Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-02-08, 03:16   #12
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: "GREMINA E DASHUNISE" dhe gremisjet e njė shkrimtari tė talentuar.

Ehhh...cme kujtuat kete njeri te arte, te cilin nuk e kam njohur personalisht, por ruaj nje cast te mrekullueshem ne kujtesen time. ( po e shkruaj ekskluzivisht per forumin dardania)
Nje dite hy ne ateliene e babait tim skulptor(Hektor Dule) si zakonisht, vetem pak vjet me pare. Shoh portretin ne balte te nje personi dhe shume foto te tij te shperndara ne atelie. Nuk me beri pershtypje aspak kjo situate e ambientit, por qendrimi i tim eti ne nje cep divani meditueshem. Nuk po punonte me portretin. As fotot nuk po i shihte.Thjesht po meditonte. Me shaka e ngacmova dhe si kurre ndonjehere kur punon nje bust nuk ma ktheu shakane, por ngultas me pa ne sy per dia sekonda, apo minuta. Sidoqofte gjate ne kohe. Dikur, heshtazi me dy fjale shpirti. peshperiti nje emer: Mustafa Greblleshi.
Sakaq, vriktas ktheva koken drejt portretit prej balte , per te pare "Greminen e dashurise" njeri. Ngjante shume me fotot. Ishte ai. Por... degjova tim ate qe foli dhe tha: "Mos me thuaj qe i ngjan, sepse e di qe i ngjan ne foto, por nuk eshte ai ne karakter. Nuk e kam kapur akoma ne karakter. Fotot me genjejne."
Ti e di - por mua me duket mire i thashe neper buze.
U vervit ne atelie dhe filloi te frazoje pjese nga romani i tij. Pjese nga jeta e tij qe e kishte njohur kur ishte edhe vete i vogel.
Kuptova se Mustafai ishte me shume se nje liber, ishte nje gjigand qe ishte veshtire ta materializoje ne balte thjesht si imazh fizik.Kuptova se kjo eshte e bukura e artit, kur duart te lidhen dhe profesioni ndalon dhe nuk te ben derman, pasi hyn shpirti ne mes qe flet.Im ate donte te kapte dhe te materializonte shpirtin e ketij vigani dhe uroj ta kete arritur, por s'me perket mua ta percaktoj.
Sidoqofte jam i nderuar si bir i tij qe realizoi portretin e Mustafa Greblleshit.
Ju falenderoj thellesisht per kete teme.
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė