Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 00:02   #13
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Njė akt tjetėr i tradhtisė sė madhe

Kuvendi i Prizrenit 8-10 gusht 1945, njė tradhti tjetėr nė dėm tė interesit kombėtar




Nė Kuvendin e Prizrenit, mbajtur mė 8-10. korrik 1945, Kosova u aneksua edhe zyrtarisht nga Serbia. Vija komuniste e ndodhur para presionit tė madh tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, u detyrua tė heqė dorė nga Rezoluta e Konferencės sė Bujanit, e cila parashikonte qė pas luftės tė bėhej bashkimi i trojeve shqiptare. Nė kushtet ekzistuese, kjo vijė artikuloi qėllimin e vet, i cili ishte mė pak konfliktuoz me qėllimin serb, pasi qė parashikonte integrim tė shqiptarėve nė jetėn politiko-shoqėrore tė shtetit jugosllav. (Fadil Kajtazi)

Nė kuvendin e Prizrenit qė u mbajt mė 8-10 korrik 1945, u hodh poshtė Rezoluta e Mbledhjes sė Bujanit. Nė kėtė Kuvend morėn pjesė 137 delegatė ( 33 ishin shqiptarė, 24.08 %, 71 serbė e malazezė, 52. 82 %). Pėr 33 delegatė (24.08%) nuk ėshtė dhėnė pėrkatėsia kombėtare.
Referatin e mbajti Xhavit Nimani, ku shtrohej pyetja: “ Pėrse masat e gjera popullore nga Kosova dėshirojnė tė Bashkohen me Serbinė Federale?” Pėrgjigja ishte kjo: “ Para sė gjithash pėr arsye se populli serb, duke u ngritur i pari nė luftė kundėr okupatorit, njėkohėsisht ka luftuar edhe hegjemonistėt serbomėdhenj, kundėr atyre qė janė mė sė shumti fajtorė pėr tė gjitha tė kėqijat qė u janė bėrė popujve tė Kosovės”. Nė Kuvend u mor vendimi: “Kėshilli Popullor i Kosovės deklaron nė mėnyrė tė njėzėshme se banorėt e kėtij qarku, po ashtu si gjithė popujt e Jugosllavisė, nuk kanė pranuar kurrė copėtimin e qarkut tė vet, as tė Jugosllavisė, tė bėrė nga okupatorėt dhe se shpreh dėshirėn qė Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisė Federale”.
Njė nga organizatorėt kryesorė tė Konferencės sė Bujanit dhe tė Kuvendit tė Prizrenit, Fadil Hoxha, asokohe ėshtė shprehur decidivisht: “Mė 10 korrik 1945… ligjėrisht dhe nė mėnyrė demokratike njėherėsh anulohet dhe pjesa e gabueshme e Rezolutės, e miratuar nė Konferencėn e Bujanit.
Duke marrė parasysh vendimin e Kuvendit tė Prizrenit, nė Rezolutėn e miratuar nė seancėn e parlamentit jugosllav (KANCJ), tė mbajtur mė 7-10 gusht 1945, thuhet: “Kosova dhe Dukagjini nė mbledhjen e zhvilluar dhe 10 korrik 1945 nė Prizren, kanė miratuar rezolutėn, nė tė cilėn territori i Kosovės dhe Dukagjinit i bashkohet Serbisė Federale”.
Dokumentin e nėnshkroi Ivan Llolla Ribar, i cili ka qenė kryetar i parlamentit mbretėror nė vitet 1920-1923, kur u dogjėn 182 fshatra shqiptare nė Kosovė dhe u vranė 40.000 shqiptarė. ( Skėnder DEMALIAJ: KONFERENCA E BUJANIT – NGJARJE E NDRITSHME NĖ HISTORINĖ E KOSOVĖS.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė