Tema: Alkimia
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-12, 13:38   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Alkimia

Sukseset nė fushėn shkencore

Lirisht mund tė thuhet se alkimistėt ishin mė shumė se "prodhues ari" dhe magjistar! Ata i dhuruan botės, artin e shkencės - ishin pionierė nė shėrbim tė saj. Megjithėse ata, veprimtaritė e tyre i bazonin nė katėr elementet themelor ambiental (dhe tė pestin, elementin eterik - akashėn, qė konsiderohet elementi fillestar krijues ose elementi i (para)origjinės), njė numėr i konsiderueshėm i elementeve kimik qė sot shkenca i njehe (gjithsej 114 - natyral dhe artificial), janė produkt, janė zbulimi i alkimistėve. Gjithashtu, edhe shumė pajisje qė edhe sot e kėsaj dite pėrdorėn nė laboratorė tė ndryshėm, sikurse janė epruvetat nga qelqi, janė zbulimi i alkimistėve, si dhe shumė zbulime tė tjera tė suksesshme pa tė cilat shkenca e sotme do tė ishte tejet e varfėr.

Ishte Paracelsusi (Philippus Aureols), mjeku dhe alkimisti antik, i cili analizoi trupin e njeriut dhe e konsideroi atė si njė sistem tė proceseve kimike dhe erdhi nė pėrfundim se lėndė kimike tė pėrfituara nga bimėt ndikojnė nė trupin e njeriut dhe mund ta shėrojnė atė. Ishte ky sinjali i parė prej tė cilit lindi kimia farmaceutike dhe mjekėsia shėruese alternative (fitoterpia).

Nė librin e tij tė vitit 1536, "Medikamenti i mrekullive tė mėdha", Paracelsusi pėrshkruan bazamentin e hulumtimit tė qelizave, njė ēelėsi i teknologjisė sė shekullit 21: "Zemra shėron zemrėn", mushkėria shėron mushkėrinė, shpretka shėron shpretkėn; e njėjta shėron vetėn." Asgjė tjetėr nuk bėnė as terapia qelizore: qelizat e marra nga pacienti, pėrgatitėn nė laborator, dhe sėrish injektohen nė organin e dėmtuar. I njėjti princi vlen edhe sferėn e transformimit shpirtėror - ėshtė mendja ajo qė shėron, forca jonė e brendshme, janė mendimet pozitive baza shėruese e tė gjitha deformimeve psikike, pra ne jemi shėrues tė vetvetes, siē jemi edhe kreator tė ardhmėrisė - tė lumtur ose plot vuajtje, varėsisht prej kahjes sė mendimeve. Dhe sėrish po rikthehemi tek zanafilla, tek ligji i Hermesit, tek "Bibla e hermetizmit": "Si poshtė ashtu edhe lartė..." Dukja e botės suaj tė jashtme ėshtė pasqyrim i botės suaj tė brendshme i botės sė mendimeve. Mendimet janė zanafilla e ēdo gjėje, e tė gjitha proceseve psiko-fizike. Tė menduarit ėshtė burim i njė aksioni, energji, prej tė cilės edhe ēdo gjė fillon, njė mekanizėm, qė vė nė lėvizje tė gjitha proceset pasuese, pozitive apo negative, tė brendshme apo tė jashtme.
Alkimisti dhe mjeku francez, Jean-Baptiste Denys pohonte se kishte zbuluar njė barė qė shėron sėmundjet shpirtėrore. Ishte i pari qė injektoi gjakun e kafshėve tek njeriu - njė tė sėmuri psikik, njė djaloshi tė ri, ia injektoi gjakun e deles. Edhe pse djaloshi nuk u shėrua, megjithatė, me pėrpjekjet e tij, Denys u bė njeriu i parė nė historinė e njerėzimit qė praktikoi transfuzionin e gjakut, mėnyrė kjo e domosdoshme nė mjekėsin e sotme.

Mjaftė shumė ėshtė nė praktikim e sipėr, nė fushėn e hulumtimeve tė shkencės sė mjekėsisė, edhe elementi mė i dashur i alkimistėve, elementi mė me vlerė, pasqyrimi i shkėlqimit dhe pastėrtisė, pėrsosmėrisė sė Perėndisė - ARI. Nė kohėt e lashta ari konsiderohej si simbol i zemrės sė njeriut dhe fuqisė sė Zotit. Rėndėsia dhe domethėnia e veēantė e arit pėr njeriun, nuk ėshtė zbehur aspak as nė ditėt sotme. Ari sot ėshtė barometėr matės i zhvillimit ekonomik tė njė shoqėria. Rezervat e depozituara tė arit, janė siguria mė e mirė e njė shteti. Nė raste krizash ekonomike, atėherė kur kartėmonedhat kthehen nė letra pa vlerė dhe nuk luajnė mė asnjė lloj roli, tė gjithė kėrkojnė qė tė gjejnė strehė te shkėlqimi verbues i arit.

Ari, po ashtu ėshtė ndėr stolit mė tė preferuara tė njeriut, nė veēanti i adhuruar tejet shumė nga gjinia e bukur - zbukuruesi mė i preferuar i qafės, dorės, gishtit. A mund tė paramendohet njė martesė pa prezencėn e kėtij metali tė ēmuar?! Edhe nė manifestime tė ndryshme, e nė veēanti nė sport, garuesi mė i mirė pėrherė nderohet me medalje tė artė. Edhe personalitetet mė tė famshėm botėrore dekorohen me medalje tė artė. Pra nė planin material, ari merr formėn e simboleve tė ndryshme, por edhe nė planin shpirtėror ari e ka po atė vlerė! Sa e sa herė kemi dėgjuar tė vlerėsohet mendimi i dikujt si i artė! Vepra e tij e artė... punė e artė... por edhe nderimi i njė njeriu tė dashur e tė ēmuar, tė cilin, nga respekti qė kultivojmė ndaj tij, i japim epitetin mė tė lartė, duke e konsideruar si - mikun/eshėn e ARTĖ!
Edhe nė figurat e pikturuara tė shenjtorėve, gjegjėsisht rreth kokės sė tyre, gjithnjė shihet njė aureolė i shkėlqyer, njė kurora e ndritshme ngjyrė ari, simbolikė e amshueshmėrisė.

Por tė kalojmė tek praktikimi i kėtij metali me kaq shumė vlera, nė fushėn e shėndetėsisė. Sot shkenca ka arritur qė arin ta kthej edhe nė tableta, pėr trajtimin e sėmundjeve tė artritit reumatik, si terapi pėr luftimin e qelizave kancerogjene, sėmundjes sė AIDS-it etj. Hulumtimet dhe eksperimentimet e shumta kanė dėshmuar se strukturat e kėtij elementi nė mėnyrė ideale i transportojnė nėpėr trupin e njeriut lėndėt (materiet) shėruese. Bile ari vlerėsohet tė jetė edhe si mjet shumė i pėrshtatshėm pėr transportimin e gjeneve deri nė qelizat e njeriut. Athua ėshtė ky metal lėnda e parė pėr "Gurin e dijes", i cili na udhėzon drejt "eliksirit tė pėrjetėsisė"? Alkimistėt nuk patėn sukses nė zbulimin e tij, megjithatė rezultatet e sukseset e tyre nė shumė fusha po i pėrjetojmė dhe shijojmė ne sot!

Me 21 korrik tė vitit 1969, raketa "Saturn V" qė po dėrgonte pėr herė tė parė njerėz drejt satelitit tonė - Hėnės, startoi falė zbulimit tė alkimistit arab, Abu Musa Dshabir ibn Hayyan. Ky alkimist qė nė shekullin e 8, tė erės sonė, arriti tė prodhoj pėr herė tė parė acidin nitrik, acid i cili pėrjetoj njė karrierė tė jashtėzakonshme, dhe deri para pak vitesh ishte pjesė pėrbėrėse e karburantit tė raketave.

Shumė herėt, para se rryma dhe poēet elektrike nė dhomat tona ta transformonin natėn nė ditė, alkimisti Hennig Brand, nė vitin 1669, duke kėrkuar "Gurin e dijes", nga eksperimentet e bėra me urinė, zbuloi njė lloj drite tjetėr, dritėn artificiale - fosforin, elementin e parė kimik tė kohės sė re. Mė vonė u pa se kjo lėndė ėshtė mė shumė se sa njė burim drite pėr llamba nate. Me fosfor zhvillohen shumė mė mirė dhe mė shpejtė edhe bimėt. Sot fosfori shėrben si lėndė bazė pėr pėrfitimin e fosfateve , njė pėrbėrės elementarė i plehut kimik.
Nė kėrkim tė njė lėndė absolutisht tė pastėr, e perfeksionuan alkimistėt artin e distilimit, dhe arritėn tė pėrfitojnė alkoolin e pastėr. Ata zbuluan pėr herė tė parė njė substancė, me tė cilėn, pėrveē dezinfektimit, mund tė tretej, pastrohej rrėshira, vaji dhe pėrbėrės tjerė tė kėsaj natyre - asokohe shihej si mrekulli, ndėrsa sot, gjė e rėndomtė por dhe e domosdoshme nė pėrditshmėri.

Automobil pa bateri startuese (akumulator) - pėr kohėn e sotme e pamundur! Por edhe bateri pa acid sulfurik, pothuajse e parealizueshme! Sot nė botė prodhohen rreth 130 milion tonelata tė kėtij acidi. Me emrin Vitriol (lat. Vitrum - qelq) njihet qė moti, dhe pėrmendet edhe ne shkrimet e alkimistit tė njohur arab, Abu Musa Dshabir ibn Hayyan, qė kishte zbuluar edhe acidin nitrik. Mėnyra e prodhimit, pėrmendet edhe ne shkrimet e alkimistėve, Albertus Magnus (1200–1280) dhe Basilius Valentinus (1600). Mirėpo, kėrkimet e para shkencore pėr kėtė acid dhe pėrdorimi i tij pėr nevoja praktike u realizua nga farmacisti, kimisti dhe alkimisti i njohur gjerman, Johann Rudolph Glauber (1604 -1670). Glauber ishte edhe themeluesi i fabrikės sė parė kimike nė botė, dhe njeriu i parė qė kiminė e bėri profesion jetėsor.
As fishekzjarrėt me ngjyra tė lloj-llojshme qė sot zbukurojnė qiellin nė festa e manifestime tė ndryshme, nuk do t'i kishim sot pa ndihmėn e alkimistėve! Ky pluhur i zi (barut) u zbulua nga alkimistėt kinez qė nė vitin 1044, por u perfeksionua pėrbėrja e tij nga nitrat kaliumi, qymyri-druri dhe acidi sulfurik, nga alkimisti me pseudonimin Marcus Graecus. Meqė Kisha ndalonte veprimtarit alkimiste, shumė alkimist nė atė kohė, veprat e tyre i shėnonin me pseudonim. Edhe libri, "Liber ignum ad comburendos hostes" - Libri mbi zjarrin pėr t'i djegur armiqtė, u shkrua me pseudonimin e Marcus Graecus-it. Me recetat e tij, Marcus Graecus u bė edhe babai i kėtij lloji eksplozivi. Tek mė vonė, kur u zbulua dinamiti (nė vitin 1886 nga kimisti suedez, Alfret Nobel, i njohur nė tė gjithė globin pėr fondacionin e "Ēmimit Nobel") dhe TNT-ja (i zbuluar nė vitin 1863 nga kimisti gjerman, Jospeh Wilbrand), ky pluhur i zi mbeti nėn hijen e tyre.
Qė nė antik, alkimistėt arritėn tė zbulojnė procesin e galvanizimit (veshjen e njė sendi me njė shtresė tė hollė metali qė nuk ndryshket). Sot, me kėtė proces, shumė mjete tė ndryshme dekorohen (shtresohen) nė dukje tė jashtme, qė nga rubineti e deri tek bizhuteritė e lloj-llojshme. Procesi i galvanizimit nė esencė, megjithatė, ka mbetur i njėjtė qė nga antika.

Me gjithė sukseset e alkimistėve (nė mesin e tė cilėve kishte koka gjeniale) qė, siē e kemi cekur edhe mė lartė, konsiderohen hulumtuesit e parė nė histori, e tė cilėt bėnė shumė zbulime tė rėndėsishme tė pranuara edhe nga shkenca bashkėkohore e qė sot gjejnė zbatim praktik pothuajse nė secilėn fushė tė jetės, duke filluar nga dekoret personale, kuzhinat, automjetet e deri tek industria e rėnd, prapė se prapė, puna e tyre, veprat e tyre janė margjinalizuar dhe pak kush merr guximin tė diskutoj pėr to, veēanėrisht nė rrethe intelektualėsh - thjesht, nga frika se do tė bėhet objekt pėrqeshjeje. Mirėpo, kėta njerėz me bindje tė njėanshme, qė mendojnė se shkenca e kompjuterėve do t’i zgjidhė tė gjitha dilemat tona, mashtrohen shumė keq! Shkenca nuk ėshtė shkop magjik! Shkenca ėshtė vazhdimėsi m'u e kėtyre traditave tė vjetra hermetike. Ishin njohurit e kohėrave tė vjetra, arti i popujve antik, qė gėrshetonin nė vete: misticizmin, filozofinė, religjionin etj., shkėndijat e para, flaka qė mbajti pishtarin e ndezur, burimi i sukseseve tė shumta me tė cilat sot krenohet shkenca. Andaj, unė mendoj, se ēdo hap i hedhur i shkencės drejt njohurive tė reja nė botėn e madhėrishme dhe plot sekrete tė natyrės (qė njeriut i janė tė shpalosura vetėm pjesėrisht), ēdo zbulim qė arrin ta bėjė ajo, nė mos asgjė tjetėr, sė paku ta kthej kokėn prapa dhe ta falėnderoj burimin. Po e pėrfundoj kėtė shkrim me njė thėnie tė mrekullueshme tė njeriut ton tė madh, me trupi, mendje e shpirt, z. Daut Demaku: "KUR PI UJĖ, KUJTO BURIMIN!"


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė