Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-12, 20:34   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Zbuloni se kush jeni pėrmes ditės sė lindjes

Pėr tė lindurit nė ditėn 17

tė cilitdo muaj

Ju ju karakterizon ambicioziteti, guximi dhe vitaliteti. Kur me tė vėrtetė aktivizoheni, dhe kur jepni ēdo gjė prej vetes, ēdo gjė mund tė arrini. Suksesin jua sjellin idetė tuaja origjinale dhe prezentimi i tyre i urtė para tė tjerėve. Gjėrat i kuptoni mė thellėsisht se tė tjerėt, prandaj ngandonjėherė jeni tė vetmuar; por kjo aspak nuk ju pengon, pasi qė ju lumturinė tuaj e gjeni nė botėn tuaj personale.
Shpeshherė tėrhiqeni nė vetmi, nga arsyeja se keni frikė nga njerėzit, edhe pse keni natyrė tė shoqėrueshme. Droja juaj jo rrallė mund tė ju shokojė, sepse jeni mėsuar qė tė jeni prijės, qė tė gjitha gjėrat vetė t'i sinkronizoni. Nė ato momente zbuloni se thellė nė ju ėshtė njė qenie mė subtile, e cila iu kundėrvihet aktiviteteve tuaja shoqėrore. Natyra juaj ėshtė lirike, e ndijshme dhe ju, nė tė vėrtetė, nuk jeni ashtu siē tė tjerėt ju shohin.


Pėr tė lindurit nė ditėn 18

tė cilitdo muaj

Ju jeni njeri i virtyteve dhe thjeshtėsisė. Nuk dėshironi qė tė imponoheni shumė nė shoqėri; jeni tė qetė dhe tė vetmuar. Juve mė sė tepėrmi ju tėrheqė natyra sepse ju jeni fėmijė i Nėnės Natyrė. Po qe se jeni tė qėndrueshėm nė rrugėn tuaj, mund tė bėheni biolog apo botanist i shkėlqyer/shėm/, edhe pse edhe poezinė nuk e keni pėr tė huaj.
E doni jetėn, dini t'iu gėzoheni gjėrave tė vogėla, tė zakonshme; besoni se pėrmbajtjen e jetės e pėrbėjnė pikėrisht ato gjėra tė thjeshta, tė zakonshme.
Njerėzit nuk ju njohin mirė, shkaku se ju vetė nuk iu tregoheni, sė andejmi shpesh jeni enigmatikė, misteriozė pėr rrethin tuaj. Tė jesh nė shoqėri me ju - ajo ėshtė kėnaqėsi e vėrtetė! Ju jeni person tejet tė ngrohtė, spirituozė, joimponues. \
Keni kuptim tė gjithanshėm pėr botėn, pėr tė afėrmit tuaj, pėr miqtė tuaj, por tė afėrmit shpesh nuk ju kuptojnė, prandaj, sė andejmi, nė disa momente, jeni tepėr tė palumtur. Vuani shkaku i tė tjerėve, e kjo nuk do tė duhej tė ndodhte, sepse bota thjesht ėshtė e atillė/ashtu/ siē ėshtė, dhe ju si tė tillė duhet ta pranoni.

Pėr tė lindurit nė ditėn 19
tė cilitdo muaj

Ju ju karakterizojnė durimi dhe qėndrueshmėria. Para se tė sillni ēfarėdo vendimi, mendoni gjatė pėr ēdo gjė, e vėshtroni nga tė gjitha kėndvėshtrimet, e peshoni secilėn 'pėr' dhe 'kundėr'. Por, kur veēse e pranoni njė gjė, atėherė shkoni deri nė fund, pavarėsisht nga sakrifica dhe pasojat.
Pėr nga natyra jeni tė butė, tė qetė dhe emotivė; i ruheni ēdo banaliteti. Nė secilin njeri e kėrkoni dhe e gjeni atė mė sublimen, mė fisniken; askė pėr asgjė nuk e gjykoni; jeni tolerantė dhe, nė ēdo situatė, tregoni mirėkuptim maksimal pėr veprimin e tė gjithėve.
Keni prirje ndaj muzikės, poezisė dhe pikturės, por mbi tė gjitha ju magjepsin pikturat e artistėve tė hershėm. Ju tėrheqin edhe mėsimet okulte, ku e shihni ēelėsin pėr tė gjitha problemet njerėzore.

Pėr tė lindurit nė ditėn 20
tė cilitdo muaj

Ju jeni personi tė cilin me kėnaqėsi e pranon rrethi, edhe pse pėr nga natyra nuk jeni imponues. Jeni tė kthjellėt, tė qeshur dhe nė ēdo situatė rrezatoni ngrohtėsi dhe dashuri. Nuk i dėshironi spekulimet, nuk teorizoni shumė, pasi qė jeni qenie aksioni, qė do tė thotė: njeri qė tė gjitha idetė menjėherė i shndėrroni nė vepėr.
Ata tė cilėt nuk ju njohin mirė, ju marrin si qejfli tė mėdhenj, edhe pse ju nė esencė jeni diēka krejt tjetėr. Ju thjesht i gėzoheni jetės dhe mendoni se jeta ėshtė shenjtėria mė e madhe. Pėr ju sikur nuk ka probleme tė pazgjidhshme dhe me kėtė mė sė tepėrmi i tėrhiqni njerėzit. Gati se magjikisht ndikoni nė personat e polit tė kundėrt, e kjo rrjedh shkaku se besoni nė vetvete, se jeni, si pak-kush, entuziatė, pėrplot optimizėm.

Pėr tė lindurit nė ditėn 21
tė cilitdo muaj

Edhe numri 21 merret si numėr magjik, pasi qė nė vete mban dy numra tė fuqishėm: 2 dhe 1. Numri 2 ėshtė principi material, kurse 1 ėshtė simbol i kozmosit, Zotit, energjisė hyjnore. Kėshtu qė ju, me vetė lindjen, jeni tė prirur kah magjia, mėsimet e fshehta, mistika, okultizmi. Pėr ju me shumė rėndėsi ėshtė ekuilibri nė mes tė materiales dhe shpirtėrores, tė dukshmes e tė padukshmes, sė poshtmes dhe sė lartmes.
Nė jetė do t'i keni shumė mėsues, do t'i pranoni shumė mėsime, por nė fund do ta gjeni rrugėn tuaj dhe do tė sillni diēka tė re nė nivelin okult. Nė vitet tridhjetė tė jetės do ta kuptoni se jeta, vetvetiu, nė qoftė se nė mėnyrė adekuate e kuptoni, ėshtė mė e madhe se tė gjitha artet.
I besoni dashurisė dhe ai besim ka pėr t'ju mbajtur, madje edhe nė krizat mė tė mėdha, deri nė fund tė jetės sė gjatė dhe tė frytshme.

Pėr tė lindurit nė ditėn 22
tė cilitdo muaj

Ju keni frikė nga ndryshimi i papritur. Jeni tė pavendosur nė sjelljen e vendimit. Shumėēka ju lidhė me botėn materiale, prandaj edhe ndiheni tė pasigurt nė sferat intelektuale dhe shpirtėrore.
Ndryshimet e mėdha kah e mira ju presin para fundit tė decenies sė katėrt tė jetės. Do tė keni sukses nė punėt qė lidhen me shkencat natyrore, pasi qė ju jeni dy herė botė tokėsore (numri 2 ėshtė dy herė shenja juaj).
Nuk besoni shumė nė gjėrat e padukshme; i pėrmbaheni besnikėrisht asaj qė ju sjell begati materiale.
Jeni tė lidhur pėr shtėpinė dhe familjen; nė rrethin e tė afėrmve tuaj e gjeni gėzimin dhe ngrohtėsinė e gjithėmbarshme.


Pėr tė lindurit nė ditėn 23

tė cilitdo muaj

Qė me lindje jeni tė parapėrcaktuar pėr gjėra tė mėdha, pėr ndėrmarrje tė mėdha nė jetė; por, jo: duhet tė investoni mjaft angazhim edhe pėr t'i realizuar idetė tuaja. Jetėn nuk do ta keni tė lehtė - do tė keni mjaft probleme materiale - por nė fund tė gjitha vėshtirėsitė do t'i tejkaloni. Fama ju pret nė mes viteve tridhjetė dhe katėrdhjetė tė jetės. Nė kėtė periudhė do tė keni mė tepėr dashuri, por, njėra, megjithatė, ka pėr tė qenė mė e madhe nga tė gjitha.
Njerėzit kanė pėr tė gjykuar gabimisht pėr ju, sepse tė gjithė do ta shikojnė vetėm atė tė jashtmen, e askush nuk do ta ndjejė natyrėn tuaj subtile. Keni shpirt tė mrekullueshėm; ju tėrheqin tė gjitha gjėrat e bukura e tė lartėsuara, derisa pėr gjėrat e shėmtuara i ikni ēdo bisede.
Pėr tė lindurit nė ditėn 24
tė cilitdo muaj

Bota e argėtimit ju tėrheqė shumė, pasi qė mendoni se vetėm nė njė botė tė tillė shprehet natyra juaj e vėrtetė. E doni jetėn e lehtė dhe tė kėndshme, por rrethanat materiale nuk ju lėnė qė tė notoni nė ujėrat e hedonizmit. Por, jo; ju edhe mė tej besoni se nuk ka pėr tė zgjatur shumė kur edhe ylli juaj i fatit do tė vezullojė nė qiellin e tė privilegjuarve.
Nė tė gjitha rastet, do tė kishit mundur ta shijonit lumturinė nė estradė apo skenė, si kėngėtarė, gjegjėsisht si artistė, duke qenė se keni mjaft dhanti dhe prirje kah kėto arte, edhe pse edhe artet tjera - si poezia dhe piktura - nuk ju janė tė huaja.
Shpesh jeni tė shqetėsuar e tė trazuar, e qė edhe vetė tė mos e dini se pėrse. Kjo vjen nga ajo se ju do tė dėshironit shumė mė tepėr sesa qė rrethanat ju lejojnė. Mos fluturoni aq lart, lėshohuni pėr toke, dhe lumturinė kėrkojeni nė gjėart e vogėla, nė mesin e botės sė zakonshme.

Pėr tė lindurit nė ditėn 25
tė cilitdo muaj

Jeta juaj ėshtė kėrkim i pėrjetshėm kah e vėrteta, pastėrtia dhe gjėrat e bukura. Pėr nga natyra jeni mjaft emotivė dhe spirituozė. Lėshoheni nė thellėsinė e qenies suaj dhe gjeni vendstrehim nė vetvete. Mė tė sigurtit jeni kur tė ndodheni nė botėn tuaj personale, ku asgjė plotėsisht nuk mund tė ju lėkundė. Keni imagjinatė tė bujshme dhe prirje kah artet. Jeni tė qetė, tė heshtur, tė tėrhequr nė vetvete, enigmatikė pėr tė afėrmit tuaj, enigmė e madhe madje edhe pėr ata me tė cilėt rrini pėr ēdo ditė.
Rruga tė cilėn e keni zgjedhur nuk ėshtė aspak e lehtė; por, jo: ju jeni rezistentė dhe qėndroni deri nė fund. Keni pėrjetuar shumė zhgėnjime nė jetė, por edhe mė tej besoni nė dashuri dhe miqėsi. Kurrė, as pėr njė moment, nuk ju humbin nga pėrceptimi idealet tuaja tė larta.
Jeni tė kthyer kah mistika, magjia dhe mėsimet okulte. Besoni nė atė se bota do tė jetė gjithnjė e mė e mirė; se dashuria ėshtė mė e fuqishme se urrejtja; se e mira ėshtė mė e qėndrueshme se e keqja. Shpirti juaj i kthjellėt ėshtė burim i shėndetit tuaj dhe i energjisė suaj jetėsore.


Pėr tė lindurit nė ditėn 26

tė cilitdo muaj

Ju jeni person energjik dhe vital. Me atė energji tuajėn nė zgjedhė ėshtė edhe dėshira juaj pėr bashkėpunim me tė tjerėt tė cilėve dėshironi t'ua transmetoni/bartni diturinė tuaj tė gjithėmbarshme. Veēanėrisht jeni tė brengosur pėr lumturinė dhe mirėqenien e familjes suaj dhe tė atyre qė i doni. Jeni tė entuziamuar me punėt e mėdha, me ndėrmarrjet e rėndėsishme dhe ndiheni tė lumtur kur mund tė merrni pjesė nė diēka tė madhe. Jeni tė dashur, tė kujdesshėm; tė arsyeshėm; kurrė askė nuk e shfrytėzoni; ndini gėzim tė madh kur iu ndihmoni tė tjerėve, miqve dhe farefisit. E merrni se pasuria ėshtė nė dhėnie e jo nė marrje.
I dėshironi shkencat natyrore, por asnjė trohė mė pak nuk ju tėrheqin edhe mėsimet e fshehta ku e gjeni kuptimin e gjithėmbarshėm tė jetės dhe botės.
Pėr tė lindurit nė ditėn 27
tė cilitdo muaj

Jeta, tė cilėn e bėni ju, pėrfshin pėrvoja jetėsore tė shumta dhe tė ndryshme. Jeni person intelektual, emotiv, mendimtar dhe simpatik. Posedoni forcė tė madhe tė imagjinimit dhe vizuelizimit, prandaj do tė kishit mundur tė merreshit me arte. Punėt lidhur me udhėtimet, anijet, telegrafinė dhe televizionin do tė mund tė ju sillnin suksese. Ju tėrheqin okultizmi dhe misticizmi, dhe mund tė bėheni njohės tė mėdhenj tė kėtyre fushave. Hiqjuni jetės dhe tė jetuarit asketik, vetmitar; hyni nė shoqėrinė e njerėzve tė zakonshėm, tė atyre qė ndodhen nė vetė burimin /amėn/ e jetės.
Nė mesin e viteve tė tridhjetave e tė katėrdhjetave tė jetės, po qe se i orientoni forcat tuaja si duhet, do t'i zgjidhni problemet e natyrės materiale; mund tė bėheni madje edhe biznesmen i suksesshėm me ndihmėn e artit.

Pėr tė lindurit nė ditėn 28
tė cilitdo muaj

Jeni me vetėnisjativė, sipėrmarrės dhe energjikė. I posedoni tė gjitha kualitetet e njė prijėsi, tė njė personaliteti tė jashtėzakonshėm spirituoz. Forcat kozmike janė thellė tė mbjella nė ju, dhe ju ato i shprehni nė punėt e natyrės organizative. Jeni kreativė dhe origjinalė, por punėt ju shkojnė mė mirė kur bashkėpunoni me dikė, sesa kur punoni vetėm, kokė mė vete. Jeni tepėr tė shkathtė qė gjėrat t'i ktheni kah e mira, kėshtu qė do tė kishit mundur tė keni sukses nė kimi, fizikė dhe nė shkencat natyrore.
Mos u bėni sė tepėrmi tė pavarur nė aksionet dhe idetė tuaja. Po qe se vetveten e merrni si tė mjaftueshėm, pėr nga natyra, diē mė i madh se tė tjerėt, mund ta humbisni afėrsinė kah miqtė dhe tė afėrmit nė familje.

Pėr tė lindurit nė ditėn 29
tė cilitdo muaj

Forca magnetike me tė cilėn ndikoni mbi njerėzit tjerė, ėshtė esenca e veēantisė suaj, e si pasojė e kėsaj janė miqtė dhe adhuruesit e shumtė, tė cilėt i mblidhni rreth vetvetes. Ju, kėtė, natyrisht, nė mėnyrė spontane, e arrini, gjė qė shprehet nė pozicionin tuaj nė familje dhe nė shoqėri. Me kėnaqėsi e pranoni bashkėpunimin, por ai impuls mė parė vjen nga koka sesa nga zemra. Keni instikt tė lindur pėr njohjen dhe njohjen dhe mirėkuptimin e njerėzve tė tjerė. Fuqia juaj e madhe e pėrceptimit ju bėn qytetarė tė botės. Mund tė jeni pavetėdijshmėrisht tė prirur tė reflektoni vetitė e tė njohurve tuaj. Mos jini tepėr tė pėrshtatshėm, por as tepėr tė vrazhdė. Maturia ėshtė mėnyra mė e mirė e tė shprehurit tuaj, nėna e urtisė suaj jetėsore.


Pėr tė lindurit nė ditėn 30

tė cilitdo muaj

Pėr nga natyra jeni tė butė, emotivė dhe pėrplot dashuri pėr tė afėrmit. I doni artet - poezinė, pikturėn, muzikėn. Jeni tė lidhur pėr familjen dhe natyra juaj e vėrtetė vjen nė shprehje vetėm nė familje. Ata tė cilėt nuk ju njohin mirė, kanė pėr tė gjykuar pėr ju gabimisht, pasi qė nuk do t'i kuptojnė disa veprime tuajat, pasi qqė ju jeni personi i cili mė shpesh mendon me zemėr sesa me kokė.
Posedoni forcė tė madhe magnetike dhe kurrė nuk kanė pėr tė ju munguar miqtė, por pėr ju kjo sikur nuk ēon shumė nė peshė. Pėr ju gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qetėsia nė shtėpi dhe mirėqenia nė familje. Jeni bashkudhėtar i mrekullueshėm nė jetė dhe prind i kėndshėm; keni shumė mirėkuptim pėr tė gjitha, por shpesh, shkaku i kėsaj, e pėsoni, sepse hasni nė moskuptim. Mos i dėgjoni kėshillat dhe komentet e tė tjerėve, veēse kthehuni kah vetvetja dhe tė afėrmit tuaj; mos e harxhoni kot energjinė tuaj kreative; kini kujdes pėr shėndetin tuaj personal.


Pėr tė lindurit nė ditėn 31

tė cilitdo muaj

Ju keni ide kreative dhe njohėsi me njerėzit adekuatė tė cilėt mund t'i realizojnė ato. Mund tė keni sukses tė madh nė jetėn shoqėrore, po qe se asaj i pėrkushtoheni si duhet. Posedoni forcė tė gjykimit tė drejtė, forcė pėr dallimin e tė rėndėsishmes nga e parėndėsishmja. Ndėrgjegjshmėria juaj kurrė nuk mbetet e pashpėrblyer. Kini pak mė tepėr kujdes pėr interesat tuaj personalė. Jo egoizmi juaj mund tė ju dėrgojė aq larg saqė thjesht ta harroni vetveten. Bashkėpunimi me njerėzit e profesionit ka pėr tė ju sjellė sukses dhe ka pėr tė ju ndihmuar qė t'i zgjidhni problemet materiale.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė