Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-07, 16:14   #59
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Albanian
Enver Hoxha Per Kosoven: http://www.youtube.com/watch?v=alDazjHfi3Y

Enver Hoxha Kendon Per Kosoven: http://www.youtube.com/watch?v=jVS8fCc541I



Nė raportin e tij tė Komitetit Qendror tė PK tė Jugosllavisė mė 19 nėntor 1943, Miladin Popovic shkruan:

"Shokėt delegatė nė Mukje ranė nė pozitat e nacionalistėve. Tė zhytur nė oportunizėm, ata kėrkuan qė njė pjesė e programit duhej tė ndėrrohej. Shoku Tempo ishte kėtu atėhere. Ne e diskutuam ēėshtjen me anėtaret e Komitetit Qendror dhe studiuam tė gjitha mundėsitė, situaten dhe gjithēka tjetėr dhe pėrfundimisht vendosėm tė hidhnim poshtė Shpalljen dhe tė mos e njihnim krijimin e Komitetit tė Shpėtimit tė Shqipėrisė, apo rolin e tij si organi mė i larte nė luftėn ēlirimtare. Ne vendosėm tė mblidhnim Konferencėn pa vonesė dhe tė zmadhonim Komitetin Qendror…" (f.80)

Konferenca e dytė e Labinotit u mbajt nė tetor 1943, sipas udhėzimeve tė drejtpėrdrejta tė Miladin Popovicit. Ecuria e kėsaj konference u dominua plotėsisht nga vija serbe. Tė gjitha ēėshtjet qė kishin tė bėnin me qendrimin ndaj forcave nacionaliste, organizimin e forcave tė armatosura dhe punėn e partisė, ndikoheshim nga interesat serbe.

Nė kėto rrethana, udhėheqja e Ballit Kombėtar botoi Manifestin e vet me titullin "RRUGA E DREJTE DHE RRUGA E GABUAR", nė tė cilin mes tė tjerash thuhej:

"Ėshtė e qartė pėr popullin se kjo parti qė udhėhiqet nga Sale (Dushan) dhe Miladin me shokėt e tyre, po pėrgatitet tė na japė njė diktature dhe terror nė vend tė lirisė sė premtuar,…do tė na japė shkatėrrim nė vend tė progresit…"

Ėshtė e qartė se shumė shqiptarė nuk kishin dyshime pėr rolin e tė dėrguarve serbė nė Shqipėri. Por rrėnjėt e punės sė Dushanit dhe Miladinit ishin aq tė thella, sa qė as Enver Hoxha, as ndonjė anetar i Komitetit Qendror tė PKSH nuk mund ta ndalonin tė keqen. Komunistėt shqiptarė u kapėn nė rrjetėn e serbėve, tė cilėt ishin mjeshtėr tė mbaruar pėr ta pėrkulur Enver Hoxhen ngado qė ata dėshironin dhe kishin arritur t'i lidhnin duart me fijet sekrete tė cilat i kishin fillimet e tyre mė 8 nėntor 1941, nė njė shtėpi tė thjeshtė nė Tiranė.

Enver Hoxha ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm se pa vėllezėrit e tij serbė nuk do tė kishte mundur tė ngjiste shkallėn e partisė dhe tė kapte postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Komitetit Qendror tė PKSH. Kjo ishte arsyeja se pse udhėheqja komuniste shqiptare nuk mund ta thoshte fjalen e vet pėrsa u pėrket ēėshtjeve tė veta tė brėndshme, kur fatet e vendit po vendoseshin dhe nuk mund tė kundershtonte planet serbe pėr vendosjen e ardhshme tė territoreve shqiptare nė Jugosllavi.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė