ndahet dhe pėrforcimi nėse lejon koha bėhet leximi i tekstit biblik e nėse jo bėhet shtrirja e duarve, lyerja me vaj me formulėn e rregullt.


Veprimi i Shpirtit Shenjt tek besimtari:
ek besimtari Shpirti Shenjtė fillon me jetue me ditėn e pagėzimit dhe pėrfocohet me sakramentin e pėrforcimit.

Pasi perforcohemi nė Shpirti i Zotit, Ai na ben te afte qe ne jeten e perditshme ta jetojme fene tone dhe ta deshmojme ne cdo situate – deri te vdekja. Shpirti i Zotit kurre nuk e shtie besimtarin ne luftė, nė urrejtje dhe amrmiqesi kunder atyre qe besojne ndryshe, por e ben te afte si deshmitar i fese se vertete.

Shpirti Shenjt na jep shume dhurata te nevojshme per jete te krishtere. Rregullisht i permendim shtate, pasi numri shtate e simbolizon plotesine Por Shen Pali permend edhe shume fryte te tjera te Shpirtit sic jane: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamiresia, miresia, besnikeria, butesia, perkurmeria, sherimet, sherbimet, mrekullite, profecite, dallimi i shpirterave etj. (Gal 5, 22; Rom 12, 6-8; Kor 12, 8-10). I njejti Shpirt njerezve te ndryshem ua jep dhuratat e ndryshme – sipas nevojave dhe aftesise (gatishmerise) se tyre.

Askush s’e ka Shpirtin ne dore dhe s’mund te disponoje me te, por vete Zoti i kryen punet e mrekullueshme ne zemrat e pervuajtura qe i jane hapur veprimit te tij. Me ne fund, askush nuk i merr dhuratat e Shpirtit Shenjt vetem per interes te vet, vetem per dobi personale, por “Secili merr dhurate te vecante te zbuleses se Shpirtit Shenjt per te mire e perbashket” (1 Kor 12, 7). Pra, Shpirti Shenjt na afteson per sherbim bashkesise se Kishes dhe botes ne teresi – dhe kerkon prej nesh aktivitet te tille.

Pasi frytet e perforcimit jane aq te begatshme, duhet ta kuptojme dhe ta pranojme kete sakrament si nje nder dhe gezim te madh, e jo si njefare detyre te rende. Vetem nese e pranojme ashtu – me pervujtni, gezim dhe mirenjohje – si dhurate te pamerituar te dashurise se Zotit, Shpirti i Krishtit do te beje ndikim te madh ne zhvillimin dhe shenjterimin tonė tė gjithanshėm.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė