Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:36   #32
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Portreti mė i mirė, nė Firence

Portreti i Skėnderbeut qė e njohim mė sė miri dhe qė zakonisht prej shumkujt konsiderohet mė origjinali dhe mbi autencitetin e tij mund tė diskutohet, ėshtė padyshim portreti me ngjyra i cili ruhet ende dhe sot, nė "Galleria degli Uffizi" nė Firence. Mund tė thuhet se me tė vėrtetė ky ėshtė njė ndėr kopjet mė tė bukura tė Skėnderbeut, qė kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, megjithse edhe ai portret i pėrket njė piktori tė dorės sė dytė pėr nga ana artistike. Nė kėtė portret, Skėnderbeu ėshtė i paraqitur nė profil, i sjellun nga e djathta e me mjekėr tė gjatė e tė thinjur, e cila valė valė i rrėshket hijshėm mbi parzėm qė ėshtė e mbuluar me njė gunė apo tallagan tė rrethuar me lesh tė zi e pėrqafore tė kuqe. Nė kokė ka njė kėsulė skarlati tė kuq, tė ashtquajtur "alla
Caramagnola", nėn tė cilėn i rrėshqet njė copė beze apo astar pėr ta mbrojtur nga djersa. Shikimi i tij nė atė pikturė, ėshtė mjaft i theksuar e i mprehtė, por mė fort i ėmbėl se sa i vrazhdė. Balli ėshtė i gjerė dhe me rrudha e ėshtė i mbuluar deri nė gjysėm nga kėsula. Hunda ėshtė e madhe dhe pak e krrutė, e musteqet e bardha dhe tė gjata i mbulojnė buzėn esipėrme, kurse buza e poshtėme ėshtė e spikatur e pak e lavjerrėt. Syprina e kokės mban mbishkrimin :GEORGIVIS SCANDER BEK.

Prejardhja e portretit tė Firences

Prejardhja e kėtij portreti nė Galerinė e Firences, duket se ėshtė nga koleksioni i Pal Jovit (Paolo Giovo 1483-1552) humanistit tė pėrmendur, mjekut, historianit, shkrimtarit tė famshėm, e ipeshkvit titullar tė Noēerės, njėrit ndėr biografėt e Skėnderbeut. Ky person nė vitin 1536 nė brigjet e liqenit Lario afėr Comos, ndėrtoi njė vilė simbas projektit tė Giorgo Vasrit qė njihet si "Villa Plianina", me afreske e kopshtije, ndėr tė cilat zunė vend koleksionet e qindra pikturave. Paolo Giovo aty ekspozoi
portrete tė njerzėve mė tė pėrmendur, sidomos mbretėrve, princėrve, e kapedanėve tė famshėm nga tė gjitha kombet. Disa nga kėto piktura tė njerzėve tė famshėm, Jovit ja patėn dhuruar miqtė e shumtė tė tij, kurse pėr tė tjerat, ai organizoi piktorė qė kopjuan e riprodhuan ato portrete qė ruheshin ndėr familjet princore. Kriteri i tij ishte qė pikturat tė ishin sa mė origjinale e artistike, e kopjet sa mė tė pėrngjashme tė modelit qė ato
parafytyronin.

Miqėsia e Jovit me shumė artista tė kohės sė vet, sikurse ishte dhe Giulio Romano, dishepulli i Rafaelos, bėri qė ai tė mblidhte njė sasi tė madhe pikturash tė autorėve tė njohur, siē ishin Rafaelo, Tiziani, Mikelanxhelo, Visari etj. Ndėr kėta ishte dhe portreti i Mehmetit tė dytė, i pikturuar nga Gentillle Bellini. Deri nė atė kohė, askush nuk kishte njė kolesion tė atillė, as dhe muzeu i Vatikanit nuk mund tu lavdėronte se kishte njė koleksion
si ai i Jovit. Po kėshtu nė atė kohė, shumė familje pasanikėsh, me tė vėrtetė kishin nėpėr sallonet e tyre portrete, por vetėm tė pjestarėve tė familjes dhe jo tė princėrve tė tjerė. Pėr kopjen e portretit tė Skėnderbeut nė kėtė koleksion, nuk kemi tė dhėna tė sigurta se si ai erdhi nė muzeumin e Jovit apo prej cilit piktor ishte punuar dhe si qe mė vonė fati i asaj pikture. Po kėshtu, pėr atė qė sot ruhet nė "Galleria degli Uffizi" tė Firences, nuk e dimė me siguri, se a ėshtė origjinali i muzeut Jovian, apo kopja e bėrė prej piktorit Cristofano dell ` Altisimo gjatė viteve 1552-1556, sipas porosisė sė Cosimo I De Medici, pėr galerinė e tij nė Firence, qė sot quhet "Degli Uffizi".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė