Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-12, 19:15   #21
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: (Pse) Do tė bie Asadi i Siris ?!

Postsasadizmi dhe pasojat e grupeve etnike qe sunduan Sirine per dekada.
P ėr gjatė bregdetit mesdhetar tė Sirisė janė disa vargmale qė e shkėpusin pjesėn tjetėr tė vendit nga deti.

Me shekuj, kėto kodra veri-perėndimore kanė qenė strehė e minoriteteve fetare siriane. Ato janė atdhe i alavitėve, komunitet qė numėron 2.5 milionė nė Siri dhe pėrbėn rreth 10 pėr qind tė popullatės sė vendit- sikurse shiitėt, tė krishterėt dhe druzėt.

Tash, malet mund tė luajnė sėrish rolin e bastioneve. Derisa dhuna nė Siri intensifikohet, ka shenja se regjimi i udhėhequr nga alavitėt mund tė krijojė njė mini-shtet nė male, po qė se detyrohet ta lė pushtetin nė Damask.

Tashmė qindra mijėra alavitė raportohet se janė zhvendosur pėr tė kėrkuar siguri nė zemėr tė alavitėve. Ata thonė se iu frikėsohen hakmarrjes po qė se komuniteti i tyre e humb pushtetin pas disa dekadave qė ka dominuar mbi shumicėn sunite.

Shahshank Joshi, njė ekspert rajonal i Chatham House me seli nė Londėr, thotė se ky mund tė jetė vetėm fillimi.

Ne mund tė shohim njė largim tė alavitėve, dhe njė pėrpjekje pėr tė krijuar njė zonė territoriale tė dominuar nga alavitėt, qė mund tė shėrbejė si mbrojtje dhe njė lloj strehe pėr regjimin dhe mbėshtetėsit e tij sektarė”, tha Joshi.

Precedenti pėr njė mini-shtet alavi tashmė ėshtė krijuar.

Kjo ka ndodhur pas rėnies sė Perandorisė Osmane nė Luftėn e Parė Botėrore, kur Liga e Kombeve i dha Francės mandatin qė tė sundojė Libanin dhe Sirinė.

Francezėt administruan territorin alavi ndaras nga zonat e banuara me sunitė, duke e bėrė atė autonom nga pjesa tjetėr e Sirisė nė vitet e ‘20-ta dhe ’30-ta.

Por, dy ēėshtje ngrenė pikėpyetje pėr ēfarėdo shteti alavi sot- a do tė mund tė jetė ekonomikisht i qėndrueshėm, dhe a mund tė marrė mbėshtetje tė huaj.

Rajoni ka tokė tė mirė bujqėsore dhe infrastrukturė. Por, ka pak industri dhe ėshtė larg nga fushat lindore me naftė tė Sirisė, duke e bėrė tė pasigurt furnizimin me energji.

Benjamin Jensen, njė specialist ndėrkombėtar i sigurisė nė Universitetin Amerikan thotė se njė mini-shtet i tillė do tė mund tė mbijetonte po qė se ka njė patron tė fuqishėm.

Po qė se shikoni enklavat tjera, kuazi-shtetet si Osetinė Jugore, Abkhazinė, kėto rajone nuk janė ekonomikisht tė qėndrueshme pa njė patron, pa relacione me njė fuqi rajonale si Rusinė. Nė rastin e shtetit alavit, dikush mund tė besojė se do ketė raporte tė ngjashme me Iranin”, tha Jensen.

Rusia, aleatja tjetėr kryesore e presidentit Bashar al-Asad, mund po ashtu tė mbėshtesė njė mini-shtet me qėllim qė tė ruajė bazėn detare nė Tartus nė rast tė ndonjė fitoreje tė kryengritėsve.

Sot, Jensen konsideron se krijimi i njė mini shteti do tė ishte me “probabilitet tė vogėl dhe me rrezik tė madh” pėr krizėn e Sirisė.

Por, ai thotė se janė dy gjėra qė duhet pėrcjellė, e tė cilat mund tė jenė mė tė mundshme nė tė ardhmen.

E para, nėse kryengritėsit mund tė mbajnė njė qytet tė madh. Kjo mund ta bindė regjimin se pushteti po i dobėsohet dhe tė krijojė nevojėn pėr opsione tė tjera.

E dyta ėshtė nėse vrasjet hakmarrėse mund tė bėhen mė tė rėndomta.

Shikoni se nga ku po raportohen masakrat. Nė njė masė po ndodhin nė fshatrat e pėrziera, ose nė rajonet e pėrziera, qė kanė edhe alavitė dhe sunitė. Kjo ėshtė njė shenjė se spiralja sektare po rritet dhe po shkon nė drejtim tė formimit tė enklavave”, tha Jensen.

Shumė analistė tani e shohin si sfidėn mė tė madhe pėr komunitetin ndėrkombėtar ndalimin e shtetit nga ndarja nė vija tė komuniteteve.

Por, dėshtimi i pėrpjekjeve paqeruajtėse tė OKB-sė e ka lėnė komunitetin ndėrkombėtar me pak ndikim nė konflikt.

Joshi tha se pėrgjegjėsia mė e madhe pėr ruajtjen e Sirisė sė pandarė bie mbi kryengritėsit.

E vetmja rrugė e vėrtetė ėshtė sigurimi se tė gjitha fraksionet kryengritėse do tė tregojnė maturi, pėrmbajtje nė formimin e qeverisė sė re, qė tė sigurojnė pėrfaqėsim tė gjerė deri nė atė masė sa tė dėrgojnė forcat pėr tė mbrojtur minoritetet”, tha Joshi.

Nėse shteti ndahet dhe formohet njė mini-shtet alavi, rezultati do tė jetė njė luftė e stėrzgjatur.

Asnjė qeveri e re siriane nuk do tė pranonte humbjen e bregdetit dhe porteve. Do tė duhej tė luftojnė regjimin e vjetėr pėr t’i kthyer ato prapė.(a.i.)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 02-08-12 nė 19:15
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė