Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 19:31   #38
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Kongresi Kombetar i Elbasanit (2-8 shtator 1909)
Kongresi i Dibres nuk e ndryshoi vendimin e marre qysh me pare nga rrethet atdhetare per te mbledhur nje kongres kombetar ne Elbasan, i cili do te shqyrtonte ne menyre te vecante problemin e shkolles shqipe qe ishte bere objekt i sulmeve te xhonturqve, pergatitjen e mesuesve, organizimin ne shkalle kombetare te rrjetit te shkollave shqipe, drejtimin e perqendruar te tyre nga nje institucion kombetar dhe sigurimin e mjeteve financiare per mbajtjen e tyre. Thirrja e tij behej e domosdoshme edhe per shkak te rritjes se rrjetit te shkollave shqipe pas Kongresit te Manastirit.
Pak kohe para thirrjes se Kongresit (me 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqise, nen trysnine e kerkesave kembengulese te shqiptareve, u detyrua te njoftonte vilajetet qe te perfshinin ne programin mesimor te shkollave shteterore, qytetese (ruzhdie) dhe ne gjimnazet (idadie), mesimin e gjuhes se vendit (shqipe) dhe qe mesuesit e kesaj gjuhe te paguheshin nga buxheti i shtetit. Kjo ishte nje rethane qe favorizonte punimet e Kongresit te Elbasanit per ceshtjet e arsimit shqiptar.
Kongresi u thirr me nismen e klubit shqiptar te Selanikut, i cili, qysh ne fund te marsit njoftoi per kete klubet e shoqerite shqiptare, ndersa me pergatitjen e tij te drejtperdrejte u moren klubet "Bashkimi" e "Vllaznia" te Elbasanit, qe u shperndane ftesat klubeve dhe shoqerive shqiptare brenda e jashte vendit.
Kongresi i Elbasanit u hap me 2 shtator te vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri me 8 shtator. Ne te moren pjese 35 delegate, perfaqesues te klubeve dhe te shoqerive shqiptare te qyteteve te tilla te Shqiperise, si Tirana, Durresi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korca, Berati, Leskoviku, Permeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, te Skraparit etj. Nuk munden te dergonin delegatet e tyre Vlora, per shkak te terrorit te xhonturqve mbi atdhetaret e ketij qyteti, Shkodra, per arsye te veprimtarise se reaksionit xhonturk, te perkrahur nga kleriket konservatore dhe elementet fanatike turkomane, si edhe vilajeti i Kosoves, po per shkak te pengesave qe nxoren kleriket dhe paria konservatore e fanatike, qe perkrahte alfabetin arab. Megjithate, klubi i Shkupit ngarkoi si perfaqesues te vetin Mithat Frasherin, ndersa atdhetaret shkodrane njoftuan ne menyre paraprake se do t'i njihnin vendimet e ketij Kongresi. Po ashtu nuk u perfaqesuan edhe shoqerite atdhetare te mergimit.
Midis delegateve te Kongresit kishte veprimtare te njohur te levizjes kombetare, si edhe mesues atdhetare, sic ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat Frasheri, Dervish bej Bicaku, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Hamdi Ohri, Nikolle Kacori, Josif Haxhi Mima, Simon Shuteriqi, Dhimiter Buda, Abdullah Rushit Ahmeti (Struga), Abdulla Koprencka, Kristo Dako, Emin Haxhi Ademi, Selman Blloshmi, Andrea Konomi, Idhomene Kosturi etj.
Punimet e Kongresit u drejtuan nga nje kryesi e zgjedhur nga delegatet dhe e perbere nga Dervish bej Bicaku (kryetar), Mithat Frasheri (nenkryetar) dhe Simon Shuteriqi e Josif Haxhi Mima (sekretare).
Ashtu sic ishte parashikuar, ne Kongres u shqyrtuan tri ceshtje themelore: celja e nje shkolle normale dhe masat e nevojshme per te; krijimi i nje qendre te vetme per drejtimin, per organizimin dhe per financimin e shkollave shqipe; masat per bashkerendimin e veprimtarise se klubeve shqiptare.
Akti themelor i Kongresit te Elbasanit ishin Vendimet ose, sic u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, qe u miratua dhe u nenshkrua nga gjithe delegatet. Nje nga masat me te rendesishme te kesaj Rezolute ishte celja ne Elbasan ne vjeshten e atij viti e nje Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashte klasa, e cila do te pergatiste mesues per shkollat fillore shqipe. Shkolla pedagogjike do te mbahej me kontributin e te gjitha klubeve dhe shoqerive shqiptare. Ne Kongres u miratua edhe nje rregullore e vecante e Shkolles Normale, e perpunuar nga nje komision i posacem. Per t'i vene shkollat shqipe nen nje drejtim unik e te perqendruar ne shkalle kombetare, Kongresi vendosi qe te krijohej ne Korce Shoqeria qendrore shkollore "Perparimi". Sipas statutit te saj te vecante ajo do te quhej Shoqeria e mesonjetoreve shqipe "Perparimi" dhe do te kishte per detyre te kujdesej per mbajtjen e administrimin e Shkolles Normale te Elbasanit, per hapjen e shkollave te tjera shqipe dhe per botimin e librave te nevojshem. Prane shoqerise krijohej edhe nje arke e pergjithshme, qe do te plotesohej me kontributin e klubeve, te shoqerive dhe te atdhetareve te vecante. Me qellim qe Shoqeria "Perparimi" te ushtronte lirisht dhe pa pengesa veprimtarine e saj, Kongresi kerkoi qe ajo te njihej zyrtarisht si "person juridik" nga qeveria turke; u hartua nje rregullore e vecante e kesaj shoqerie, e cila do t'i paraqitej gjithashtu per miratim qeverise. Shoqeria duhej te kerkonte ndihmen financiare te shtetit turk.
Kongresi ngarkoi "te gjitha klubet dhe shoqerite, si edhe cdo shqiptar, te perpiqeshin te vinin gjuhen shqipe ne te gjitha shkollat e vendit". Ne menyre te vecante u ngarkua klubi qendror (i Manastirit) qe te "nxirrte lejen qe gjuha shqipe te hynte zyrtarisht ne te gjitha shkollat e Shqiperise", ndersa me piken 8 te Vendimeve, Kongresi i Elbasanit ngarkonte klubin qendror qe sa me pare te "kerkonte futjen e gjuhes shqipe si gjuhe mesimi ne te gjitha shkollat shteterore fillore dhe qytetese (ruzhdie)". Permbushja e ketyre kerkesave do te shenonte nje hap te rendesishem ne shnderrimin e te gjitha shkollave te huaja (turke ose ne gjuhe te tjera) ne shkolla shqipe dhe per themelimin e nje sistemi kombetar shkollor ne Shqiperi. Kongresi ngarkonte gjithe atdhetaret shqiptare qe te kerkonin nga keshillat e vilajeteve hapjen e shkollave bujqesore, aq te nevojshme per popullsine e zonave bujqesore te vendit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė