Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-11, 10:54   #4
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Islami ne trojet shqiptare.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga gjini Shiko postimin
Prishtinė, 5 shtator – Kėrkesa e diplomatėve dhe e zyrtarėve tė lartė shtetėrorė tė shtetit turk pėr rishikim tė teksteve shkollore tė historisė me arsye se ato pėrmbajnė elemente fyese ndaj shteti turk janė tė paarsyeshme dhe me prapavijė tė rrezikshme. Kėshtu ka thėnė nė bisedė pėr “Kosova Sot”, historiani Hakif Bajrami. Njė kėrkesė tė tillė, sipas tij, ėshtė atentat ndaj historisė kombėtare tė shqiptarėve.

Prapavijė e rrezikshme

Historiani Bajrami ka mohuar kategorish se tekstet shkollore tė historisė pėrmbajnė elemente fyese ndaj ish- Perandorisė Osmane dhe, siē ėshtė shprehur ai tė Turqisė sė sotme mike. Duke i konsideruar kėto si thirrje qė tė hiqet dorė nga figurat qendrore tė historisė kombėtare. “Kėrkesa qė ne tė heqim dorė nga lufta 10 shekullore pėr liri dhe pavarėsi, ėshtė njė kėrkesė qė unė e quaj atentat mbi historinė kombėtare shqiptare”, ka pohuar ai. Sipas tij, kėrkesės turke pėr ndryshimin e teksteve tė historisė, pėrkatėsisht pėr njė rishikim tė teksteve tė historisė i ka paraprirė njė aktivitet i ēarqeve diplomatike politike turke mjaft i dendur nė tė gjitha aspektet. “Posaēėrisht nė 5 -6 vjetėt e fundit dhe ata kanė shtruar kėrkesa qė nė kuptimin e atypėratyshėm nuk ishin shumė problematike. Por, ėshtė vėrejtur se ėshtė fjala pėr njė prapavijė mjaft tė rrezikshme”, ka potencuar Hakif Bajrami. Ai ka thėnė se Perandoria Osmane ishte okupatore dhe pėr shumė shekuj sundoi, duke mos lejuar mėsimin nė gjuhėn shqipe, duke u treguar shumė e ashpėr dhe mjaft brutale nė shumė raste, veēmas gjatė kryengritjeve qė bėnin shqiptarėt. “Mjafton tė pėrmendim vitet 1910 – 1911.

Dokumentet pėr krimet

“Dokumentet flasin pėr krime tė tmerrshme tė kryera nga Shefqet Turgut Pasha. Pėr njerėz tė pushkatuar dhe tė ngulur nė hunj ēdo 10 metra pėrgjatė rrugėn Prishtinė -Podujevė”, ka pohuar ai, duke thėnė se kėto fakte, tė cilat fare lehtė mund tė kontaktohen nėpėr arkiva nėse pasqyrohen nė libra shkollore nuk janė fyese, sepse ashtu edhe kanė ngjarė. E, sipas tij, kėtė e vėrtetojnė edhe dokumente e tjera, qė Bajrami i posedon, tė cilat tregojnė se pas shuarjes sė kryengritjen, Sulltani i kishte paguar me flori familjarėt, tė cilėve osmanėt ua kishin vrarė anėtarėt e tyre. Ai ka thėnė se historianėt e kanė mbrojtur tė vėrtetėn dhe duhet ta bėjnė atė pa u hamendur, edhe nėse ajo ėshtė e hidhur, me qėllim qė ato tė mos pėrsėriten, sepse duke thėnė tė vėrtetėn ne ndėrtojmė ardhmėrinė dhe fqinjėsi e mirė. “Me sa kam mundur tė pėrcjell kėtė debat, tė gjithė janė treguar tė vėmendshėm, sepse nė tekstet shkollore tė historisė nuk ka fyerje ndaj popullit osman dhe atij mik turk”, ka pohuar Bajrami, duke u shprehur se kėtė nuk e kanė bėrė politikanėt. Po ashtu, sipas tij, nuk ėshtė aspak fyese pėr shtetin turk tė shkruhet se ka bėrė marrėveshje dhe pakte qė i kanė dėmtuar shqiptarėt, si ai pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi, bile edhe disa vjet pas Luftės sė Dytė Botėrore, qė, sipas tij, e dėmtuan shumė popullin shqiptar. “Zyrtarėve turq, qė vijnė kėtu duhet t’u kujtohet sė ēfarė bėnė Titoja dhe Fuad Kyprili mė 1953 nė Split. Aty ėshtė bėrė marrėveshje edhe ėshtė ‘ratifikuar’ konventa jugosllavo – turke e vitin 1938 pėr t’i depėrtuar shqiptarėt nė Anadoll”, ka thėnė ai. Kėsaj situate, sipas tij, i ka kontribuar edhe njė pjesė e intelektualėve tanė, tė cilėt nė njė mėnyrė a tjetėr janė vėnė nė shėrbim tė saj. Ai ka pėrmendur simpoziumin e vitit tė kaluar me moton “Ta shkruaj historinė me tolerancė”, nga ku dhe Bajrami kishte paraparė zhvillimet e mėvonshme. “Sapo hyra nė atė simpozium mė janė afruar dy persona, njėri turk dhe tjetri ishte pėrkthyes, tė cilėt kanė kėrkuar nga unė qė tė mos ua prishja simpoziumin. Mirėpo, unė u tregova atyre gjatė njė bisede se historia nuk shkruhet me tolerancė, por mbi dokumente e fakte tė vėrtetuara”, ka pohuar historiani Bajrami. /Kosova Sot/
Pse ja vodhe tekstin e Guri madh ??
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė