Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-08-11, 16:46   #35
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Vrau gruan ngase deshti divorc

Vrasėsi ishte i zemėruar sepse vajzat e tij nuk ishin ashtu siē i kishte menduar dhe sipas tij, fajtore pėr kėtė ishte gruaja
(I plotėsuar) - Ajo duhej tė vdiste, sepse mbrojti vajzat e saj“. Kėshtu e kishte titulluar tekstin Blick, nė tė cilin jepen detaje nė lidhje me tragjedinė e ndodhur nė Pfäffikon tė Cyrihit, ku kosovari 59-vejaēar kishte vrarė gruan dhe njė punonjėse sociale.

Mė tutje pohohet se 52- vjeēarja, S.S. kishte vuajtur vite me radhė nga bashkėshorti i saj i dhunshėm.Sė fundi, ajo kishte marrė guximin qė tė ndahet pėrfundimisht nga ai.

Por qė ndodhi njė histori tragjike nga njė pėrpjekje pėr tė shpėtuar nga martesa e dėshtuar.

Nė rrugėn “Frohnėies“, nė afėrsi tė njė kalimi hekurudhor, nė njė grindje ndėrmjet njė burri dhe njė gruaje. Po grindeshin pensionisti invalidor Sh. S. dhe gruaja e tij S. S., e cila kishte punuar si kuzhiniere dhe pastruese.

Sh.S. papritmas qėllon me njė armė mbi gruan e tij, duke e plagosur pėr vdekje. Nė mesditė ai vazhdon nga vendi i krimit edhe qindra metra deri nė objektin e Komunės.



Para zyrave tė Entit pėr Mirėqenie Sociale tė Pfäffikon-it, Sh. S. ka shtėnė mbi viktimėn e tij tė dytė, shefen e kėsaj zyre, D.H. 48-vjeēare, nėnė e dy fėmijėve. D.H. vdiq mė pas nė spital. Pastaj, dorasi i kėsaj vrasje tė dyfishtė arrestohet pa i rezistuar policisė.


Nipi i viktimės Shqipėrim Badalli
Pos kėtyre detajeve, Blick ka intervistuar nipin e viktimės, Shqipėrim B. Ai ka thėnė se halla e tij dhe Sh. S. janė grindur shpesh. Ai ka deklaruar se ajo donte divorc.

Ēifti ka gjashtė fėmijė, pesė vajza dhe njė djalė. Tė gjithė tė moshės 19 dhe 31 vjeē. Tė gjithė tė rritur duke jetuar tė pavaruar. Kjo nuk i pėrshtatej Shaniut.

"Ai ka thėnė se vetėm dy vajza i kanė shkuar pėr qejfi Sh.S., ndėrsa tė tjerat ka thėnė se i kanė sjellė turp familjes", ka deklaruar Shqipėrimi.

Dhe pėr kėtė, sipas dorasit, ka qenė pėrgjegjėse S.S., deklaron Shqipėrim B.. “Sh.S. besonte se ishte njollosur reputacioni i tij dhe ishte turpėruar pėr tokė. Kohėt e fundit ai vetėm ėshtė falur. Ai ishte thelluar fetarisht", tha Shqipėrim B..

Ai nuk donte qė vajzat e tij tė punojnė.

"Sh. S. ishte shpesh i zemėruar, sepse vajzat e tij nuk ishin ashtu siē i kishte menduar“, deklaron pėr Blick nipi i S.S. sė ndjerė. Viktima kosovare kishte punuar nė zyrat pėr mirėqenie sociale nė Pfäffikon.


Drejtoresha e vrarė e Entit tė Mirėqenies Sociale, Daniela H.
Pėr tė punuar S.S. ishte inkurajuar nga drejtoresha e Entit tė Mirėqenies Sociale, D.H. "Sh.S. ishte edhe nė zyrat e mirėqenies sociale pėr t’i fajėsuar pėr problemet martesore."

Nga ana tjetėr, fqinjėt kishin dėrgjuar shpesh grindjet nė kėtė familje, ku ishte njoftuar edhe policia.

Por S.S. kishte vazhduar tė qėndrojė me burrin e saj tė dhunshėm, deri mė 10 korrik. Viktima i kishte treguar njė fqinjės sė saj pėr dhunėn qė kishte pėrjetuar nga bashkėshorti.

Menjėherė pas kėsaj, Sh.S. ėshtė kapur nga policia. Sipas policisė kantonale tė Cyrihut, atij i ishte ndaluar kontakti me familjen pėr njė kohė tė caktuar, por e kishin lėnė tė lirė

Autori i vrasjeve, Sh. S. ishte zhdukur nė Kosovė. Ai e la gruan e tij, por vazhdimisht i kishte dėrguar mesazhe kėrcėnuese se do ta vriste nėse ajo do tė ndahet nga ai.

Nė ditėn tragjike, nė orėn 09:30, njė 52-vjeēare, fqinje e S. S. ishte takuar me tė nė Migros."Ajo mė tha se po kėrkonte banesė", tha ajo. Mė pak se tri orė mė vonė ishte e vdekur”.

59 vjeēari nga Kosova vret gruan e tij dhe njė punėtore tė komunės
Sipas policisė, njė 59 vjeēar nga Kosova, ka shtėnė me armė mbi gruan e tij, 52 vjeēe. Gruaja nga plagėt e marra ka vdekur nė vendin e ngjarjes. Sipas njė dėshmitar okular, ēifti nga Kosova kishin pasur zėnka edhe mė herėt, raporton Blick.

Sipas njė dėshmitari tjetėr, mė pas 59 vjeēari nga Kosova ishte parė duke shėtitur me armė nė dorė rugėve tė Pfäffikonit.
 
Mė vonė janė dėgjuar tė shtėna tė tjera.

Dėshmitarėt kanė thėnė se tė shtėnat kanė ardhur nga objekti i komunės, rreth 100 metra larg nga vendi ku e kishte qėlluar gruan e tij.
 
Atje, 59-vjeēari kishtė qėlluar njė grua tė dytė, drejtoreshėn e departamentit pėr Ēėshtje Sociale nė Pfäffikon. Ajo e plagosur rėndė ishte dėrguar nė spital, ku kishte ndėrruar jetė gjatė orėve tė pasditės.

Policia ka arritur tė kap kosovarin qė kishte kishte kryer kėtė vrasje tė dyfisht.
 
Motivet e kėsaj vrasje ende nuk janė sqaruar nga policia..

Ēifti nga Kosova kishin pesė fėmijė, katėr vajza dhe njė djalė.


Mediet zvicerane raportojnė se autori i kėsaj vrasjeje ishte me shėndet tė keq, ndėr tė tjera kishte vuajtur nga depresioni.
  Pėrgjigju Me Kuotė