Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-13, 22:02   #93
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia


Monolog pėrtej ėndrrės!

Para se t`i mbyllte sytė, Fėmijėria ia kishte vėrshuar kujtesėn; gjegjėsisht pjesa me e lumtur e kėsaj drame qė po vazhdon, e quajtur jetė. Nė castet kur po i mbyllte irealisht, ajo i hapi edhe njėherė pėr t`a parė rrugėtimin kur "shuhej" Ylli i largėt nė Qiellin e pafund dhe, psherėtoi, Joh! Shikimin e saj e pėrcolla me vėmendje, ishte njė ikje e pėrkohshme pėrtej ėndrrės.

Jashtėzakonisht mė la pėrshtypje fuqia e brendshme e saj, shikimi i saj dinjitoz drejt syve qė po e pėrcillnin nė cdo tė qintėn e sekondės. Ishte e vendosur t`a realizonte qėllimin e synuar, prandaj mė shtėrngoi dorėn per t`a vazhduar udhėtimin drejt Fitores. Ajo flente thellė nė ėndrrėn e trishtė, ama pėr kėto orė ajo vėrtetė kishte luftuar.

Kishte ėndrruar Tokėn e Dlirė Arbėrore, Drejtėsinė e munguar, Dashurinė e pastėrt si loti, kishte ėndrruar dikur kohėn e humbur, ėndrronte ajo, ėndrronte.

Thellėsia e vetėdijes sė saj kalonte cdo normė standarde, e dinte ajo se pėrgjatė gjumit tė saj mė kishte pranė, dorė mė dorė kishim ikur...
…

Zgjimi u manifestua diku largė, pėrtej Ylberit tė rrugėve tė Qumshtit, atje ku ndriqimi tė pėrqafon para se t`a kaplonte sistemin tonė Diellor, botėn e njelmtė, trupin tėnd qė figurativisht e kishte tjetėr kush nė dorė, mbase tok kishim ikur diku larg pėrtej shpėjtėsisė sė dritės, dy nė njė shpirtė.

Tashmė, fillon dhe jeton Pika Zero! Shpėrthimin e kėtij qarku e kishte mundėsuar Ushta S drejt mbarėsimit tė Shtizės S. As ajo s`e besonte se pikėrisht tash po fillonte Kalimi pas Fortune. Cfarė koinēidence? Je ti e vetėdijshme se rastėsi nuk kishte kurrė e as nesėr? Pra, Kafeteria e moqme dhe e vetme e qytetit tė lashtė nėn rrėnojat e kohės priste qiftin e radhės.

Tė gjithė, me padurim prisnin zbritjen e Zonjės madhėshtore nė kalldėrėmet e vejtra pranė Kafeterisė sė qytetit tė lashtė. Ca nga fėmijėt e oborrit tė Pallatit Mbretėror hidhnin Lule para hapave tonė, ca prej qiftave tė rinjė qė akoma nuk kishin arritur t`a lexonin kėtė ėndėrr tė paimagjinuar nuk arrinin t`i ndanin sytė nga ky qift, nuk arrinin t`a pėrfundonin as pėrshendetjen nė buzėqeshjen e tyre admiruese,,.!

Pėr cudi, as ne nuk arrinim t`a kuptonim pse e gjithė kjo dashuri ndaj nesh anise dikur ishim ndėshkuar padrejtėsisht. Nė ishte Faji i vetmi fajtor jetim, se di. Kėshtu, moti dikur mė kishte kėshilluar mėsuesi jetė i thoja dhe, ajo nuk shtonte asgjė tjetėr pėrvecse mė njė shtėrngim dore.

Kush di tė falė ai doemos duhet tė ketė shpirtė tė madh. Eja tė ikim sėrish si gjithnje drejt Pranverės, drejt rinisė sė humbur rrugėve tė barishtave kozmetikė.

Eja t`a zėmė kohėn, tė vrapojmė zbathur dorė mė dorė Lėndinave tė lagta tė Stinės sė ngrohtė, tė blertė, drejt njėri tjetrit nė pėrqafim, drejt takimit me buzėqeshje Lotėsh gėzimi e dhimbjeje.
  Pėrgjigju Me Kuotė