Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-09-08, 00:30   #8
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

Gati akseleratori mė i madh atomik i botės
09-09-2008



Mė 10 shtator vihet nė pėrdorim akseleratori mė i madh atomik i botės pas mė shumė se 30 vjet planifikimi, 14 vjet ndėrtimi, dhe 10 miliardė dollarė shpenzimesh. Shkencėtarėt parashikojnė qė pėrplasja e grimcave nėnatomike tė prodhuara nga ky aparat ta ēojė shkencėn mė pranė se kurrė pėrgjigjes mbi origjinėn e universit. Korrespondentja Liza Shlain njofton nga Organizata Europiane pėr Kėrkime Bėrthamore nė Gjenevė. Drejtuesi i kėtij projekti Lin Evans ėshtė marrė mė kėtė makineri gjigante qė prej fillimit

"Merrem me kėtė makineri qė prej 14 vjetėsh. Ėshtė njė kohė vėrtet shumė e gjatė pėr ēdo projekt dhe jam i kėnaqur qė po pėrfundon." Nė fakt, fundi i kėtij projekti shėnon fillimin e tij. Por siē shpjegon zoti Evans nisja e kėtij rrugėtimi tė madh drejt sė panjohurės nuk do tė ndodhė duke shtypur njė sustė e duke e ndezur makinerinė.
“Nė kėtė rast nuk kemi njė sustė tė madhe tė kuqe siē e mendojnė shumė njerėz qė do tė mund ta shtypje e tė shihje rezultatet pėrnjėherė. Ky ėshtė njė operacion i vėshtirė dhe ne do tė fillojmė duke dėrguar njė rreze qė do tė pėrshkojė tunelin e nėndheshėm njė herė. Do tė isha tepėr i kėnaqur nėse arrijmė vetėm kaq ditėn e parė." Kjo ėshtė pajisja mė e fuqishme qė merret me pėrshpejtimin e grimcave atomike. Makineria gjigante mund ta ndryshojė thellėsisht pikpamjen tonė pėr universin duke rikrijuar kushtet qė u shfaqėn njė tė miliardtėn e sekondės pas Big Bengut - fillimit tė madh.
Aparatura gjigante nė formėn e njė unaze gjendet nė njė tunel 27 kilometra tė gjatė pranė kufirit mes Zvicrės dhe Francės nė afėrsi tė Gjenevės.
Pajisja ka detektorė tė mėdhenj tė vendosur nė dhoma gjigande me pėrmasat e njė katedraleje pėrgjatė unazės. Rrezet drejtohen nga 6000 magnetė me superpėrēues. Zoti Evans thotė se janė 50 mijė ton pajisje qė duhet tė ftohen nė temperatura mė tė ulta se ato tė stratosferės pėr tė krijuar superpėrēuesit.
Ai shpjegon se protonet futen direkt nė unazė sė pajisjes nėpėrmjet dy linjave tė injektimit dhe pėrpjekja e parė pėr tė futur dy rrezet e protonit nė unazė do tė bėhet mė 10 shtator.
“Kur dy grimca atomike pėrplasen, ato prodhojnė energji e cila shndėrrohet nė masė dhe nėse kjo energji ėshtė e madhe ajo mund tė prodhojė objekte tė rėnda,” thotė zoti Evans.
Energjia e dėshiruar do tė pėrftohet pas dy muajsh eksperimentesh. Kur pajisja tė arrijė shpejtėsinė e mjaftueshme, atėherė protonet do tė mund tė lėvizin gati me shpejtėsinė e dritės. Makineria do tė prodhojė rreth 800 milionė pėrplasje protonesh nė sekondė.
Fizikani i Organizatės Europiane pėr Kėrkime Bėrthamore nė Gjenevė Xhon Ellis i tha Zėrit tė Amerikės se pajisja do tė ketė aftėsinė tė shohė 10 herė mė thellė brenda njė strukture sesa ēdo mikroskop apo akselerator i ndėrtuar ndonjėherė.
"Kjo pajise mund tė shihet si teleskopi mė fantastik nė botė sepse ai rikrijon nė njė farė mėnyre kushtet qė u shfaqėn menjėherė pas Big Bengut, njė fraksion tė vogėl sekonde pas Big Bengut. Pra, si jo vetėm qė do tė pėrpiqet t’i japė pėrgjigje pyetjeve mė themelore qė kanė tė bėjnė me pėrbėrjen e lėndės por do tė na tregojė edhe sesi universi ka mbėrritur nė gjendjen ku ėshtė tani."

Fizikanėt besojnė se pajisja do tė ēojė drejt zbulimit tė njė grimce tė re tė quajtur Higs Boson qė e ka marrė emrin nga fizikani britanik Piter Higs. Kjo ėshtė edhe hallka qė ende mungon nė historinė e fizikės sė grimcave. Mendohet qė pikėrisht kjo mund t’i pėrgjigjet pyetjes se pse grimcat nėnatomike kanė peshė ose masė.

Po kėshtu, zoti Ellis thotė se pajisja mund tė zbulojė ēėshtje tė tjera me interes tė gjerė shkencor. Ai ėshtė sidomos i interesuar sidomos pėr tė ashtuquajturė n Lėndė e errėt:
"Astronomėt dhe kozmologėt na thonė se gati 80% e lėndės nė gjithėsi ėshtė e padukshme. Kjo ėshtė lėnda e errėt qė askush nuk e ka parė ndonjėherė. Ne e dimė qė ajo ekziston pasi ajo ushtron forcė rėndese por nuk ndriēon kėshtu qė mendohet se nuk pėrbėhet nga lėnda e zakonshme. Ėshtė interesant fakti qė kemi arritur nė shekullin e 21-tė dhe ende nuk dimė gjė mbi lėndėn kryesore qė pėrbėn universin."

E ndėrsa Organizata Europiane pėr Kėrkime Bėrthamore po u gėzohet arritjeve tė veta, disa parashikojnė se pajisja do tė krijojė njė vrimė tė zezė gjigande qė mund tė pėrpijė Tokėn. Janė ngritur edhe disa padi vėnies nė funksionim tė pajisjes.

Fizikanėt thonė se kėto skenare janė qesharake. Sipas tyre, qė nga formimi i sistemit diellor rreth 4,5 miliardė vjet mė parė, rrezet kozmike e kanė bormbaruar pa pushim Tokėn dhe kanė provokuar pėrplasje tė ngjashme me ato qė mendohet tė krijojė pajisja.
Dhe, thonė fizikanėt Xhon Ellis dhe Lin Evans, deri Tani planeti tokė ka mbjetuar. //ii


http://www.voanews. com/albanian/ 2008-09-09- voa11.cfm





Sa i perket atyre 4 mrd. eurove sipas Dilaverit (apo 10 mrd. sipas shkrimit te mesiper) ajo eshte vetem llaf per media pasi shpenzimet reale nuk tregohen nga shkaku i reagimeve dhe protestave te mundshme te organizatave te ndryshme joqeveritare mbi varferin ne bote,ngrohjen globale etj.
4 mrd. euro kane kushtuar vetem rroga dhe projekte ne te cilat kane punuar mijra shkenctare me vite te tera. Kjo shume eshte teper e vogel qe as per reaktori atomik i münchenit me permasa shume te vogla nuk do mjaftonin.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hasanmehmeti : 10-09-08 nė 00:32
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė