Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-09-11, 15:29   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

E "shkreta" Kosovė!


Nga Redan BUSHATI



Tė shkretė e mjerane ty tė bėnė! Sot, ti mbyll veshėt dhe gojėn. Sot, ti ke frikė nga gjithēkaja, e ndonėse thonė qė «shkjau ndodhet matanė kufirit», vetėm unė dhe ti, o Kosovė, e dimė qė ai ndodhet m'u nė zemrėn tėnde. Ndoshta po vlerėsoj si shumė vehten, por sigurisht ka edhe intelektualė, shpirtmirė e patriotė qė ty o Kosovė ta dinė hallin. Kėto nuk janė vargje poetike, as thirrje «derdimenėsh» dhe «sharlatanėsh» politik. Kėto janė fakte, kėto janė dėshmi, kėto janė pikėrisht ato qė ti mban mbi supe, problemet e tua qė vijnė, pikėrisht nga ti. (Mos m'u zemno o Kosova eme e dashtun, nuk e kam me ty drejtazi, e kam me «spordhjakėt» qė po lozin me fatin tėnd, e fatkeqėsisht ato janė djemtė e tu!)

Kush mė shumė e kush mė pak, qė tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se «zitė e ullirit» ke hequr, e dimė luftėn tėnde tė gjatė, plagėt tuaja ende tė hapura, shumė jetė tė vdekura e tė zhdukura etj., qė mos qofshin pėrmendur, pasi vėshtirė tė ndalemi. Vuajtjet tuaja janė njė listė e gjatė dhe historia do tė mbesin pėrherė borxh me ty, pasi «historinė e shkruan fituesi», ndėrsa humbėsi dėgjon pallavrat tė thuhen. Ne jemi dėshmitarė tė historisė sonė dhe tė vlerave tona kombėtare, por si gjithmonė pėr ne kanė shkruar tė tjerėt si kanė dashur. Edhe sot, politika ėshtė ajo qė po bėn ēdo gjė dhe brezat qė pasojnė ndjejnė tė mirėn apo tė keqen qė paraardhėsit e tyre kanė bėrė. A nuk kemi klane serbe apo greke brenda spektrit tonė politik?! A nuk ndikojnė shpesh kėto nė hartimin e politikave sipas planeve tė tyre duke dėmtuar nacionalitetin tonė kombėtar?! Mos mė thoni qė nuk ėshtė e vėrtetė! Ose nėse keni frikė ta deklaroni, mė mirė heshtni!

Objekti i kėsaj analize nuk ėshtė trajtimi historik, por aktualiteti politik nė Kosovė, i cili nuk po arrin tė njohė ato nivele qė kosovarėt dhe ne shqiptarėt matanė kufirit kemi dashur. Sinqerisht, me shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės jemi kėnaqur qė tė gjithė, sa kaq shumė ishim tė dehur nga gėzimi derisa nuk na bėnte fare pėrshtypje ai flamur, qė do tė pėrfaqėsonte nesėr shtetin e ri tė Kosovės. Asokohe, edhe deklaratat e sulmet qė bėnte lėvizja «Vetėvendosje» kundrejt qeverisė pėr njė fakt tė tillė nuk na bėnin edhe aq pėrshtypje, si tė thuash nuk e vrisnin veshin tonė. Por, po e fillojmė me atė pankartė tė madhe m'u nė mes tė Prishtinės, ku mes lotėsh e ndjenjash tė zjarrta atdhetare thėrriste zemra e secilit prej nesh «Bac, u Kry!». Do tė kalonin ditėt dhe sa shtohej numri i atyre, tė cilėt pas emrit madhėshtoro-hyjnor «Bac» do tė vendosnin edhe pjesėzėn mohuese «nuk», pra saktėsisht «Bac, nuk u kry!». Nė dukje lojė fjalėsh, shumė syresh nuk ju bėhet vonė, e ndėrkohė qė ndėrkombėtarėt mes jetės sė tyre luksoze nuk e dinė kalvarin e gjatė tė vuajtjeve tė kosovarėve, e nė pėrgjithėsi tė mbarė shqiptarėve anėkėnd, nuk arrijnė tė deshifrojnė historikisht kėtė shprehje, e cila saktėson aktualitetin mbarėshqiptar dhe i vendos «vulėn» serbe Kosovės!

(FAKT! Mė 16 shkurt 2011, njė ditė para takimit me liderin dhe deputetė tė «Vetėvendosje» duke shėtitur nė Kosovė vizituam veēmas veri-lindjen e saj pėr tė mbėrritur nė Llap dhe aktualisht nė pikėn kufitare me Serbinė, Pėrpėllac. Me sytė tanė kemi shikuar tre ushtarė serbė tė fshehur pas njė shkurreje dhe qė afroheshin drejt nesh tė armatosur pėr tė hyrė nė territorin e Kosovės). Sikur vetėm kaq, a nuk lind e nevojshme tė shtrohet pyetja «A ka siguri nė Kosovė?», «Nga kush kontrollohet veriu i vendit?», «Ē'duan forcat serbe tė shkelin edhe brenda territorit shqiptar?», fundja «Kjo ėshtė pavarėsia e Kosovės?!». Nga kėtu dhe mes tė tjerash arrihet qartė tė kuptohet se nė Kosovė nuk ka siguri. Sigurisht, kjo vjen nga njė pavarėsi e cunguar dhe e diktuar nga tė tjerėt. A pėr kėtė u bė gjithė ajo luftė e UĒK-sė, qė tė vendosin tė tjerėt edhe njėsinė territoriale, edhe formėn e pavarėsisė?! Pėr ēdo gjė ka njė shpjegim dhe njė arsye, e kjo situatė arsyen e gjen tek politika kosovare, tek kėto «djem» tė Kosovės, tė cilėt kanė marrė pėrsipėr t'i shėrbejnė Beogradit, gjoja pėr fqinjėsi tė mirė. Ngjyrat e kombit pas disa vitesh do tė humbasin, vlerat dhe traditat do tė fillojnė tė shuhen e luftėtarėt idealist tė UĒK-sė tė treten nėn dhé. Njė shtet, i cili tjetėrson flamurin, nesėr do ta bėjnė tė tjetėrsojnė ēdo gjė. A nuk e diktuan ndėrkombėtarėt ēėshtjen e dialogut me Serbinė?! Pikėrisht, ky dialog i ka dhėnė edhe njė goditje tjetėr Kosovės, pasi ajo futet nė bisedime me njė shtet, i cili nuk e dėrgon nė mendje qė ta njohin. Kėshtu arrihen marrėveshjet?! Nė gjuhėn diplomatike nė tryezė ulesh i barabartė dhe fiton konsensusi, fiton bashkėpunimi, fitojnė tė dyja palėt. Kėtu, pėrveēse nuk hyhet nė bisedime si tė barabartė edhe fituese ėshtė Serbia, pasi ajo po zbaton njė nga pikat e vendosura nga bashkėsia ndėrkombėtare, ulja nė tryezė me palėn kosovare.

Varfėria, ulja e mirėqėnies sociale, korrupsioni, krimi i organizuar po e dėmtojnė edhe mė shumė tė ardhmen e vendit. Nepotizmi, kleptokracia dhe klientelizmi po qėndrojnė kėmbėkryq nė sferėn politike tė vendit. Gjithashtu, parashikimi qė bėn Roberto Saviano pėr Kosovėn si «Kolumbi e dytė» dhe njė «hambare» e korriere e drogės nė Europė e mė gjerė dėmton shumė integrimin e vendit. Makutėria politike pėr tė monopolizuar ēdo gjė ka fshirė nga kujtimi edhe vuajtjet e luftės, tė paktėn pėr ato deputetė qė kanė qenė pjesėmarrės. Normalisht, ato qė e deshėn atdheun nuk janė mė, pasi «ato shkuan nė luftė dhe luftuan», ē'ka do tė thotė qė kur kanė shkuar e kanė ditur se ndoshta edhe nuk do tė kthehen mė dhe jetėn e tyre nuk e kanė pasur pishman. Si gjithmonė nė luftė ka edhe prej atyre qė kur kalonin plumbat serbė fluturonin tė fshiheshin sa mė parė, paēka se shokėt ishin nė vijėn e parė tė frontit. Kėto «dallkauk» e «brinjėshtazė» do t'i gjeni edhe nė radhėt e politikės kosovare. Ēdo shtet ka nevojė pėr politikė, por pėr njė politikė, e cila mendon pėr atė qė e ka votuar, pra popullin. Dhe, populli kosovar dėshiron e meriton njė jetė mė tė mirė, mė tė qetė, mė me pak halle a probleme, me mirėqėnie mė tė lartė sociale, me njė rritje tė shkallės sė punėsisė, me respektim territoresh dhe sovraniteti, e nė pėrgjithėsi me njė politikė, e cila ėshtė e konsoliduar dhe ka plane afatgjata tė shtetndėrtimit tė Kosovės, duke forcuar kėshtu edhe jetėn ekonomike tė vendit.

Sė fundi, Kosova ka nevojė pėr kosovarėt. Ajo ka nevojė pėr orientim kombėtar dhe nė gjuhėn e popullit duhet tė flitet dhe kėndohet vetėm shqip, mbi ēatiat e shtėpijave duhet tė valėvitet vetėm flamuri «kuq e zi» dhe ēdo pjesė e territorit duhet tė kontrollohet nga ne. Kjo duhet tė fillojė nga njė zgjim kombėtar, i cili duhet tė reformojė dhe tė nisė nga e para ndėrtimin e njė shteti demokratik dhe atdhedashės. Pėrrallat me mbret qė «nė Europė nuk ka nacionalizėm» nuk kanė sens. Nė ēdo shtet tė Europės kur tė dėgjojnė duke folur gjuhėn e tyre tė «pėrkėdhelin», kur tė shikojnė se ti admiron kulturėn e tyre (mė falni pėr shprehjen) «shurrohen» nga gėzimi, e kur shikojnė se ti punon dhe kontribuon nė vendin e tyre tė thonė «ti je prej nesh». A thua kjo nuk quhet nacionalizėm?! Mirė pra, provojeni t'ia djegni flamurin serbit apo grekut?! Ndėrkohė qė flamurin tonė ato... nejse! Gjithsesi, sot ka nevojė aty ku flitet shqip edhe tė vendoset po shqip, ajo shqipja jonė e dashur. Kosova ka nevojė pėr ndėrtim, ka nevojė pėr orientim, ka nevojė pėr fjalėn e popullit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė