Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 14:34   #3
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Lagush Pogradeci

Malli

Syri-i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon
Do mė lerė-a von a shpejt,
Do mė lerė-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxirė krejt -
Do mė lerė me pahir
Syri-i bukur qė t'u mvrenjt.

E do mbetem pėrnjėmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretėresha qė mė ēmend
Do me lerė-a shpejt a von.

Do me lerė-a von a shpejt,
Do me lerė-a shpejt a von,
Syri i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon.

Do mė lerė...A! po si -
Qoftė-aherė-ose tani -
Do tė qaj aq dashuri
Qė tė humb me mall te ti?


Syt' e Lumtur

Ishe vogeloshe...isha mituri...
Kur mė dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perėndimi me tė vagėlluar
Pa m'i shtire tinės ata syt' e shkruar.


Ata syt' e shkruar, sytė moj tė fjetur,
Shtatė vjet me-radhė t'i kam pėrshėndetur.
Kur mė pe sė pari, more-e m'u largove,
Kur mė pe sė dyti, more-e m'u afrove,
Kur mė pe sė treti, more-e mė pushtove,
Tė putha nė gushė, ti m'u turpėrove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.



Pėrse tė Dua

Se tė desha vetė,
Dhe t'u nqasa vetė,
Dhe tė putha vetė-

Prandaj.
Dhe tė humba largė,
Dhe tė ndoqa largė,
Dhe tė gjeta largė-

Prandaj.
Se tė desha prapė,
Dhe t'u nqasa prapė,
Dhe tė putha prapė-
Prandaj.

Dhe tė humba vashė,
Dhe tė ndoqa vashė,
Dhe s'tė gjeta vashė-
Prandaj.

Se tė gjeta grua,
Dhe tė desha grua,
Dhe tė putha grua-
Prandaj.

Dhe s'mė flet pėrhera,
Dhe s'mė nqas pėrhera,
Dhe mė plas pėrhera-
Prandaj.

O, prandaj tė dua,
Prandaj vashė-e grua,
Fshehtėsi pėr mua-
Prandaj.



Vdekja e Noisit

Me zjarr ju flas... me zjarr
Nė gjirin tim kam hapur varr...
Qė t'i jap shpresė- edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemėrak
Fatlum dh' i pastėr si zėmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnė- urtuar zogjtė-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri-
Njė dashuri pėr llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin pėr njė ēas...
Dh'i nginj ah! zogjtė- e vdes me gas!...

Ahere - helmohet e buēet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund,
Ay e hap sa me tė mund,
Gjer mun nė gjit,gjer mu nė fund.

E shpirtin dyke ma pėrcjellė
Mė thotė ah! shih sesa 'sht'i fellė...
Ky gjir'i em qė tė pat pjellė...

Me zjarr ju flas...
Me zjarr...


Gjarpėrushja

Haj tė mirremi pėr dore,
Nep-ma zemrėn qė ma more,
Gjarpėrushe pikėlore

M'u vrapo q'andej matanė,
mė qėndro nė zemėr pranė,
M'i vėshtro sa lot mė lanė.

Tė fjalonemi ngadalė,
tė pushtonemi pa fjalė,
Plot me afsh e duf tė valė.

Me atė vetull-vetulluar,
Me atė shtatin-gjarpėruar,
Me ato kraha-fluturuar

Vetullo,moj vetullushe!
Gjarpėro,moj gjarpėrushe!
Fluturo,moj fluturushe!


Ku vemi Shpesh

Nė zemėr t'ėnde vetėm unė,
Nė zemėr t'ime vetėm ti,
dhe jashtė bota fjalėtare,
Dhe jashtė syri plot zili.

Dh'ashtu filluam pėrngahera
Njė vetėsi plot ėmbėlsi,
Tė mos na shohė syr'i botės,
Mos na zemrosh, moj njerėzi.

Dhe ikm' e ikmė gjith-mė largė,
Dyke kėrkuar pak liri,
Qė me t'u ndezur flak'e ditės,
Gjer mė tė mugėtit tė zi;

Gjer nė mesnatė-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un' hijerėnd' e mvrerėsuar,
Ti buzėndritur nė stoli.

Nėr ato male shtat-mėdhaja,
Nėr ata pyje me fshehtėsi,
N'ato mburima lozonjare,
N'ata shkėmbenj plot llaftari;

Ku fryn njė erė pastėrtije,
E vetėtin njė bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemėra nė gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veē un'e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perėndi!

Dremit Liqeri

Mi zall te pyllit vjeshtarak,
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u perflak
Posi me zjarr e me flori.

Posi me flake-u ndes e kroj,
E vetetiti plot magji,
e yll’i dites perendoj
ne qetesi dhe dashuri.

Tashi po shuhet nene mal
Qytet’ i ngrysur ne te zi.
Po ndizen tjte dal-nga-dal
Plot bukuri! Plot fshehtesi!

Ne kete cas perendimor,
ndaj po me dehen syte-e mi,
kuptoj si shpirtin vjershetor
m’a frymezon nje mall i ri

Ti moj shoqe

Kur per herezen e pare
Vete filli ti me poqe,
zura mall qe s’kish te ngjare,
ti moj shoqe.

Zure-e syte me dy duar
E se qeshuri m’u fike,
dhe me mbete-e turperuar
ti moj mike.

Oh, q’ahere dit’-per-dita
Gjiri jone-u shkri ne dashke,
e n’agim sa celej dita
ishim bashke.

Si me dhemb o! Grim’ e dehur,
casi-i lum qe zbrita katin!...
sepse gjeta pa pandehur
vete fatin.

Ti me ngjiteshe perpjete
Me nxitim si nusk’-e-lales,
e te mori turpi shkrete,
turpi ndales...


E sakaq deshir’ e sulur
Gushe-e faqe t’i perflaku-
Une mbeta krye-ulur,
varfanjaku!

E m’u duk si pate shkitur
Dh’u shastise neper shkalle,
te te puth me zjarr te mitur
mun ne balle.



Me zu nje mall

Me zu nje mall dhe sot,
e s’mund t’a shuaj.
Ri vasha large-o Zot,
qe keq po vuaj.

Kalojme kot me kot
Muaj me muaj
S’vjen vasha sot as mot,
Pa heq e vuaj.

Nuk vjen, e me s’di dot
C’t’i them t’i shkruaj!
Ah! Mendja po me lot
Qe s’plas e vuaj!

Ne vendin t’im o Zot,
jam vete-i huaj.
M’a sill ti vashen sot,
Qe kaq po vuaj.


Kur m’u rite vogeloshe

Kur m’u rite vogeloshe,
Vogelo si flutura
Mes-holle-keputura.

Te pashe me sbukuroshe,
bukuro si flutura,
mes-holle-keputura.

Vajte m’u fsheve ne qoshe,
Fshehuro si flutura
mes-holle-keputura

Nga shoqet me turperoshe,
Shoqezo si flutura,
mes-holle-keputura

Ah,zemra c’te perveloshe,
Zemero si flutura,
mes-holle-keputura
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė