Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-01-08, 22:02   #39
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mrekullit Shkencore ne Kur'an

Mrekullia tek Hekuri

Hekuri ėshtė njė nga elementet e theksuar fort nė Kur'an. Nė Suren el-Hadid, qė d.m.th. Hekur, ne informohemi:
…Dhe Ne e kemi zbritur edhe hekurin nė tė cilin ka forcė tė madhe dhe dobi pėr njerėzit… (Sure el-Hadid: 25)

Fjala enzelna e pėrkthyer si "zbritur" dhe e pėrdorur pėr hekurin nė kėtė varg, mund tė mendohet se ka kuptim metaforik pėr tė shpjeguar se hekuri ėshtė sjellė pėr tė mirėn e njerėzve. Por, nėse marrim nė konsideratė kuptimin konkret tė fjalės, qė ėshtė "i zbritur fizikisht nga qielli", si nė rastin e shiut apo tė rrezeve tė Diellit, kuptojmė se ky varg sjell njė mrekulli shkencore shumė tė rėndėsishme. Kjo sepse gjetjet moderne astronomike kanė nxjerrė nė pah se hekuri i ndodhur nė botėn tonė ka ardhur nga yjet gjigandė nga hapsira e jashtme.
Jo vetėm hekuri nė tokė por edhe hekuri nė tė gjithė Sistemin Diellor vjen nga hapsira e jashtme, meqėnėse temperatura nė diell ėshtė e papėrshtatshme pėr formimin e elementit hekur. Dielli ka nė sipėrfaqe njė temperaturė prej 6000 gradė Celsius dhe nė kore afėrsisht 20 milion gradė. Hekuri mund tė prodhohet vetėm nė yje shumė mė tė mėdhenj se Dielli, ku temperatura arrin disa qindra milion gradė. Kur sasia e hekurit tejkalon njė masė tė caktuar tek njė yll, ai nuk mund ta mbajė mė dhe pėrfundimisht shpėrthen nė atė qė quhet "nova" ose "supernova". Kėto shpėrthime bėjnė qė hekuri tė shpėrndahet nė hapsirė.
Njė burim shkencor na jep informacionin e mėposhtėm mbi kėtė temė:
Ka gjithashtu prova pėr ngjarje mė tė vjetra supernovash: Nivelet e pėrforcuara tė hekurit-60 nė sedimentet e thellėsive tė detit janė interpretuar si tregues se njė shpėrthim supernova ka ndodhur brenda 90 vite-dritė tė diellit rreth 5 milion vjet mė parė. Hekuri-60 ėshtė njė izotop radioaktiv i hekurit i formuar nė shpėrthime supernova, i cili zbėrthehet me njė periudhė gjysėm-zbėrthimi prej 1,5 milion vjetėsh. Njė prani e madhe e kėtij izotopi nė njė shtresė gjeologjike tregon sintezėn e re bėrthamore tė elementėve afėr nė hapsirė dhe transportimin e tyre nė tokė (ndoshta si pjesė e thėrrmijave tė pluhurit)
Gjithė kjo tregon se hekuri nuk u formua nė Tokė, por u mbart nga supernovat dhe "zbriti" nė tė njėjtėn mėnyrė siē pėrmendet nė vargun e mėparshėm . Ėshtė e qartė se ky fakt nuk mund tė njihej shkencėrisht nė shekullin e 7-tė, kur u shpall Kur'ani. Megjithatė ky fakt ėshtė pėrmendur nė Kur'an, fjala e Zotit I Cili rrethon ēdogjė me dijen e Tij tė pafund.
Astronomia ka zbuluar gjithashtu se edhe elementėt e tjerė janė formuar jashtė Tokės. Nė shprehjen "Ne dėrguam edhe hekurin", fjala "edhe" i referohet mjaft mirė kėtij fakti. Megjithatė, fakti qė vargu pėrmend nė mėnyrė tė veēantė hekurin ėshtė tej mase ngacmuese nė dritėn e zbulimeve tė bėra nė fund tė shekullit tė 20-tė. Nė librin e tij Fati i Nayrės, Majkėll Denton thekson rėndėsinė e hekurit:
Nga tė gjithė metalet askush nuk ėshtė mė i domosdoshėm pėr jetėn se hekuri. Ėshtė grumbullimi i hekurit nė qendėr tė njė ylli qė shkakton njė shpėrthim supernova dhe shpėrndarjen mė pas tė atomeve jetikė nėpėr kozmos. Ishte rėnia e atomeve tė hekurit pėr shkak tė gravitetit nė qendėr tė Tokės primitive ajo qė gjeneroi nxehtėsinė qė shkaktoi diferencimin kimik fillestar tė tokės, ēlirimin e atmosferės sė hershme dhe sė fundmi formimin e hidrosferės. Ėshtė hekuri i shkrirė nė qendėr tė tokės, i cili duke vepruar si njė dinamo gjigande, gjeneron fushėn magnetike tė tokės, e cila nga ana tjetėr krijon brezat e rrezatimit Van Alen qė mbrojėn sipėrfaqen e tokės nga rrezatimet kozmike penetruese me energji tė lartė dhe ruajnė shtresėn e ozonit nga shkatėrrimi i rrezeve kozmoke…
Pa atomin e hekurit nuk do tė kishte jetė tė bazuar mbi karbonin nė kozmos; as supernova, as ngrohje tė tokės primitive, as atmosferė apo hidrosferė. Nuk do tė kishte fushė mbrojtėse magnetike, as breza rrezatimi Van Alen, as shtresė ozoni, as metale pėr tė bėrė hemoglobinėn (nė gjakun e njeriut), as metale pėr tė mbajtur nėn kontroll reaktivitetin e oksigjenit dhe as metabolizėm oksidues.
Marrėdhėnia intriguese dhe e ngushtė ndėrmjet jetės dhe hekurit, ndėrmjet ngjyrės sė kuqe tė gjakut dhe shuarjes sė ndonjė ylli tė largėt, jo vetėm tregon pėrshtatjen e metaleve me biologjinė por gjithashtu biocentrizmin e kozmosit…
Rėndėsia e hekurit mund tė shihet qartė nga kėto fjalė. Fakti se i kushtohet rėndėsi e veēantė hekurit nė Kur'an thekson rėndėsinė e kėtij elementi. Pėrveē kėsaj ka njė sekret tjetėr nė Kur'an qė tėrheq vėmendjen pėr rėndėsinė e hekurit: Vargu i 25-tė i Sures el-Hadid, qė i referohet hekurit, pėrfshin dy kode matematikė interesantė:

El-Hadid ėshtė surja e 57-tė e Kur'anit. Vlera numerike e fjalės "el-hadid" nė Arabisht ėshtė pėrsėri 57. Vlera numerike e fjalės "hadid" vetėm ėshtė 26. Gjithashtu, siē shikohet nė tabelėn periodike tė mėsipėrme, 26 ėshtė numri atomik i hekurit.
El-Hadid ėshtė Surja e 57-tė nė Kur'an. Vlera numerike e fjalės "El-Hadid" nė Arabisht kur vlerat e tij numerike mblidhen, ėshtė gjithashtu 57.
Vlera numerike e fjalės vetėm "Hadid" ėshtė 26 dhe 26 ėshtė numri atomik i hekurit.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė