Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-08-11, 21:10   #34
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari Shiko postimin
Kudra* del Ponte nė bankėn e tė akuzuarve




Publikuar: 12.08.2011 - 16:16

Hagė, 12 gusht - Nė fund tė vitit 2005 dhe nė fillim tė vitit 2006 nė Gjykatėn e Hagės janė shkatėrruar rreth 1.000 sende personale tė viktimave tė gjenocidit, shumė prej tė cilave ishin pėrdorur si prova materiale nė proceset gjyqėsore. Shumica e kėtyre sendeve ishte nga varrezat masive, transmeton Deutsche Welle.

Prokuroria nė Hagė disa vite mė vonė vendosi qė ato “tė shkatėrrohen, pėr shkak se ishin nė fazėn e kalbjes dhe paraqisnin rrezik pėr shėndetin e njeriut”. Kjo ishte njė goditje pėr ata qė i kishin mbijetuar gjenocidit, sepse siē theksojnė pėrfaqėsuesit e shoqatave tė Srebrenicės “janė shkatėrruar kujtimet e tė vrarėve”.

Ata nuk i ka qetėsuar as sqarimi se tė dhėnat dhe fotografitė e sendeve tė shkatėrruara ndodhen nė arkivin e gjykatės. Sendet personale tė tė vrarėve pėr tė mbijetuarit kanė njė vlerė shumė tė madhe emocionale.



Objektet janė shkatėrruar pa pėlqimin e familjeve tė viktimave
"Kujtimet e fundit tė fėmijėve tanė dhe bashkėshortėve u shkatėrruan gjatė mandatit tė Karla del Pontes, e cila edhe e ka nėnshkruar vendimin pėr shkatėrrimin e atyre sendeve. Ne do tė vazhdojmė tė kėrkojmė qė ata tė cilėt janė pėrgjegjės tė dalin para drejtėsisė, sepse ata duhet tė kishin kėrkuar pėlqimin e familjeve ose tė shtetit tonė, Bosnjė e Hercegovinės", thotė kryetarja e shoqatės "Nėnat e Srebrenicės", Hajra Catic.

Shoqatat e Srebrenicės kanė mbledhur 4000 nėnshkrime tė personave tė mbijetuar, tė cilėt kanė kėrkuar angazhimin e njė ekipi tė avokatėve. Prokurori nga Tuzla Damir Aliq ėshtė anėtar i grupit, qė do tė pėrfaqėsojė viktimat falas nė kėtė rast.

Pėr Deutsche Welle-n ai thotė: "Ka shumė gjasa qė nė listėn e tė akuzuarve tė jetė edhe ish-kryeprokurorja Karla del Ponte dhe rrethi i afėrt i njerėzve, tė cilėt vendosėn pėr shkatėrrimin e provave".



"Shkatėrrimi i provave ėshtė urdhėruar nga Karla del Ponte"



"Dyshimi bazė se zonja Karla del Ponte ka urdhėruar shkatėrrimin e kėtyre sendeve ėshtė konfirmuar nga burime tė shumta dhe ne po merremi me kėtė problem nė mėnyrė sistematike. Ne pėrgatitemi pėr tė ngritur njė kallėzim ose aktpadi dhe do ta bėjmė kėtė sapo tė kemi mbledhur provat e mjaftueshme", thotė Aliq.

Ekipi i avokatėve, tė cilit i janė bashkuar edhe avokatėt britanikė Hugh Mercer dhe Jessica Wells, ka llogaritur nė mbėshtetjen e institucioneve tė Bosnjė e Hercegovinės, thekson Aliq.

"Kemi premtime tė dhėna gojarisht, por jo edhe mbėshtetje konkrete. Autoritetet e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Bosnjė e Hercegovinės kanė anuluar njė takim tė paraparė pėr ditėn e enjte (11.8.). Ne kemi mbėshtetjen e shumė individėve, duke pėrfshirė kėtu edhe atė tė anėtarit tė presidencės sė Bosnjė e Hercegovinės, Bakir Izetbegoviq dhe shpresojmė qė kjo mbėshtetje do tė jetė edhe mė e madhe", tha Aliq.

Ekipi i avokatėve synon qė tė ndihmojė nėnat nga Srebrenica qė tė kenė njė pėrgjigje pėr atė se kush dhe pse i shkatėrroi kujtimet e mė tė dashurve tė tyre, dhe pse pėr kėtė ėshtė heshtur pėr vite me radhė. Anėtarėt e ekipit tė avokatėve mendojnė se pėrgjigjet ndaj kėtyre pyetjeve do tė bėhen tė njohura shumė shpejt

http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,15,65876


*fjalė rajonale kosovare. Nė fjalorin e shqipes e keni sinonimin : bushtėr, bushtra (femra e qenit)


ani de po i thojna zagaric kuder e gjuetis
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė