Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:04   #30
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

U ngritėn mekasit, sepse kuptuan domethėnien e fjalės "iman" - besim i cili mohon ēfarė do hyjnije tjetėr pėrveē All-llahut xh.sh. Domethėnė: Tė besuarit nė Shpallje dhe nė Ditėn e gjykimit ėshtė bin­dje e plotė dhe dorėzim i plotė kur njeriu mė nuk ėshtė zotėrues i vetvetes e as i pasurisė sė tij, sepse kjo i takon All-llahut xh.sh. pėr dallim prej atyre tė cilėt nė kėtė nuk besojnė.
Tė pranosh kėtė, do tė thoshte tė heqish dorė nga zotėrillėku, sundimi dhe autoriteti qė gėzonin te arabėt e qė ishte i ndėrlidhur me idhujtarinė nė Mekė.
Tua ndalosh atyre kryerjen e ritualeve tė veta politeiste dhe t'i lėnė ato pas dore pėr ta bėrė tė kėnaqur All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, as qė u binte ndėrmend. Tua ndalosh tė bėjnė dhunime, robėrime dhe shumė vepra tjera mėkatare, nė tė cilat ishin zhytur thellė dhe tė cilat i bėnin ditė e natė, kjo ishte e pamundur. Ata nuk pranojshin kurrfarė ndryshimesh, sepse All-llahu xh.sh. thotė: "Por, njeriu dėshiron tė gabojė pėrderisa tė jetė gjallė." (75, 5).
Kurejshitėt i dinin tė tėra kėto, por ēka tė bėnin para kėtij njeriu tė sinqertė dhe besnik, njeriut i cili posedon vlerat mė tė larta njerėzore - sjellje tė mirė? Nuk e kishin tė njohur se kishte ekzistuar dikush i tillė qysh kur e njihnin historinė e popullit tė vet. Ēka tė bėjnė? Si tė veprojnė? Ishin nė mėdyshje tė madhe. Ani, le tė jenė, kanė pasur edhe pėr ēka tė jenė!
Pas pėrsiatjes sė gjatė dhe tė mundimshme nuk gjetėn zgjidhje mė tė mirė se tė shkojnė tek xhaxhai i Muhammedit a.s. Ebu Talibi, dhe tė kėrkojnė nga ai qė ta pengojė nipin e vet nė planet e tija. Pėr tė qenė kėrkesa e tyre mė serioze vendosėn tė veprojnė ashpėr. Andaj i thanė: Thirrja qė njerėzit tė braktisin besimin nė zotat tanė, interpretimi pėr pamundėsinė dhe dobėsinė e tyre ėshtė sharje e shėmtuar dhe nėnēmim i rėndė pėr ta, e krahas kėsaj ėshtė sharje dhe poshtėrim i etėrve dhe gjyshėrve tanė, tė cilėt i kanė adhuruar ata, kanė ndjekur me besnikėri kėtė rrugė dhe kanė garuar nė kėtė drejtim."
Delegacioni i kurejshitėve tek Ebu Talibi

Ibni Is'haku thotė: "Njė grup kurejshitėsh tė dalluar, vajtėn tek Ebu Talibi dhe i thanė: "O Ebu Talib, nipi yt ėshtė duke i sharė zotėt tanė, turpėron besimin tonė, i rrėnon ėndrrat tona, i pėrqesh tė parėt tanė, andaj, ose pengoje nė kėtė, ose largohu nga rruga jonė, ngase edhe ti mendon si na dhe beson si edhe na. Pra, ta ndalim bashkarisht." Ebu Talibi i qetėsoi me fjalė tė mira dhe me pėrgjigje tė njerėzishme, e ata u kthyen nė shtėpitė e tyre. Ndėrsa Resulull-llahu a.s. vazhdoi interpreti­min e fesė sė All-llahut xh.sh. duke bėrė thirrje nė Islam.
Formimi i Kėshillit Konsultativ pėr t'i penguar haxhilerėt tė dėgjojnė thirrjen nė Islam

Nė ditėt vijuese kurejshitėt i mundonte njė plan tjetėr. Tani kishin kaluar disa muaj qė Muhammedi a.s. ishte duke interpretuar fenė e re, e afrohej koha e haxhxhit. Shumė arabė do tė vijnė nė Mekė, andaj ishte e nevojshme t'u shpjegohej sjellja e Muhammedit a.s., kėshtu qė mos ta kuptonin seriozisht proklamimin e tij. Ata u mblodhėn pėr t'u konsul­tuar tek El-Velid b. Mugire. El-Velidi tha:
"Duhet tė jeni tė njė men­dimi dhe tė keni qėndrim unanim qė tė mos bini nė kundėrshtim me njėri-tjetrin e tė demantoni njėri-tjetrin." Ata thanė: "Na trego ti?"
Ai u pėrgjigj: "Jo, thuani ju se ēka mendoni, e unė do tė dėgjoj." Ata thanė:
"Do tė themi se ėshtė magjistar." Ai tha "Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė magjistar! Ne i njohim magjistarėt, kush janė dhe ēka janė. Ai nuk llomotitė si magjistar, e as qė e rimon fjalimin si ata." Ata thanė: "Pra, do tė themi se ėshtė i ēmendur." El-Velidi u pėrgjigj: "Ai nuk ėshtė i ēmendur. Ne i kemi parė tė ēmendurit dhe e dimė se ēfarė janė, kush janė dhe ēka janė. Ai nuk ka mendje tė errėsuar, nuk ėshtė i sėmurė shpirtėrisht, e as me nerva tė ērregulluara." Ata thanė: "Do tė themi se ėshtė poet." El-Velidi u pėrgjigj: "Ai nuk ėshtė as poet. Ne i njohim tė gjithė poetėt dhe poezinė e tyre. E njohim recitimin nė raxhez, e e njohim edhe nė hezexh (raxhez dhe hezexh janė trajta metrike nė poezinė arabe, sh.p.). E dimė se ē'ėshtė poezia melankolike dhe dėfry­ese, prandaj ky nuk ėshtė as poet." Thanė: "Do tė themi se ėshtė shortar." Velidi tha: "Jo, ai nuk ėshtė as shortar. Ne i njohim shortarėt, i kemi parė edhe ata e edhe sehiret e tyre. Ai nuk hipnotizon e as qė lidhė short." Ata thanė: "Po, ēka tė themi, pra?" Velidi u pėrgjigj:
"Pasha Zotin, fjalėt e tija posedojnė bukuri, bazėn e kanė tė stolisur dhe tė frytshme, ndėrsa pėrmbajtjen tė menēur, tė arsyeshme dhe depėrtuese. Ju nuk mund tė thoni asnjė mendim pėr tė e tė jetė nė formėn e duhur. Nga e tėrė ajo qė that, mė sė miri do t'ishte tė thoni se ėshtė magjistar-sehir. Fjalėt tė cilat i flet, janė magji-sehire, ai e ndanė babain nga i biri, vėllanė nga vėllai, burrin nga gruaja, njeriun nga familja dhe nga farefisi, andaj edhe ju vetė ruajuni dhe largohuni prej tij."[1]
Disa tradita transmetojnė se pas tėrė asaj qė ju tha El-Velidi, disa prej tyre e kanė pyetur: "Na thuaj se ē'mendon ti nė tė vėrtetė pėr te?" Ai ėshtė pėrgjigjur: "Mė lini tė mendoj pak!" Mendoj gjatė e gjatė, e pastaj iu tha atė qė u kishte propozuar atyre mė nė fund.[2]

Pėrkitazi me El-Velidin, All-llahu xh.sh. shpalli gjashtėmbėdhjetė ajete nė suren El-Muddeththir dhe atė prej 11-26:
"Lemėni Mua dhe atė qė e kam krijuar Unė Vetė, dhe i kam dhėnė pasuri kolosale, dhe djemtė qė i ka tė pranishėm, dhe nder e prestigj i kam dhuruar dhe pėrpos kėsaj - dėshi­ron, qė Unė t'ia zmadhojė (tė mirat). Jo, kurrsesi! Me tė vėrtetė, ai ėshtė mohues kryeneē i ajeteve Tona; e Unė do ta ngarkojė atė me dėnime tė rėnda, sepse, ka paramenduar dhe ka kur­disur (kundėr Kur'anit), - dhe qoftė mallkuar, si e ka kurdisur! dhe sėrish - edhe njė herė, qoftė mallkuar, si e ka kurdisur! - Pastaj ka shikuar e, u vrenjt dhe iu mrrol (fytyra) dhe u kthye (nga mendimi i drejtė) dhe u kapėrdis, dhe tha: "Ky (Kur'ani) nuk ėshtė gjė tjetėr, pėrpos magji trashėguese, kėto janė vetėm fjalė njeriu!" Do ta hudhi (dėnojė) nė Sekar (Skėterrė).
Pasi qė Kėshilli Konsultativ u pajtua me vendimin pėrfundimtar, iu pėrvishėn punės qė ta realizojnė kėtė nė vepėr. I vendosėn njerėzit nė udhėkryqet kah silleshin haxhilerėt. Askush nuk ka kaluar pranė tyre e tė mos jetė i paralajmėruar pėr Muhammedin a.s., dhe tė mos flasin gėnjeshtra pėr tė.[3]
Nė kėtė plan, mė sė tepėrmi ka kontribuar Ebu Lehebi. Resulull-llahu a.s. i vizitonte njerėzit nė shtėpitė e tyre dhe nė tregje: nė Ukadh, Mexhneh dhe Dhu-l-Mexhaz e i thėrriste nė fenė e All-llahut xh.sh. kurse Ebu Lehebi shkonte pas tij dhe klithte: "Mos iu pėrgjigjni ftesės sė tij, ai ėshtė renegat dhe gėnjeshtar i madh."[4]
Ky veprim i kurejshitėve ka bėrė qė arabėt, nė kėtė haxhxh ta njohin Resulull-llahun a.s. dhe qė lajmi pėr tė, tė zgjerohet nė tėrė Arabinė.

[1] Ibni Hisham: I/271.

[2] Fi Dhilali-l-Kur'an, 29/188.

[3] Ibni Hisham: I/271.

[4] Tirmidhiu tregon pėr kėtė ngjarje nga Jezid b. Rummani dhe Tarik b. Abdu­llah El-Muharibi, e transmeton Imam Ahmedi nė Mesned: III/492 dhe IV/341.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė