Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-04, 11:57   #12
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Nuk ka prind qė nuk e do apo qė urren fėmijun e vet. Sė paku jo njeriu mentalisht i shėndoshė. Madje edhe atėherė kur ai zgjedh “metodat e dhunshme tė edukimit”, ai kėtė e bėn “nga dashuria” qė ndien pėr tė, gjegjėsisht “pėr tė mirėn e tij”.
Problemi me prindėrit nga mjedisi ynė dhe familjet tona qėndron nė gabimet qė ne jemi tė prirė t’i bėjmė gjatė periudhės kohore sa jemi tė preokupuar me fėmijė para kėmbėve tona, nė rend tė parė kur ata janė nė moshė mė tė re, gjithsesi para arritjes sė fazės adoleshente.
Gabimet gjatė edukimit tė fėmijėve paraqiten nė forma tė shumta dhe tė llojllojshme. Kurse kėto, detyrimisht, rezultojnė me pasoja tė kėqija pėr fėmijėt tanė.

Si disa nga gabimet mė tė shpeshta me kėtė rast dua tė potencoj:

- Edukimi i fėmijėve pėrmes rrugės sė frikėsimit dhe kėrcėnimit

Sa ėshtė i pranishėm ky fenomen nėpėr familjet tona!
Ēdoherė kur fėmija i vogėl qanė, disa prindėr fillojnė ta frikėsojnė atė me errėsirėn, shtrigėn, djallin, vdekjen, varrin e tė ngjashme.
Disa tė tjerė imitojnė zėra tė tmerrshėm e lemeritės.
Ndėrsa disa i frikėsojnė fėmijėt e vet me “fqiun e keq”, mėsuesin, mjekun, etj.
E gjithė kjo te fėmijėt shkakton frikė tė madhe nga dukuritė dhe fenomenet e pėrmendur mė lartė, jo rrallė edhe trauma tė paparashikuara, situata tė rėnda psikotike.


- Paniku i prindėrve pa nevojė

A keni parė si reagojnė disa prindėr tanė kur fėmija i tyre lėndohet gjatė rėnies nė tokė, me thikė ose nė ndonjė mėnyre tjetėr, e nga ai lėndim fillon t’i rrjedh gjak nga trupi? Nė atė moment, nė vend qė prindėrit tė mbizotėrojnė me situatėn dhe me qetėsi t’i buzėqeshin fėmijės sė tyre, duke ia bėrė nė atė mėnyrė me dije se lėndimi nė fjalė nuk ėshtė asgjė e tmerrshme dhe e keqe, e me kėtė ta qetėsojnė dhe pėrforcojnė fėmijėn e vet, ata, pėr fat tė keq, fillojnė tė kėrcejnė si pa kokė, tė bėrtasin e tė humbin orientimin, duke kėrkuar fasha, ndihmėn e shpejtė e tė ngjashme.
E gjithė kjo, pėr fat tė keq, rezulton vetėm me rritjen e frikės dhe tė qajturit tek fėmijėt edhe ashtu tė lėnduar, dhe i shtynė qė ata ēdoherė tė frikohen kur shohin gjak ose kur ndiejnė dhimbje.


- Ashpėrsia dhe “dora e fortė” ndaj fėmijėve mė shumė seē ėshtė e nevojshme

Ėshtė edhe ky njėri nga gabimet e mėdha tė cilėt paraqiten te prindėrit tė cilėt anojnė nga rrahja e fėmijės tė tyre me tė rėna tė rėnda. “Humbja e kontrollit” gjatė kėsaj mėnyrė tė “edukimit” tė fėmijėve ėshtė poashtu njė rast jo i rrallė qė haset te prindėrit e frustuar tė kohėve tona.
E kur kėsaj t’i shtohet edhe tallja dhe pėrqeshja e fėmijėve qė shpeshherė shkon me tė rrahurit, si dhe qortimi i rėndė, bėrtitja dhe emėrtimi i tyre me emra dhe llagape tė kėqija...


- Kryerja e veprave tė urrejtura para fėmijėve

Prindėrit shpeshherė nuk mbajnė llogari pėr veprat jo tė hijshme qė i bėjnė para fėmijėve tė tyre.
Fėmijėt nuk janė nė gjendje tė bėjnė dallimin e tė mirės dhe tė keqes, kėshtu ata qė nga mosha mė e re i infektojmė me vese tė liga.
Kėtu kam parasysh konsumimin e duhanit dhe alkoolit, dėgjimin e muzikės sė neveritshme dhe kėngėve me porosi dhe fjalė tė ndyta, shikimin e filmave me pėrmbajtje tė pamoralshme, pėrdorjen e fjalorit tė ndytė nė bisedat tona, grindjen e bashkėshortėve para fėmijėve, daljen e shpeshtė e nėnės pa nevojė nga shtėpia etj.


- Fryerja e cilėsive tė kėqija tė fėmijėve

Ju mund tė shihni edhe prindėr tė cilėt i kritikojnė fėmijėt e tyre pėr gjithēka dhe pėr ēdo vendim tė cilin e marrin ata vetė. Qė fatkeqėsia tė jetė edhe mė e madhe, ata fėmijėve tė tyre nuk u shprehin as njė shkėndijė tė besimit, e sidomos tė miratimit dhe krenarisė me ta.
Kėta prindėr krijojnė fotografi tė superioritetit dhe paarritshmėrisė sė prindėrit te fėmijėt e tyre, gjė qė shkakton gjendje tė rėndė emocionale te kėta fėmijė, tė cilėt rriten me ndjenjėn e inferioritetin se asnjėherė nuk do tė mund tė bėhen sikur prindėrit e tyre.
Nuk do tė ishte keq qė kėta prindėr ndonjėherė t’i mbyllin sytė pėr lėshimet, gabimet dhe mangėsitė e fėmijėve tė tyre, e madje tė bėjnė pėrpjekje t’i inkurarojnė dhe pėrmbajnė nė aktivitetet dhe vendimet qė ata marrin...
[/b]
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė