Tema: Mbreti Zog!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-13, 15:00   #25
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbreti Zog!

Ahmet Zogu, patriot, vrasės, tradhėtar apo mbret i vetėshpallur.



Marrėveshja Nikolla Pashiq - Esat Pashė Toptani e 17 shtatorit tė vitit 1914

Ahmet Zogu dhe Nikolla Pashiq


Serbia dhe Shqipėria lidhin midis tyre paqe tė pėrjetshme dhe miqėsi. Do t“i shmangen si njėra ashtu edhe tjetra qė tė mos ofendojnė dhe dėmtojnė interesat dhe nderin e palės tjetėr.
2. Serbia dhe Shqipėria marrin mbi vete detyra dhe obligime, qė prej tani mos tė bėjnė marrėveshje me cilin do shtet tjetėr nė dėm tė interesave dhe zhvillimit tė palės tjetėr, dhe kurrė me askėnd mos tė bėjė marrėveshje kundėr mikut dhe aleatit tė vet.
3. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojė rregullimin e Shqipėrisė nė frymėn e vetive popullore dhe tė nevojave, duke pasė parasysh veēoritė e fiseve qė janė zhvilluar gjatė historisė.
4. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojė formimin e Kėshillit Kombėtar Shqiptar, ku do tė jenė tė pėrfaqėsuar tė gjitha fiset. Kėshilli do tė ketė fuqi ligjdhėnėse dhe do t“i emėrojė gjyqtarėt e popullit.
5. Tė dy palėt janė dakorduar qė pėr sundimtar tė Shqipėrisė ta njohin atė shqiptar, tė cilin do ta zgjedhė Kuvendi i madh popullor i pėrbėrė nga dy pėrfaqėsues tė fiseve mė tė mėdha dhe nga njė i fiseve tė vogla.
6. Nėse do tė zgjidhet Esat Pasha, ose ēdo shqiptar tjetėr i aftė dhe i denjė, atėherė tė dy palėt obligohen qė bashkėrisht t“i nxjerrin tre kandidatė dhe atė qė do ta zgjedhė Kėshilli i madh popullor, ta njohin.
7. Pėr t“u siguruar miqėsia e pėrjetshme dhe aleanca midis Serbisė e Shqipėrisė, ata janė dakorduar pėr doganėn e pėrbashkėt, mbrojtjen e pėrbashkėt, pėrfaqėsinė e pėrbashkėt ndaj vendeve tjera si dhe pėr mjetet e pėrbashkėta tė komunikacionit.
8. Nėse e kėrkon nevoja, pėr ruajtjen e miqėsisė dhe aleancės sė pėrbashkėt si dhe kontakteve tė drejtėpėrdrejta pėr mbrojtjen e tė dy shteteve, do tė themelohet me kohė njė trup i pėrbashkėt qė do tė kujdeset pėr zhvillimin dhe ekzistimin e enteve tė pėrbashkėta.
9. Krerėt shqiptarė marrin mbi vete obligim se nė territorin e vet nuk do tė durojnė kurrfarė agjitacioni kundėr Serbisė dhe qetėsisė sė saj, dhe se do t“u lejojnė tė krishterėve predikimin e lirė tė besimit dhe mėsimit nė dialektin me tė cilin flasin.
10. Kufiri definitiv midis Serbisė dhe Shqipėrisė do tė caktohet nga njė komision qė do tė pėrbėhet nga njė numėr pėrfaqėsuesish serbė e shqiptarė.
11. Shqipėria merr mbi vete obligim se nuk do t“i kundėrshtojė Serbisė nė ndėrtimin e hekurudhės sė Adriatikut deri nė Durrės, pasi kjo tė marrė obligim qė t“ua kompensojė pronarėve pėr tokėn qė ua merr.
12. Qė tė mund t“i paguaj shpenzimet rreth sendėrtimit tė kėsaj marrėveshjeje, Serbia obligohet tė japė nga 50. 000 dinarė nė muaj, deri sa tė zgjidhet sundimtari. Pasi tė zgjidhet ky, do tė bėhet njė marrėveshje e posaēme pėr pagesėn e shpenzimeve pėr nevoja tė enteve tė pėrbashkėta.
13. Ushtria serbe nuk guxon tė kalojė kufirin serbo - shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerėz tė armatosur, nuk guxojnė tė kalojnė nė tokat e Serbisė (Kosovės).
14. Kjo marrėveshje ėshtė arritur tani midis pėrfaqėsuesve tė Serbisė dhe pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė Esat pashės, kurse mė vonė do tė vėrtetohet nga sundimtarėt e Serbisė dhe tė Shqipėrisė, kur tė zgjidhet ky.
15. Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do tė punojė asgjė kundėr pėrmbajtjes sė kėsaj marrėveshjeje dhe se gjithnjė nė marrėveshje dhe me besnikėri do tė punojė me pėrfaqėsuesin e Serbisė, pa marrė parasysh se kush do tė caktohet nga ana e Serbisė.
Nė Nish, mė 4 (17) shtator 1914.
Nė emėr tė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar Esat Pashė Toptani.*
*)Teksti i marrėveshjes ėshtė shkruar nė turqisht me shkrim arab, kurse nėnshkrimi i Esatit ėshtė nė latinisht. Po ashtu njė kopje ėshtė edhe nė serbisht.
Marrėveshja Nikolla Pashiē - Ahmet Zogu, gusht-1924
1. Shqipėria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.
2. Kryetar do tė jetė Ahmet Zogu, qė do tė njoh dinastinė Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me njė herė njė kontribut finansiar vjetor.
4. Ministria e Luftės tė anulohet dhe Shqipėria s'do ketė ushtri Kombėtare.
5. Shqipėria do tė mbajė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.
6. Nė xhandarmėri do bėjnė pjesė edhe oficerė rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do ta furnizoi xhandarmėrinė me mjete financiare dhe armė.
7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerėt jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranoi, nė interes tė dy vendeve.
8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė bėhrt bashkimi doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.
9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės Ambasadorėve nė Paris se tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe ti bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga politika ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė, dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.
13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tu bėjė vendeve tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin e Jugosllavisė
14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh shqiptarė, me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t'i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.
16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve.
Gusht 1924


Ishte fati ynė, por jo krenaria jonė!

Hasan Prishtina i vrarė dhe vrasėsi i paguar nga Zogu

Ish-Mbreti i Shqipėrisė, i vetėshpallur, 1928-1939, rivarroset dhe i ngritet shtatore gjigande nė Tiranė. Do te ishte mire qė njė e tillė ti ngritej edhe nė Shkup,aty afėr Hasan Prishtinės. Berisha u pėrpoq ta prezentoi portretin e tij politik duke mos pėrmendur tė zezat qė ai ua beri shqiptarėve dhe arsyen e vėrtetė tė lavdatave ndaj Zogut. Ndoshta nipi i Zogut i ka kėthyer diēka nga ari i shtetit qė Zogu e plaēkiti kur iku nga Shqipėria.

Ahmet Zogu, si ēdo shqiptar i mirė apo i keq, meriton njė vend pėr varr nė Shqipėri si qė do ta meritoi edhe vendin shumė tė errėt nė Historinė Shqiptare. Para tij Shqipėria ka varrosur dhe u ka ngritur pėrmendore atyre qė ai i vrau: Ismail Qemali (u helmua), Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Kalosh e Lazam Dan Zajazi, Hasan Prishtina, Avni Rustemin, etj; dhe ata qė ikėn e shpėtuan, si Fan Noli, Ali Kėlcyra, etj.
Do tė ishte nė nderin e Sali Berishės qė nė 100 vjetorin e shtetit shqiptar tė mos merrej me kulte individėsh autokratė, por tė promovonte vlerat demokratike qė ka prodhuar shteti shqiptar nė kėto 100 vite jetė. Ėshtė e vėrtetė qė ato vlera janė tė pakta, por ato duhet tė jenė tharmi ku ne duhet tė mbėshtesim historinė tone, nėse duam tė bėhemi njė vend normal i Evropės.

Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Sali Berisha, nuk pėrfaqėsojnė vlera demokratike tė Shqipėrisė. Ata janė fati ynė, por jo edhe krenaria jonė.
Dokumente tė reja rreth Zogut dhe Serbisė

Atentatet e rėnda tė vitit 1924, nė Shqipėri, qė pasuan me revolucion dhe mė pas me njė luftė tė shkurtėr qė riktheu nė pushtet Ahmet Zogun, janė organizuar nga jugosllavėt. Tri telegrame tė Prefekturės sė Shkodrės dhe njė nga Vlora me informacione nga njė njeri i besuar pranė Konsullatės Jugosllave nė Shkodėr tregojnė se tentativa pėr tė vrarė Ahmet Zogun kur ishte Kryeministėr, vrasja e Avni Rustemit dhe ajo e dy amerikanėve nė Mamurras ishin pėrgatitur nga serbet pėr tė shkaktuar trazira dhe filluar njė luftė vėllavrasėse nė Shqipėri.
Shqiptarėt besojnė se Atentati ndaj Zogut dhe vrasja e Avni Rustemit ishin pasojė e konflikteve tė brendshme, por telegramet qė i pėrmendėm paralajmėrojnė Ministrinė e Brendshme pėr atentatet qė do tė ndodhnin. Vrasja e dy amerikanėve nė Mamurras, ekzekutimi nė qendėr tė Tiranės i Avni Rustemit dhe tentativa pėr tė vrarė Ahmet Zogun nga Beqir Valteri, sipas tekstit tė telegrameve dhe kohės kur ata janė derguar, kuptojmė se kanė qenė tė pėrgatitura nga Shėrbimet Sekrete Jugosllave, qė pastaj, pas trazirave tė merrej nėn kontroll Shqipėria e Veriut.

Telegrami qė paralajmėroi vrasjen e shtetasėve tė huaj (rasti i amerikanėve nė Mamurras), u dėrgua nė Ministrinė e Brendshme 2 ditė para se tė ndodhte vrasja, deri tani misterioze; telegrami qė lajmėronte vrasjen e Zogut atėherė Kryeministėr u dėrgua 1 muaj para se Valteri ta qėllonte atė nė Parlament; po ashtu kohė mė parė u dėrgua edhe ai pėr vrasjen e Avni Rustemit.

Telegramet nxjerrin ndėrkohė nė pah detaje misterioze. Si e dinte prefekti i Shkodrės se jugosllavėt kishin paguar 10 mijė franga ari pėr tė vrarė dy amerikanėt nė Mamurras, dy ditė pėrpara se ngjarja tė ndodhte? Agjenti sekret mbetet ende mister, por ai njeri ka qenė i mirėinformuar kur tregonte se pėrgatitej njė atentat ndaj Zogut. Njė muaj pas kėtij telegrami, Beqir Valteri qėlloi Zogun nė Parlament dhe historia u fsheh pas rivalitetit dhe faktit se Valteri ishte anėtar i grupit kundėrshtar tė Kryeministrit. Si ka mundėsi qė sigurimi sekret i Zogut ka qenė i informuar nė kohė dhe nuk ka reaguar. A duhet dyhuar se dhe ata kanė qenė kundėr Zogut dhe kanė dashur vrasjen e tij.

Muaj mė vonė paralajmėrohet se do tė vritet Avni Rustemi, sėrish askush nuk reagon dhe nuk e merr parasysh informatėn. Kur ai qėllohet, fajet bien mbi rivalin politik, Ahmet Zogun, dhe vendi kalon nė protesta masive dhe rrėzohet qeveria e Zogut.

Jugosllavėt deri nė kėtė pikė rezultojnė fitimtarė. Zogu kėrkon mbėshtetje tek ta dhe me ndihmėn e tyre, rrėzon qeverinė e Nolit dhe merr pushtetin. Fqinjėt paguhen me njė haraē tė rėndė dhe marrin nė atė kohė Shėn Naumin e Vėrmoshin, por edhe njė garanci se qeveria nė Tiranė do tė ishte nėn vasalitetin e tyre
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė