Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 01:42   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Sa i pėrket pronave tė patundėshme, ato ishin kryesisht nė pronėsi tė begėlerve dhe agallarėve shqiptarė dhe ndonjė turq, e rrallė tė ndonjė nacionaliteti tjetėr. Shumica e banorėve punonin tė ta si ēipēinjė. Perandoria osmane pronarėve u lėshonte dėshmitė pėr pronat nė formė tė tapive tė regjistruara nė kadastėr e cila mbatej me njėsinė matėse dulum etj. Nuk kishte ndonjė matje kadastrale nga pushteti i atėhershėm osman. Sipas njė dokumenti arkivor i vitit 1874 (1290 H) tė proviniencės osmane qė ruhet nė origjinal nė Arkivin e Kosovės, dėshmohet se valiu i Selanikut, Ymer Fejziu nė te shkruan: “Nga pushtetarėt ushtarakė austriako-hungarezė janė caktuar pėr fotografimin e disa terreneve tė Rumelisė, Kembrug Hambukovic dhe baroni Magdeburg. Kėta dy duhet tė fillojnė fotografimin topografikė, andaj meritojnė tė jenė tė respektuar qė t’i kryejnė punėt e besuara dhe duhet t’iu ndihmohet pėr banim, t’i sigurohen kuaj pėr udhėtim dhe pėr bartjen e mjeteve”.[13]
Shekulli i XIX shėnon pėr shqiptarėt e tė gjitha trevave njė epokė tė re, atė tė Rilindjes Kombėtare, tė lėvizjes pėr emancipimin e tyre tė gjithanshėm ekonomik, politik dhe kulturor, pėr ēlirimin nga sundimi osman dhe pėr bashkimin nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Nė kėtė periudhė shpėrthyen shumė kryengritje tė fuqishme nė tė gjitha viset shqiptare. Ndėrsa, nė anėn tjetėr politika hegjemoniste dhe nacional-shoveniste e pushtetit serb, ndėr qėllimet kryesore ka pasur shkombėtarizimin dhe sllavizimin e tokave shqiptare qė kur janė dyndur nė Gadishullin Ballkanik e deri nė ditėt e sotme. Ajo ka ndjekur gjithmonė njė linjė tė pandryshueshme, atė tė spastrimit etnik tė tokave shqiptare nga banorėt e saj tė lashtė iliro-shqiptarė, duke pėrdorur tė gjitha mjetet mizore si vrasjet, terrorin, shpėrnguljen e njė numri sa mė tė madh shqiptarėsh nga atdheu i vet dhe shkombėtarizimin e atyre qė mbeteshin deri nė asimilimin e plotė, si dhe nė anėn tjetėr kolonizimin e atyre trojeve me elementin serb. Gjatė gjithė historisė, pushteti serb bėri ēmos pėr t’i serbizuar viset etnike shqiptare.

Programi i politikės sė jashtme tė Serbisė pėr pushtimin dhe kolonizimin e viseve shqiptare u pėrpunua nė “Naēertanie” (1844) tė Ilia Garashaninit - politikan dhe mė vonė kryeministėr i Qeverisė sė Mbretėrisė sė Serbisė. Pėrmbajtja e “Naēertanies” mbėshtetet nė krijimin e tė ashtuquajturės Serbi Jugore me tė cilėn nėnkuptohej Kosova e Maqedonia me tokat shqiptare tė saj, por edhe Shqipėria Veriore, pėr tė krijuar kėshtu tė ashtuqujturėn “Perandori tė car Dushanit”. “Naēertania” rrezatoi nė shtetin serb, nė organet dhe nė institucionet e tij, sikurse edhe nė aktivitetet e pushtetarėve tė tij prej vitit tė pėrpilimit tė saj e deri nė ditėt tona. Nė objektivat e “Naēertanies” kanė gjetur mbėshtetje sidomos politika e gjenocidit tė pushtetit serb ndaj shqiptarėve. Format kryesore tė politikės gjenocidale tė pushtetit serb ishin dhe ngelėn dėbimi dhe deportimi i shqiptarėve nga trojet e veta dhe kolonizimi i kėtyre trojeve me popullsi sllave.

Pushteti serb mė 1856, me Marrėveshjen e Paqės sė Parisit kishte fituar njėfarė tė drejte qė t’i largojė tė gjithė shqiptarėt nga qytetet e Shumadisė, si dhe nga Hercegovina. Duhet theksuar se shqiptarėt deri kah fundi i shekullit XIX qenė tė vendosur nė shumicėn e qyteteve dhe qytezave, fshatrave tė Sanxhakut tė Nishit e mė gjėrė. Pjesa dėrrmuese e familjeve shqiptare ishin pėrqėndruar nė qarkun e Toplicės (Rrethi i Prokuplės, Dobriqit, Kosanicės dhe pjesė tė Jabllanicės e tė Pustarekės me Kurshumli), Qarkun e Vranjės (pjesė tė Rrethit tė Pustarekės dhe Jabllanicės, rrethi i Leskocit, Polanica, Gėrdelica, Masurica, Pqinja, Inogoshtė etj.), si edhe nė Qarkun e Nishit, e ndoshta disa edhe nė atė tė Pirotit. Banorė shqiptarė kishte edhe nė vende tjera, e sidomos nė qytete, si psh. nė Qupri, Paraqin, Uzhicė, Krushec, Aleksinc, Karanovc (Kralevė) e deri te Beogradi. [14]
Disa vendbanime, pėrbėheshin vetėm prej popullatės shqiptare, kurse te disa tė tjera, ajo ishte e pėrzier me popullatėn serbe (diē pak me atė ēerkeze, etj.).

Rrjedha e historisė sė Kosovės shqiptare, ndryshoi me pėrmasa tė tjera, pas Kongresit tė Berlinit mė 1878 me shkėputjen e Sanxhakut tė Nishit nga trugu i Vilajetit tė Kosovės. Nga ai Vilajet gjatė dimrit tė vitit 1877/78 u bė spastrimi etnik i shqiptarėve me masat mė radikale gjatė marshimit tė ushtrive serbe nė kėtė Sanxhak. U bė pastrimi i mė se 700 vendbanimeve shqiptare dhe tė pėrzira me popullatė tjera serbe, ēerkeze etj. me mė se 200.000 tė dėbuar dhe vendosja e tyre kryesisht nė trevat e sotme tė Kosovės por edhe shpėrngulja e tyre nė masė tė madhe nė trevat e sotme tė Turqisė.[15] Po ashtu gjatė viteve 1877/78 ushtria serbe kishte dėbuar nga shtėpitė e veta stėrgjyshore 350.000 shqiptarė tė Saxhakut tė Nishit, Pirotit, Jeni Pazarit, Plavės, Gucisė, Hotit e Grudės si dhe nga njė pjesė e Kosovės Veriore deri te periferia e Prishtinės.

Ushtarakėt serbė pėr tė realizuar qėllimin e dėbimit dhe tė kolonizimit kishin pėrdorur mjetet mė brutale tė likuidimit fizik tė shqiptarėve, duke mos i kursyer as fėmijėt, gratė e pleqtė. Mbi 35.000 shqiptarė tė moshave tė ndryshme gjetėn vdekjen nga zjarri i armėve, i bajonetave, nga djegiet pėr sė gjalli, nga ngrirjet nė dėborė e akulli. Pati edhe shumė nėna tė ngrira me foshnje nė gji. Pastaj ata plaēkitėn, dogjėn e shkatėrruan shumė fshatra shqiptare. Djegiet e shkatėrrimet e shtėpive tė shqiptarėve qenė tė pallogaritshme, gati tė gjitha fshatrat shqiptare u bėnė shkrum e hi nė kulm tė dimrit tė ashpėr. Vetėm nė njėrėn nga lagjet e qytetit tė Nishit qenė bėrė shkrum e hi 300 shtėpi shqiptare. Grabitjet e pasurive ishin masive, duke nisur qė nga stolitė dhe deri te mobiljet, shtrojė-mbulojė, veshjet, paratė, drithėrat, bulmetrat, bagėtitė etj.[16]
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė