Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 01:38   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Kolonizimi Serb I Kosovės

KOSOVA GJATĖ SUNDIMIT OSMAN DHE PLANET SERBE PĖR SERBIZIMIN E TROJEVE SHQIPTARE


Faqe 3faqe
- 4 -

Faqe 5Pushtimi osman i trevave shqiptare, pas vitit 1389, megjithėse solli me vete ndryshime tė rėndėsishme nė planin politik, ekonomik, shoqėror e ideologjik, nuk e ndryshoi nė thelb fizionomin e strukturės etno-kulturore tė nacionalitetit shqiptar nė Kosovė dhe nė Rrafshin e Dukagjinit. Vendosja e sundimit osman nė Kosovė, shėnoi njė ndryshim rrėnjėsor nė zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqėrore tė kėsaj treve. U asgjėsuan strukturat e pushtetit rasianė-serb dhe bashkė me to edhe pushteti ekonomik i feudalėve serbė dhe atij kishtar. Me vendosjen e sundimit osman nė Kosovė, u shėnuan ndryshime thelbėsore edhe nė jetėn shoqėrore. Kėshtu, gradualisht njė pjesė e popullsisė shqiptare braktisi fenė e krishterė dhe pėrqafoi fenė islame. Njė ndėr faktorėt, qė e lehtėsoi depėrtimin e islamit nė masėn e popullsisė kosovare ishte prirja e saj pėr t’u larguar nga autoriteti fetar i kishės serbe. Ashtu si e gjithė popullsia shqiptare e islamizuar, edhe ajo e Kosovės, ndryshoi vetėm fenė, pa prekur qenien e vet etnike shqiptare.[1]
Nė gjysmėn e dytė shek. XVI njė pjesė e konsideruar e popullsisė arbėrore-shqiptare islamizohet dhe si rrjedhim, antroponimia e saj shndėrrohet nė antroponimi tė sferės fetare islamike. Prania e popullsisė shqiptare nė kėtė kohė pėrbėn nė vetvete njė dėshmi tė pakundėrshtueshme, qė provon se ajo ekzistonte aty edhe nė periudhėn e sundimit mesjetar rasian-serb, se ishte autoktone dhe vazhduese e popullsisė sė dikurshme ilire, se me sukses i kishte bėrė ballė procesit tė sllavizimit gjatė shekujve XII-XIV. Pėrveē kėsaj, pėr islamizimin e popullsisė shqiptare vepruan edhe faktorė tė tjerė ekonomikė e social-politikė.

Dokumentacioni i periudhės pas pushtimit osman tė Kosovės hedh dritė akoma mė mirė dhe jep tė dhėna mė tė shumta, qė dėshmojnė se ato banoheshin nga popullsia shqiptare, kurse serbėt tė ardhur si kolonistė dhe si shtresė sunduese gjatė kohės sė pushtimit rasiano-serb nė kėto troje, pėrbėnin njė pakicė tė parandėsishme, por sunduese politikisht.

Gjatė sundimit tė Perandorisė Osmane, pėrkundėr shpėrnguljes sė disa famljeve serbe nga Kosova, nė anėn tjetėr nė njėfarė mėnyre kishte vazhduar edhe vendosja e disa banorėve serbė si nga vetė Serbia, apo viset malore tė Malit tė Zi, kryesisht si ēifēinj nė trevat shqiptare. Kėshtu pushteti osman, pėrkatėsisht ēifligarėt, beglerėt i sillnin dhe i vendosnin duke u dhėnė tokė popullatės sllave nė pjesėt mė pjellore tė Kosovės, si p.sh. rreth lumit Sitnica, ku edhe sot ata janė tė vendosur nė disa vendbanime serbe. Ata kėtė e bėnin, sepse ajo popullatė ishte shumė e dėgjueshme dhe i shkonte pėrshtati beglerėve nė ēdo aspekt. Ndėrsa, te popullata shqiptare kėtė nuk ka mundur ta arrinte. Ata nė forma dhe mėnyra tė ndryshme pėrvetėsuan pushtetarėt osmanė dhe u bėnė zotėrues tė tėrthortė apo tė drejtpėrdrejtė tė vendeve dhe tė anėve tė ndryshme me shumicė absolute shqiptare, por edhe tė territoreve, tė cilat deri nė atė kohė nuk ishin tė banuara.

Nė bazė tė burimeve arkivore historike e tė tjera, tė cilat fatkeqėsisht janė tė pakta, por megjithatė dėshmojnė se nė trevat e Sanxhakut tė Nishit dhe mė gjerė qė nga antika e deri nė shekullin XIX ekzistonte njė kontinuitet i popullsisė shqiptare.[2] Kėtė e dėshmojnė edhe me faktin, se nė njė dokument arkivor tė datės 30 nėntor 1584, nė mes tjerash thuhet: “Krysheci me pesė fshatra dhe me 1500 frymė shqiptarėsh...”[3] Mirėpo, sikurse edhe nė trevat tė tjera, edhe kėtu kishte lėvizje tė mėdha tė popullsisė, e sidomos tė asaj shqiptare. Kjo lėvizje ishte pasojė e imigrimit dhe emigrimit tė popullsisė, qė ka qenė gjithnjė dukuri historike e kushtėzuar prej lloj-lloj shkaqeve, por qė ka mbizotėruar shkaku ekonomiko-social dhe shoqėror, por shpeshherė edhe ai politik.[4]

Siē dihet, nė vitin 1689, me nxitjen e perandorisė austriake, nė Ballan shpėrtheu njė kryengritje antiosmane e fuqishme. Njė ndėr krerėt e saj ishte arkipeshkopi Pjetėr Bogdani, i cili kishte lidhje tė drejtpėrdrejtė me gjeneral Pikolominin, pėrēuesin e ndikimit austriak pėr kryengritje nė Ballkan. Pas njė rezistence jo aq tė gjatė, disa mujore, Austria u tėrhoq dhe kryegritja dėshtoi. Porta e Lartė, si ndėshkim, e shpalli “zonė nėn ferman” njė pjesė tė mirė tė Kosovės. Pikėrisht pėr kėtė shkak, popullata e shpallur fermanlie, mė saktė pjesa kryengritėse e saj, e cila nė masė pėrbėhej prej shqiptarėsh, u detyrua tė largohej nga trualli i vet pėr t’iu shmangur diskriminimit. Burimet historike tregojnė se gjatė kėsaj tėrheqjeje popullsie, qė ra nė sy tė historisė, serbėt nuk pėrbėnin shumicė. Edhe serbėt u bashkuan me austro-hungarezėt pėr tė luftuar kundėr Perandorisė Osmane, por, mbasi kryengritja u shtyp, nuk pati shpėrngulje masive tė tyre. Ajo pjesė kryengritėsish serbė qė u detyrua tė largohej, ndoqi drejtimin e veriut dhe u vendos nė Vojvodinė. Shpėrngulje pėr shkak tė pjesėmarrjes nė kryengritje pati kryesisht nga luftėtarėt shqiptarė.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante