Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-01-11, 10:17   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Horoskopi vjetor 2011

Si do tė jetė viti 2011 pėr ata qė kėrkojnė tė gjejnė njeriun e tyre tė jetės? Po pėr ata qė shpresojnė tė kenė mė shumė fat, tė gjejnė njė punė mė tė mirė apo tė fitojnė mė shumė para? Horoskopi pėr 365 ditėt e ardhshme mund tė zbulojė pak nga ajo qė do tė na ndodhė duke nisur nga 1 janari.

DASHI

Nė podiumin e tė favorizuarve, Dashi do tė pėrjetojė njė vit, gjatė tė cilit do ta ketė tė pamundur tė mėrzitet. Lėvizjet planetare mė domethėnėse do tė kenė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė shenjėn tuaj. Qė nga fillimi i janarit mund tė gėzoni frytet e rikthimit tė Jupiterit, i cili do tė jetė tepėr bujar dhe optimist.

Nė fakt, kjo e fundit do tė jetė edhe fjala kyēe qė do t’u hapė tė gjitha portat. Planeti shumė fatsjellės do t’ua shtojė karizmin, duke i dhėnė edhe njė shtysė mjaft tė madhe entuziazmit tuaj. Duke qenė tipa impulsivė, duhet tė pėrpiqeni qė tė tregoheni edhe realistė nė rast vendimesh tė rėndėsishme, pėr tė mos hasur mė pas zhgėnjime tė pakėndshme. Nėse nė momentin qė do tė merrni njė vendim tė rėndėsishėm do t’ju mbysin dyshimet, duhet tė kėrkoni mendimin e njė njeriu tė besueshėm, pėr tė vėnė pėrballė opinionet tuaja, nė mėnyrė qė tė vendosni pėr zgjidhjen mė tė mirė.

Muaji mars do tė hapė dyert pėr Uranin progresist, origjinal, kreativ dhe revolucionar: ky planet do tė ketė njė ndikim shumė tė rėndėsishėm nė jetėn tuaj, edhe pėr shkak tė qėndrimit tė gjatė nė kėtė shenjė, pėrafėrsisht shtatė vjet.

Nė 2011-ėn ai do tė ketė njė ndikim tė madh tek tė lindurit nė ditėt e para tė muajit. Urani do tė bėjė tė mundur lindjen e njė ndjenje prepotente pėr pavarėsi: do t’u mjaftojė tė mendoni pėr njė ndryshim tė vogėl dhe menjėherė do t’i futeni punės pėr ta realizuar. Por kėshilla pėr ju ėshtė qė tė mos nxitoheni, mos hiqni dorė, por mos u bazoni tek impulset tipike tė Dashit dhe ekzaminoni me qetėsi dhe kujdes opsionet dhe mundėsitė qė keni nė dispozicion, tė cilat ėshtė e sigurt qė nuk janė tė pakta nė numėr.

Merkuri, planeti i inteligjencės, i mendimit, i aktivitetit cerebral, i komunikimit, i udhėtimeve tė shkurtra dhe i tregtisė do tė ndalet gjatė nė shenjėn tuaj (nga 9 marsi deri mė 16 maj) dhe do tė favorizojė tė gjitha aktivitetet e sipėrpėrmendura. Intuita do tė jetė njė nga pikat tuaja tė forta dhe kjo do t’ju ndihmojė qė tė dilni fitues nga njė sėrė sfidash.

Kundėr do tė keni Saturnin, sidomos ata qė kanė lindur nė ditėt e para tė muajit prill. Ky aspekt mund tė vėrė nė provė tė vėshtirė marrėdhėniet tuaja, por edhe mund t’i pėrforcojė. Rezultati do tė varet maksimalisht nga vetė ju dhe nga zgjedhjet qė do tė bėni.

Nėse jeni ēift ose nė njė shoqėri biznesi tė konsoliduar duhet t’i jepni rėndėsi tė madhe komunikimit dhe aspekteve serioze, konkrete tė rrethanave, duke mėsuar tė njohėsh dhe tė respektosh kėrkesat, frikėn, shpresat, ėndrrat dhe dėshirat e tė tjerėve. Sa mė tė ditur dhe tė disponueshėm tė bėheni, aq mė shumė do tė dini tė mbėshteteni tek vetja dhe nė ēift. Planeti i rreptė do kėrkojė kujdes mė tė madh nga ana juaj pėr ēėshtjet ligjore.

Me Plutonin, planetin e transformimit, nė kėnd jo tė favorshėm me shenjėn tuaj, do bėnit mirė tė tregoheshit shumė tė vėmendshėm pėr tė kapur sinjale ndryshimi nė aspektin profesional. Duhet tė tregoheni tė kujdesshėm pėr veprimet dhe sjelljet e tė tjerėve, qė do tė pėrpiqen t’ju manipulojnė juve ose njė situatė profesionale qė ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me ju. Ky ndikim do tė prekė mė shumė tė lindurit nga data 28 mars deri nė 3 prill. Gjithsesi, nuk duhet marrė si frymė negative, pasi mund tė jetė njė mėnyrė mjaft e mirė pėr tė zbuluar mundėsitė dhe aftėsitė qė keni.

Pėr tė lindurit nga data 21-31 mars, 2011-a do tė jetė njė vit revolucionar i karakterizuar nga njė shpirt observimi dhe nga shumė raste tė bukura qė duhen kapur nė kohėn e duhur, duke vlerėsuar ēdo vendim me njė dozė tė mirė racionaliteti.

Pėr tė lindurit nga data 1-10 prill, evenimentet do tė kėrkojnė njė autokritikė tė thellė dhe njė impenjim konkret, qė do tė japė rezultate tė shkėlqyera, sidomos nė pranverė dhe nė vjeshtė. Koherenca dhe serioziteti do t’ju duhen pėr tė arritur ato qė doni me tė vėrtetė.

Pėr tė lindurit nga data 11-20 prill, 2011-a do tė jetė njė vit i rėndėsishėm, me shumė aktivitete, nė tė cilat mund tė ēlironi tė gjithė kreativitetin tuaj, edhe pse jeni tė vetėdijshėm qė jo gjithēka ėshtė e lehtė nė jetė, por qė gjithmonė mund tė mbėshtetesh tek fati dhe tek njė burrė i mrekullueshėm, apo grua e mrekullueshme, si ai/ajo qė keni nė krah.

Objektivi i vitit: zgjerimi, shfrytėzimi i evenimenteve me fat, tregohuni tė kujdesshėm qė tė mos lejoni t’ju ikin raste unike qė mund t’iu ndihmojnė tė pėrmirėsoni jetesėn tuajėn.

Numrat me fat: Mundėsia e suksesit pėr tė lindurit nė shenjėn e Dashit, gjatė gjithė vitit, do tė jenė tė lidhura me kėto numra:
6, 19, 83, 90

Numri magjik pėr 2011-n ėshtė 3-shi.

FILLON REVOLUCIONI

Motoja juaj pėr 2011-n: Pėrpiqu tė zbulosh njeriun qė je i destinuar tė bėhesh, pastaj pėrvishju punės me pasion qė ta realizosh nė jetė. (Martin Luter King)

Dashuria
Mes teje dhe personit qė dashuron do tė shtohet intensiteti, dėshira pėr ta konsoliduar sa mė shumė marrėdhėnien. Ju keni nė anėn tuaj njė tifozeri me planetė tė rėndėsishėm, Saturnin, Uranin dhe Neptunin, qė kanė filluar tė japin mesazhe pozitive qė tani, edhe pse Marsi ka hapur zyrtarisht njė periudhė shumė tė lumtur nė jetėn tuaj dashurore. Mirėkuptimi bėhet mė i fortė dhe harmonia qė rritet e bėn edhe mė tė lumtur lidhjen tuaj.

Nė muajin maj do gjendeni nė “pole-position”: do jeni shumė tėrheqės dhe karizmatikė, ana erotike do tė jetė shumė e stimuluar. Vjeshta do tė regjistrojė momente tė pakėndshme, shumė intense por, mund tė krijojė pakėnaqėsi, tension dhe xhelozi nė marrėdhėniet nė ēift. Pėrpiquni tė tregoheni tė kujdesshėm dhe pajtohuni sa mė shpejt!

Jeni vetėm? Atėherė gjithēka ndryshon. Ju prisni gjėra tė mėdha nga 2011-a dhe mund tė rrini tė qetė, pasi s’do mbeteni tė zhgėnjyer; shumė planetė po pėrpiqen shumė qė nė fillim tė vitit pėr t’ju ndihmuar, por efektet mė tė mira do t’i arrini nga data 1 gusht dhe nė vazhdim, kur Jupiteri do tė hyjė triumfalisht nė shenjėn e Luanit: kjo do tė mundėsojė lehtėsimin e takimeve, flirtet, dashuritė e reja, qė do tė jenė vetėm fillimi i njė marrėdhėnieje tė qėndrueshme, tė lumtur dhe tė gjatė. Jupiteri do tė favorizojė projektet nė ēift, bashkėjetesėn, martesat dhe lindjen e fėmijėve.

Puna

Saturni ėshtė premtues dhe i krijon tė gjitha kushtet e nevojshme qė ju ta risistemoni sa mė mirė punėn, profesionin tuaj. Do t’u nėnshtroheni shumė sforcimeve, pėr tė “fituar” duhet tė luftoni, por ajo qė ka mė shumė rėndėsi ėshtė arritja e rezultateve. Mund tė ngriheni nė detyrė, nė pozicione qė as nuk i prisnit, madje mund tė ndryshoni edhe sektor. Pranvera do tė jetė e mbushur me impenjime, me detyra tė reja qė duhet t’i pėrmbushni mė sė miri. Maji mund tė rezervojė tė papritura, ndaj mos u rrėmbeni nga optimizmi.

Qershori do tė kalojė me lehtėsi, gushti dhe shtatori do jenė tė mbushur me kėnaqėsi dhe me rezultate tė rėndėsishme. Mund tė hasni ndonjė pengesė nė vjeshtė, por mos u shqetėsoni, do ta kaloni me sukses! Tė rinjtė nė kėrkim tė njė pune nuk do tė zhgėnjehen, yjet ju mbėshtesin: fillimisht do ta nisni me njė punė tė pėrkohshme, por pas muajit gusht gjithēka do tė pėrmirėsohet.

Paratė

Muajt e parė tė viti nuk do tė jenė euforikė nė kėtė aspekt, prandaj duhet t’i tregoheni disi dorėshtrėnguar, pasi mund tė gjendeni nė vėshtirėsi. Nga muaji gusht gjithēka ndryshon, portat pėr hyrjen e parave do tė jenė mė tė hapura dhe investimet nė bursė nuk janė aq tė rrezikshme. Me fjalė tė tjera mund tė mbėshteteni tek fati: mos hezitoni tė luani nė lotari.

Shėndeti

Marsi nė shenjėn tuaj ndaj data 19 janar siguron energji, forcė, gatishmėri, qė nga ditėt e para tė marsit: shkarkoni stresin duke bėrė xhiro me motor. Venusi pėrgjatė gjithė muajit mars siguron mirėqenie, pėrmirėsim fizik. Gjithēka do tė ecė mirė, por nė verė ju kėshillohet tė tregoheni tė kujdesshėm nė praktikimin e sporteve ekstreme, ndėrsa nė vjeshtė parashikohet qė tė jeni tė stresuar: bėni mirė tė merrni disa pushime! Njė dietė e ekuilibruar ėshtė rreptėsisht e kėshillueshme: duhet tė konsumoni ushqime tė lehta pėr tė mos rėnduar mėlēinė. Madje mund tė shtoni dhe nė peshė, efekt ky qė krijohet nga ndikimi i Jupiterit.


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante