Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-11, 23:53   #13
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Rugova* gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

RUGOVA MOJSIU SHQIPTAR


Shkruan: Dr. Pastor Femi Cakolli


Rugova shėmbėllimi i vetėm

Zakonisht kur flasim ose kur e pėrshkruajmė njė personalitet tė shquar publik* e nė veēanti karakteristikat e tij kryesore* atėherė ēdoherė merret si shėmbėllim njė figurė historike pėr t’u krahasuar. Nuk mund tė gjesh njė personalitet tjetėr shqiptar qė mund tė krahasohet me Ibrahim Rugovėn. Pra s’ka shėmbėllim pėr presidentin e Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. Deri tash kemi dėgjuar shumė shpesh qė ai tė jetė krahasuar me Gandin* por mua nė tė vėrtetė mė duket shumė mė i afėrt* shumė mė i krahasueshėm* shėmbėllyeshėm* me njė figurė tjetėr. Kush ėshtė kjo figurė? Ky njeri ishte hebre dhe ėshtė shumė i mirėnjohur pėr tė tri religjionet monoteiste tё Lindjes. Pėr izraelitėt* pėrkatėsisht pėr judaikėt* njihet me emrin Mosheu. Pėr tė krishterėt njihet me emrin Mojsiu. Pėr myslimanėt njihet me emrin Musai. Mojsiu i Biblёs jetoi para 3500 vjetėve. Zoti e dėrgoi kёtё profet nё Egjipt si njё pėrgjigje pёr popullin hebre qё ishte nёn skllavėrimin e Faraonit.

Rugova dhe Mojsiu

Mojsiu ishte rritur jo nga familja e tij. Rugova po ashtu nuk ishte rritur nga familja e tij. Mojsiu ishte prijės i popullit izraelit pėr 40 vjet nė momentet mė tė vėshtira* duke ecur nėpėr shkretėtirė* dhe duke dėgjuar ēfarė po i fliste Zoti. Rugova ishte prijės i popullit tė Kosovės gati pėr 20 vjet nė momentet mė tė vėshtira* duke ecur nė rrugė shpeshherė shkretėtire* dhe duke pritur dhe besuar se ēfarė do tė bėjė rendi demokratik i disa shteteve e veēanėrisht i Amerikės.
Mojsiu besonte nė tokėn e premtuar qė Zoti ia kishte shfaqur. Rugova po ashtu besonte nė pavarėsinė e Kosovės* i shfaqej. Me gjithė atė besim tė Mojsiut ai e pa vetėm nga larg tokėn e premtuar. Po ashtu me anė tė besimit Rugova e ka parė nga larg lirinė dhe pavarėsinė e vendit tonė. Mojsiu nuk hyri nė tokėn e premtuar* e as Rugova nuk hyri nė njė Kosovė tė pavarur. Mojsiu ishte shumė afėr tokės sė premtuar* edhe Rugova ishte shumė afėr pavarėsisė.
Mojsiu posa e pa tokėn e premtuar vdes* nė moshėn 120 vjeēare. Edhe Rugova posa po e shihte pavarėsinė e Kosovės vdes* nė moshėn 61 vjeēare. Kur u rrezikua Faraoni ai e ftoi Mojsiun pėr biseda. Kur u rrezikua Millosheviqi ai e ftoi Rugovėn pėr biseda. Mojsiu ishte lider popullor. Rugova ishte lider popullor. Me Mojsiun fillon formimi i krijimit tė shtetėsisė izraelite* dhe po kėshtu me Rugovėn fillon shtetėsia e Kosovės.
Me Mojsiun pėrmbytet koha dhe religjioni pagan egjiptas ndėr hebrenjtė* dhe po me Rugovėn fillon pėrmbytja e pushtimit serb nė Kosovė dhe me tė fillon pėrmbytja e komunizimit ndėr shqiptarėt nė Kosovė dhe Shqipėri.
Mojsiu ishte profet i madh. Rugova ishte lider i madh dhe profetizues i madh pėr pavarėsinė. Mojsiu nuk kishte ushtri e as armė dhe pėr tė luftonte dikush tjetėr. E as Rugova nuk kishte ushtri e as armė* por po ashtu pėr tė luftonte dikush tjetėr.
Pra pėr lirinė e ēlirimin e popullit tė Mojsiut ndėrhyri dikush nga jashtė* dhe po kėshtu ndodhi qė edhe pėr lirinė dhe ēlirimin pėrfundimtar tė popullit tė Rugovės ndėrhyri dikush nga jashtė. Mojsiu ishte autor librash* edhe Rugova ishte autor librash.


Presidenti Rugova ishte njė udhėheqės biblik

Nėse Rugova nė disa dimensione mund tė krahasohet me Mojsiun* prej kėsaj mund tė themi se Rugova si lider ishte njė udhėheqės biblik. Me tė fillon njė politikė e re shqiptare qė kurrė nuk ishte parė mė herėt. Politika e tij* mendoj* u ndėrtua mbi thėnien e Jezus Krishtit: Mos i rezisto tė ligut. Kjo u bė motoja e mendimit dhe e politikės sė tij* e cila mbėshtet mbi paqe* mirėkuptim* mbi mendimin humanist e modern* e njohur ndryshe nė botė edhe si politika e rezistencės paqёsore. Rugova ishte njė njeri modest* real* i thjeshtė* i pėrulur dhe karizmatik. Karizma e tij ishte po ashtu tejet unike. Prej gojės sė tij nuk dolėn premtime boshe gjė qė zakonisht politikanėt i bėjnė. Prej gojės sė tij nuk dolėn akuza* kėrcėnime* vrer* etiketime pėr kundėrshtarėt e tij politik. Ishte me shpirt tė madh dhe demokrat. Njeriu qė besonte nė miqėsinė* madje ai thoshte miqėsinė me disa shtete e kombe* dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-t. Ai gjithmonė i kujtonte ata qė i kishin bėrė mirė Kosovės duke i falėnderuar ēdoherė publikisht me emėr e me mbiemėr. Lidhte miqėsi dhe synonte tė ngrinte monumente tė kėtyre miqėsive duke ndarė gurė tė ēmueshėm gati pėr tė gjithė ata qė e vizitonin ose qė i vizitonte.
Kryetari Rugova ėshtė politikani dhe intelektuali i parė shqiptar qė hapur thėrriste dhe shpallte bekime nga Zoti pėr vendin dhe popullin tonė* duke thёnё: Zoti e bekoftė Kosovёn! Zoti e bekoftė Amerikёn! Zoti i bekoftė shqiptarёt!
Pėrfundimisht* politika* kultura dhe mendimi i tij u ndėrtuan mbi vetėdijen dhe kulturėn krishtere perėndimore dhe kombėtare. Presidenti i parė i Kosovės pėrveē se ishte njė politikan* letrar ai ishte edhe njė lider shpirtėror.


Tri tipare tė tij: durimi* heshtja dhe buzėqeshja

Durimi* heshtja dhe buzėqeshja e tij ishin shprehjet e tij mė tė thella filozofike. Durimi i tij ishte i nevojshėm pėr ekzistencėn kombėtare dhe pėr t’iu shmangur tė ligut. Heshtja ishte pėr maturi* meditim dhe vizion tė tij. Buzėqeshja ishte shprehja e kurajės* e shpresės dhe e sinqeritetit tė tij. Buzėqeshja e tij ishte edhe pėrballje me jetėn* sfidat dhe me ligėsitė. Buzėqeshja e tij ishte edhe lamtumira e tij.


Politikani jokonvencional

Rugova nuk ishte njė tip politikani konvencional* prandaj edhe fjalori i artikulimeve tė tija politike ishte mė shumė emblematike* ose formulative* prandaj ai nuk ishte imponues. Derisa burrėshtetas tė tjerė me aq shumė investime* droje* e roje e fshehin gjendjen e tyre shėndetėsore* kurse nė anėn tjetėr Ibrahim Rugova shfaqet vetė para opinionit dhe e tregon tė vėrtetėn* dhe kėtu del ai karakteri i tij prej njė burri dhe njė malėsori shqiptar. Njė kohė tė gjatė ai ėshtė sjellė sikur tė ishte i ati i Kosovės.


Rugova politikani mė i njohur shqiptar nė botė

Rugova* pėr mendimin tim* mbetet figura politike mė e njohur shqiptare nė botė* dhe figura mė e madhe politike shqiptare pas Luftės sė Dytė Botėrore ndėr gjithė shqiptarėt* kudo nė botė. Rugova ishte njeriu dhe politikani mė i njohur shqiptar qė ka pasur admirimin mė tė madh se kushdo tjetėr politikan shqiptar nga bota perėndimore. Rugova ishte njeriu i besimit. Kryetari Rugova kurrė nuk e pėlqeu konfliktualitetin. Ai ishte njeriu i durimit dhe i maturisė. Pėrveē tjerash* me shumė zell e ka studiuar veprėn e shkrimtarit kryesor tė kulturės kombėtare shqiptare Pjetėr Bogdani. Kryetari Rugova ishte lexues pasionant i Biblės* dhe mahnitej me toponimet iliro-shqiptare tė saj. Mё kujtohet kur nё shtatorin e vitit 1993 i dhamė sё bashku me Anton Krasniqin Biblёn komplet tё pėrkthyer pёr herё tё parё nё gjuhёn shqipe* ai na tha se kёto kohё po i lexonte dhe i studionte Psalmet e Davidit* nё serbisht.


Pushoftė nė praninė e Zotit

Normalisht si ēdo njeri tjetėr* si ēdo kryetar tjetėr* si ēdo intelektual tjetėr* edhe ai i kishte tė metat e tij* por pėr shkak tė momentit* pėr shkak tė veprės sė tij* pėr shkak tė jetės sė tij* pėr shkak tė idealeve tė tij* e sidomos pėr shkak tė nevojės qė ai tė ishte ende me ne* nuk mund tė ndalemi nė to tani* prandaj sot po e kujtojmė me respekt dhe me admirim kryetarin e parė tė Kosovės* duke u lutur pėr familjen e tij* pėr vendin tonė* dhe duke e falėnderuar Zotin pėr Ibrahim Rugovėn.

Zoti e ngushėlloftė familjen e tij!
Zoti e ngushėlloftė popullin shqiptar!
Zoti e ngushėlloftė Kosovėn!

Pushoftė nė paqe dhe nė praninė e Zotit!
Amen!


Shёnim:

Pastor Femi Cakolli ёshtё Kryetar i bashkёsisё fetare “Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs”* dhe autor i disa librave.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė