Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-08, 10:28   #43
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Me sa kuptoj nuk do ishte levizje e mencur strategjike te hidheshe ne Itali kur Shqiperia ishte akoma e lire se latinet ne bashkepunim me shqiptaret mund ta perdornin si baze per sulme kunder turqve dhe do i detyronin te luftonin ne dy fronte. Kur u pushtua Shqiperia Fatihu u hodh ne Otranto, por pasi latinet e cliruan prap Otranton Fatihu vdiq dhe mesa di ky ishte i vetmi qe i kishte ven syrin te pushtonte Romen. Te tjeret pas tij u perqendruan ne gili vili ne haremin e tyre, ose me luftra ne Lindje, ndersa ata qe sulmuan prap Evropen per cfardo arsye zgjodhen rrugen nga Vjena, jo Italia.

Sa per mesjeten e Rilindjen, pushtimi otoman i Evropes nuk do sillte nje Rilindje aq madheshtore sociale, politike, shkencore, e teknologjike ashtu si e njohim sot. Shqiptaret qe jetuam per mbi 400 vjet nen Otomanet e dim mire ca prapambetje katastrofike na la. E megjithe ate pasuri qe vodhi lart e poshte prap nuk po i jep dot drejtim vetes Turqia e sotme.

E fundimisht nuk e marr vesh kte ankesen se Skenderbeu paska vrare muslimane shqiptare qe refuzuan te hiqnin dore nga Islami? A nuk ishte feja islame akoma element i ri ne ballkan dhe ata qe e adoptonin shum here e benin kte qe te tregonin besnikeri ndaj Sulltanit, armikut te Skenderbeut? E si mund te kishte besim te kta njerez Skenderbeu? Hamzait nuk i tha ndrysho fene, vec kur e preu ne bese e luftoi. Kur po lufton kunder Sulltanit si mund te tolerosh ate qe lufton per Sulltanin?
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė