Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-13, 22:43   #97
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Rilindja vecsa kishte filluar!

Pika zero ishte nisja e re drejt kursit tė ri. Kujtesa kishte hyrė nė fazėn e harresės, jo se donim porse duhej.

Njėherė e dikur moti Bismarku kishte thėnė:"Kur duhet tė punoj me gjithė shpirtė njėherė duhet tė ha mirė e mirė. Nuk mundem ta bėj kurrfarė pune tė hajrit nėse mė parė nuk mė japin tė ha dhe tė pi mirė; kjo i takon mjeshtrisė sime".

Qeshu shpirtė!

Qeshju gjithė asaj qė tė ka hidhėruar e hedhur nė pezėm pėrgjatė gjithė jetės e qė nuk do duhej tė paraqiste ndonjė dėm tė mėtejmė.

Mere me mend njė shembull fare tė lehtė?

Prezentoja vetes sate rrobat sikur tė jenė ato si njeri i rėndomtė tė cilit i kanė rastėsisur tė kėqijat e gjithė ditės pėrkatėse. Sepse, po tė ishin ato nė varėse apo nė karrigė, barra e tyre nuk do binte mbi ty, e ky shembull do tė cliroj edhe ty nga mendimet e molisura.

Qeshu shpirt dhe, thuaji vetes nė mėnyrė fare tė prerė: Kjo gjė e ka pasur, tash le tė rrijnė varė nė varėse; ato nuk do ma trazojnė kurrė dhe asnjėherė mė, trurin dhe shpirtin.

Paramendo?

Meri me mend pėrparėsitė qė ke arritur pėrgjatė jetės, kurse cdo gjė tjetėr qė ėshtė e keqe mere si dukuri tė rastit (anise ska), cfarė vec duhet tė ndodh nė mėnyrė qė t`a pėrjetosh gėzimin pėr suksesin e arritur.

Sikur Dielli tė rrezonte pėr cdo ditė nuk do dinim t`a cmonim, apo jo. Pikėllimi dhe e keqja kalojnė e mbeten vetėm hareja dhe gėzimi do thoshte Niēe. Gėzimi ekziston pėrherė, ai ekziston edhe pėr vet Ty, porse shpeshherė nuk e sheh, ngaqė mendon se shiu e bresheri, pėrkatėsisht brenga pėr tė pėrditshmen, ishte gjeja mė e rėndėsishme nė jetė.

Tash!

Qetėsohu dhe hapi sytė mirė. Ėshtė nė interesin e Dimensionit tėnd personal tė kuptosh se Dituria dhe Fuqia shpirtėrore e njerėzore kalon cdo sfidė ndėr mė seriozet nga mosnjohja e shkaqeve qė pengon suksesin, prandaj! Tash e tutje gjėrat qė bėn duhet tė jenė tė kalkuluara me gjykimin e drejt dhe me prioritet.

Cdo veprim duhet tė jetė nė pajtim me qėllimin tė cilin e ke paraparė. Synimi pėr t`a fisnikruar qėllimin tė bėn nė plotėni njeri tė vėrtetė prej Personaliteti qė posedon Besim tė Madh, Respekt, Autoritet dhe Dashamirėsi.

E di ti, qė unė nuk hesht, prandaj!

Sa mė shumė tė rritet vetėnjohja pėr aq mė lehtė do t`i njohėsh tė gjithė shkaktarėt kryesor tė tė gjitha mossukseseve tė deritashme, gjegjėsisht deri para ardhjes nė Pikėn Zero. Fuqia e madhe shpirtėrore ėshtė dėshmia mė e qartė pėr zgjimin tėnd qė do pėrballoj cdo pengesė dhe e cila madje edhe si e vetme do jetė nė gjendje t`a udhėheqė Lokomotivėn nga Pika Zero drejt Dritės, drejt ngadhnjimit.

Njė mbrėmje nė javė familja ka nevojė tė rrij edhe pa ty. Nė kėtė mbrėmje duhet t`i flakėsh tė gjitha brengat sipėrfaqėsore ngaqė kjo natė do tė shėrbej vetėm Ty, vullnetit dhe disponimit tėnd kur njeriu ka nevojė shpeshherė t`i vizitoj mendimet mbresėlėnėse, thjesht tė ik nė to. Pra, mendimet e thella, nė vijim tė medha dhe tė fuqishme tė cilat mbisundojnė ndjenjėn tėnde dhe timen, bėjnė tė na drejtojnė dhe tė na udhėheqin sė bashku drejt Fitores, drejt pėrqafimit spontan.

Vetėdijshėm, emocionet dhe mendimet tua tė frikshme ka kohė qė ndodhėn nė qarkun tim tė pushtetshėm, pushtetin qė bėn tė shkatėrroj me Ushtė cdo pėrpjekje tė tyre destabilizuese. Tashmė kėtė qark emocionesh e pėrfytyrimesh negative kam futur nė grusht!

Ta kesh tė qartė! Kėtu, unė nuk bėj lojė sugjestioni verbal. Ndikimi me bindjen e brendshme teksa do reflektohet pėrmes besimit ekspresiv si pėrfytyrim tejet i qartė, figurė kjo absolutisht pėrkatėse shpirtėrore e synimit.

Prandaj, qeshu shpirtė!

Mos ngurro; Eja tė ikim diku largė, diku largė ku ska as njeri!
…

http://www.youtube.com/watch?v=dHbQKvQmMMA
  Pėrgjigju Me Kuotė