Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-07, 03:52   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kodiku i Laurencianes sė Firences dhe Historia Shqiptare

Kodiku i Laurencianes sė Firences dhe Historia Shqiptare

Qė nga viti 1915, kur N. Jorga pėr herė tė parė e bėri publik lajmin pėr zbulimin e Kodikut tė Pal Engjėllit, nga Biblioteka Laurenciane e Firences, ėshtė shkruar e debatuar shumė pėr tė.
Si informacion ky gjendet nė tė gjitha tekstet e Historisė sė Letėrsisė, Historisė sė Popullit Shqiptar, nė monografi tė specializuara, nė botime tė veēanta tė Akademive e Instituteve tė Gjuhėsisė, si nė Tiranė ashtu edhe nė Prishtinė, nė bibliografi, studime dhe artikuj qofshin ata tė mirėfilltė shkencor, qofshin popullarizues. Natyrisht, tė gjithė deri nė njė, thirren nė atė informacion qė e ka dhėnė N. Jorga, duke botuar edhe tė shumtėn e rasteve, njė faksimile fotomontazhe [gjė kjo e palejuar nė raste tė tilla], qė me sa duket e ka burimin qė nė botimet e para. E vėrteta ėshtė se deri mė sot, Kodiku i Pal Engjėllit, tė cilin e zbuloi N. Jorga, nuk ėshtė botuar kurrė i tėri! Kjo duket e pabesueshme, por ėshtė shumė e vėrtetė. Tė paktėn, para dy vitesh, u botua njėri nga 15 dokumentet mė parė ėshtė pohuar se janė 13 dokumente qė pėrmban ky Kodik, nė gjuhėn shqipe [K. Frashėri, Dokumente..., 2005], por qė pėrkthimi lė shumė pėr tė dėshiruar.
Numri i autorėve qė janė marrė me Kodikun si tėrėsi, ėshtė i vogėl dhe pėrmblidhet pėrafėrsisht nė kėto punime: "1. G. Valentini. Il manoscritto ASHB 1167 della Laurenziana. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 3, janar - mars 1955, f. 15-23; 2. Willy Kamsi, "Dorėshkrimi ASHB 1167 i Laurencianes" nė revistėn: "Phoenix". Shkodėr. 1999, nr. 9/1, artikulli 3; qė ėshtė pėrkthim i studimit tė G. Valentinit tė cituar mė lart; 3. Namik Resuli, I piu antichi testi albanesi. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 2, tetor - dhjetor 1954, f. 13-14, referenca nr. 1; 4. Aurel Plasari, Mbi Skėnderbeun "mbret" sipas Ashburnhamit. Gazeta 55. Tiranė, 9 mars 2003, f. 12-13; 5. Musa Ahmeti. Ja dokumenti qė sfidon Formulėn e Pagėzimit. Ballkan. Tiranė. 21 shkurt 2004, viti III, nr. 2732 /6232/, f. 29; 6. i njėjti: Pal Engjėll, personalitet i madh i kohės sė Skėnderbeut. /Monumenta albanica/. Ekskluzive. Prishtinė. Qershor 2003, nr. 38, f. 84-87". Pėrkundėr faktit, se autorėt e lartėcekur, nė disa raste edhe ndonjė tjetėr, kanė provuar tė merren me pėrmbajtjen e Kodikut, ajo ėshtė me plotė mangėsi, pasaktėsi dhe lėshime. Duke dashur qė kjo rrėmujė tė jetė sa mė e vogėl, ne fillimisht po pėrshkruajmė fizikisht Kodikun e Pal Engjėllit, pėr tė vazhduar pastaj dhe sipas lėndės, duke ndjekur metodat mė bashkėkohore-kritike pėr raste tė tilla.
Kodiku ka kopertina tė forta lėkure, ngjyrė kafe. Tė dy kopertinat kanė dekorime floreale qė janė karakteristika tė kohės. Nė kurriz tė Kodikut ka tė shėnuar numrin: 1167 /lartė/ dhe 1167 /poshtė nė njė etiketė tė kuqe, qė ėshtė zverdhur nga koha/. Sapo e hap kopertinėn ka kėto shėnime: fillimisht ėshtė njė letėr e bardhė nė tė cilėn janė tė shėnuara nga e majta, lart: 7/; [ky numėr ėshtė shėnuar me laps plumbi] pak mė poshtė: 40, [ky numėr ėshtė shėnuar me pendė, me ngjyrė kafe]; menjėherė nė vazhdim: C. L. 1167 [ėshtė e shkruar me laps plumbi]; mė poshtė ėshtė e shėnuar: Durrazzo-Codel Geul [ėshtė e shkruar me laps plumbi]. Nė faqen nė vazhdim, qė i bie faqja e parė, ėshtė e shėnuar, lart nė tė majtė me laps plumbi: 1167, ndėrsa mė poshtė, nė tė djathtė: me pendė, ngjyrė e zezė: Laur. Ashb. 1167 dhe menjėherė poshtė kėtij shėnimi ėshtė njė vulė e rrumbullakėt me ngjyrė tė kuqe e Bibliotekės sė Laurencianės; krejt poshtė, nė tė djathtė ėshtė shėnuar numri njė [I] romak. Faqja nė vijim nuk ka asnjė shenjė, ėshtė krejt e pastėr. Paginimi fillon me numrin 1, dhe faqja ėshtė nė pergamen. Nė f. 1r lart nė tė majtė ėshtė shėnuar me pendė me ngjyrė tė zezė: Laur. Ashb. 1167. Fjala Ashb. ėshtė e nėnvizuar me dy vija me ngjyrė tė zezė me pendė. Poshtė ėshtė vula e rrumbullakėt e vogėl e Bibliotekės sė Laurencianės, nė vazhdim f. 1v, nuk ka asgjė, ėshtė e pastėr.
Dimensionet e dorėshkrimit janė 14.2 x 21.8 cm. Trashėsia e dorėshkrimit ėshtė 1 cm, ndėrsa dimensionet e tekstit tė shkruar nė pergamen janė: 9.2 x 15. cm. Nė f. 2r, fillon dorėshkrimi i Kodikut me: "Paulis Angelus, Miseratione divina..." dhe poshtė nė tė majtė, ka vulėn e Bibliotekės sė Laurencianės dhe pėrfundon nė f. 37r, pėrfundon dorėshkrimi me fjalėt: "Quatro Jdus Martij Imperij uero nŕi Anno Decimo."
Nė f. 33r ka njė vulė tė Bibliotekės sė Laurencianės, tė rrumbullakėt, me ngjyrė tė kuqe, nė tė majtė, poshtė tekstit, po ashtu nė f. 37r ka njė tjetėr vulė tė Bibliotekės sė Laurencianės, tė njėjtė me atė tė f. 33r, po ashtu poshtė tekstit. Nė tė djathtė tė vulės ėshtė shėnuar numri: 216601, me laps plumbi. Nė vijim faqet: 37v, 38r, 38v, 39r, 39v, 40r, 40v, janė krejt tė pastra pa asnjė shėnim, derisa nė f. 40v ka njė vulė tė Bibliotekės sė Laurencianės, nė tė majtė poshtė. Faqja nė vijim, e cila ėshtė letėr e bardhė e thjeshtė, nė tė djathtė, poshtė ka tė shėnuar: Ashb. 1167; poshtė nėn kėtė shėnim ka tė shėnuar: constat ff. 40r-v. Poshtė numrit 40r-v ėshtė hequr njė vijė me pendė me ngjyrė tė zezė. Faqja nė vijim ka vetėm njė rrumbullak tė bėrė me pendė me ngjyrė tė zezė, nė mes tė faqes. Kjo faqe ėshtė letėr e thjeshtė e bardhė, por e zverdhur nga koha. Faqja e kopertinės, e cila ėshtė prej letre tė thjeshtė tė bardhė dhe e zverdhur nga koha, ka njė dėmtim nė tė djathtė, poshtė. Lart, nė tė majtė, me laps plumbi ka tė shėnuar: 007; L 3 13.6; poshtė kėtyre numrave ėshtė tėrhequr njė vijė me laps plumbi; menjėherė poshtė ka kėtė shėnim: 3/ II/ 32, me laps plumbi poshtė, ėshtė tėrhequr njė vijė, dhe menjėherė poshtė ka kėtė shėnim: [279], me laps plumbi e vėnė nė kllapa. Pak mė djathtas kėtij shėnimi, me laps plumbi ėshtė shėnuar grafema: "k" me njė vijė tė drejtė, tė shkurtėr. Faqet: 3r-v, 20r-v, 26r-v, 31r-v, 36r-v, janė pergamen mė i trashė se sa faqet e tjera, tė cilat janė fine dhe mė tė holla. Ndėrsa f. 20v, ėshtė e shkruar nga njė dorė tjetėr, pėrderisa nė f. 33r, rreshti i fundit, ėshtė shkruar me dorė tjetėr nga ajo e tėrė dorėshkrimi dhe ėshtė dorė tjetėr edhe nga f. 20v. Dorėshkrimi i Kodikut ėshtė nė gjendje shumė tė mirė, pėrveē f. 5r-v, e cila ėshtė e dėmtuar nė fund, djathtas, dhe i ėshtė shqyer njė copė e vogėl me dimensione: 8 x 9 mm.
Nė vazhdim po japim titullin pėr secilin dokument veē e veē tė pėrkthyer nga origjinali nė gjuhėn shqipe. Kur nuk ka titull, japim fillimin e dokumentit ose rreshtin e parė dhe nė kllapa katrore sjellim formėn e citimeve tė bėra nga autorėt shqiptarė deri me tani.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante