Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-09-11, 20:29   #41
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze




Vlorė, ekzekutohet me dinamit gjyqtari (video)

Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallės sė Parė nė Gjykatėn e Vlorės ėshtė vrare sot nga njė shpėrthim eksplozivi nė bulevardin kryesor tė qytetit tė Vlores.
35-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prej tyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.
Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket.
Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit.
Ky eshte rasti dyte brenda nje harku te shkurter kohor qe ne qytetin e Vlores organizohen atentate me eksploziv qe shkaktojne terror. Pak muaj me pare ishte Renato Abazi personi qe u ekzekutua me nje shperthim eksplozivi ne qender te qytetit.
Gjyqtarėt: Sulm ndaj sistemit

Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise u shpreh se sulmi me menyren, kohen dhe vendin e ekzekutimit te tij ka mbjelle nje klime terrori te pashembullt dhe ka per synim jo vetem terrorizimin dhe frikesimin e sistemit gjyqėsor por, mbi te gjitha goditjen, terrorizimin dhe frikesimin i te gjithe sistemit te drejtesise, agjencive te zbatimit te ligjit dhe cenimin e sundimit te ligjit ne vend.

Unioni ka denuar aktin terrorist dhe i ka bere thirje organeve kompetente shteterore te rrisin performance e tyre ne drejtim te mbrojtjes, sigurise se jetes dhe familjeve te gjyqtareve si dhe kushteve te punes se gjyqtareve.
Nderkohe policia po kryen hetime per te zbardhur ngjarjen e rende qe tronditi jo vetem qytetin e Vlores, por mbare opinionin publik shqiptar.
Topi: Atentat ndaj sistemit tė drejtėsisė
Presidenti i Republikės, Bamir Topi dėnoi ashpėr aktin kriminal qė ndodhi sot nė Vlorė kundėr gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Nė njė reagim publikuar nė faqen zyrtare tė Presidencės, kreu i shtetit e konsideron kėtė sulm mafioz qė i mori jetėn e gjyqtarit, si njė atentat ndaj sistemit tė drejtėsisė, shtetit ligjor dhe demokracisė nė Shqipėri.
"Atentati ndaj njė gjyqtari pėrbėn kėrcėnim pėr shoqėrinė dhe institucionet e shtetit", thuhet nė reagimin e Presidentit, i cili i kėrkoi autoriteteve pėrgjegjėse pėr hetimin e ngjarjes kriminale, tė veprojnė me pėrkushtim e vendosmėri pėr zbulimin dhe dėnimin e merituar tė autorėve.
Spahiu: Atentat kundėr gjyqėsorit
Nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė Kreshnik Spahiu dėnoi ashpėr ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mėngjesin e sotėm nė qytetin e Vlorės.
Nė njė prononcim pėr mediat, Spahiu u shpreh se ekzekutime tė tilla terroriste nuk duhet tė ndodhin nė asnjė vend, ku funksionon rendi dhe ligji.
"Ky akt ėshtė nė vazhdėn e disa ngjarjeve, atentateve kundėr gjyqėsorit pėrgjatė viteve tė fundit, duke pėrbėrė njė rast tė paprecedentė qė nga koha e Ismail Qemalit", tha Spahiu.
Numri dy i KLD-sė kėrkoi qė kjo ngjarje tė trajtohet me prioritet dhe tė vendosen para drejtėsisė autorėt e veprės kriminale, pasi sipas tij, ky ėshtė njė akt kundėr strukturave tė drejtėsisė.
"Shqipėria synon tė jetė nė rrugėn drejt BE-sė dhe jo nė Sicilinė e 50 viteve mė parė, ku drejtėsia gjunjėzohet pėrballė veprave mafioze dhe krimit tė organizuar", tha Spahiu.
Berisha: Akt i shėmtuar kriminal
Edhe Kryeministri Sali Berisha dėnoi aktin e vrasjes sė gjyqtarit Skerdilajd Konomi, nė Vlorė, duke e konsideruar kėtė si njė ngjarje tė shėmtuar kriminale.
Duke shprehur ngushėllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe tė qeverisė, ndaj familjes Konomi dhe tė trupės gjyqėsore tė vendit, Kryeministri Berisha kėrkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit tė autorėve dhe organizatorėve tė kėtij akti mizor.
Topalli: Sulm kundėr shtetit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se ngjarja e sotme nė Vlorė ėshtė sulm kundėr shtetit.
Duke kėrkuar qė organet e drejtėsisė tė zbulojnė autorėt e kėtij atentati, Topalli theksoi se sulmi ndaj atij qė i shėrben shtetit ėshtė sulm ndaj mbarė shoqėrisė.
Kryetarja e legjislativit i shprehu ngushėllimet familjes sė gjyqtarit Konomi.
  Pėrgjigju Me Kuotė