Tema: Agim Gashi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-08, 15:22   #5
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

Nė veri t“Shqipes hyn Serbia,
E nė Jug e merr Greqia
Nė shumė pjesė u nad Shqipnija
N“mes t“Shqipnisė rrinte Turqija,
Rrinte ajo si n“tokė t“vet
Nuk e dinte se ēka po e pret!
U dha kushtrimi si vetima,
Me u bashku“ burra e trima,
Me u bashku“ trimat e dheut
Kah janė trima tė Skėnderbeut
Me u ēu n“kamė po tė tri fe
Se nja jemi pėr Atdhe.
E prizreni i bukur vend
Po i mbledhė krenat prapė n“Kuvend
Nė t“katėr anėt e kan qitė zanin
Tė dalim burra ta mbrojmė Vatanin,
N“Kaēanik pritat me i zanė,
Dergut Pashės me i thanė:
Se kjo tokė nuk ashtė Turqi,
Asht e Shqipes, i thonė Arbni.
Por plagė t“keqe kish lanė Turqija
N“hasmėni prapė shqiptarija.
Nė Janinė e n“Lug tė Drinit
Ish kanuni i Lekė Dukagjinit,
E turqia e zbatonte
Qė ma shumė n“Shqipe t“pėrqante.
Porse zani i KUSHTRIMIT
S“njeh kanun t“Leks t“Dukagjinit,
Nuk i njeh as ligj“ t“anmikut
Veēse besėn e mikut, t“mikut.
Meniherė hiqet hasmėnija
Bahet nja e gjithė Shqipnija,
Krisi pushka habertare
Nisi lufta gjithėkombėtare!
Abdyl Frashėri me shok“t e tij
Dha kushtrim nė shqiptari,
Vėllau me vėlla doren ka shtri
Kanė rrokė arėt me trimni:
Mic Sokoli n“grykė tė topit
Sef Kosharja n“lak t“konopit,
Sylejman Vokshi i prinė ushtrisė
Pėr lirinė e Arbėnisė
S“kursehej gjaku i shqiptarit
Pėr me mbrojtė token e Arbėrit.
Kur binė trimat pėr Atdhe
Pėr sė dyti si me le,
Binin trimat n“katėr anė
Marre vendit mos m“i lanė.
As ushtri e Isa Boletinit
S“i njeh vendimet e Berlinit,
Dedė Gjo Luli i hyn malit
S“i njeh vendimet e Shen Stefanit.
Tė gjithė kėta trima kanė ba benė
Do ta mbrojmė t“lashtin atdhenė.
Nė ēdo trevė e nė ēdo vend
Mblidhen burrat e bajnė kuvend,
N“Kaēanik e n“Lug tė Drinit,
N“Verra t“Lluk“s , n“Rrafsh t“Dukagjinit,
Nė kuvende me u pėrpjekė:
Prej shtatė vjeē e deri n“shtatėdhetė.
Kriste pushka e shqiptarit
I hynte n“palcė frika tradhtarit.
Kėrset pushka n“Karadak,
N“Shalė, n“Gollak edhe nė Llap,
Kėrset n“Has, n“Rekė, n“Podrime,
Gjithėsekund n“Kosoven trime;
Kėrset n“Plavė edhe n“Gusi,
N“Sul, nė Shkodėr e n“Ēamėri,
Kėrset n“Dibėr e nė Krujė
Jashtė nga Arbėri, o i huj.
Dedė Gjo Luli kryetrim
Hasmit doren mirė ja shtrin,
Qė djalin Lulit ja kish vra
Ja shtrinė dorėn e ban vėlla,
S“do t“hasmohemi ma nė jetė
E pranon Luli nė ēetė.
U ba bashkė kjo shqiptari
U falėn gjaqet s“ka hasmėni,
Sot luftonin sikur miq
Ndėrsa dje ishin anmiq,
I ranė turkut mu nė kokė,
U ba e lirė e jona tokė.
Lirinė po e fiton shqiptari
Ngrit flamur Ismail Qemali,
Me Njizet e Tetė Nantor
Ngritet flamuri nė Vlorė;
Po ku mbet nana KOSOVĖ!
U fitu“ po pamvarsia,
Por u sul n“Kosovė Serbia
Pėr me u nda pėrgjysė Shqipnija.
Kosova nanė di me tregu“
Se i ka plagėt pa i shėru“,
Plaga e saj kurrė s“u pėrtha
Veē me gjak gjithmonė u la.
Nisi e keqja nė shpi e n“prag
Ma e keqe se haraēi n“gjak,
Mend s“e mban ma keq shqiptari
Se kur erdhi n“Kosovė krajli,
Deshuir“ e madhe ishte e krajlit;
Me pi gjakun e shqiptarit
Me pi gjakun edhe t“fmisė
Ish tradita e Serbisė.
Na sulmu“n –po me ushtri,
Pėr mr vra e pėr me gri
Pėr me djegė n“Kosovė ēka ka
Pėr me mbetė katundet n“gra!
Me i thanė lamtumirė trollit
Me i mėsy“ fushat e Anadollit!
Me marrė rrugėn pėr Turqi,
Me I lanė vorret n“Serbi!
Me shku“ atje ku nuk ke mik,
Te ai, qė dje na ish anmik
Me ndihmu“ nuk mund Shqipnija
Se n“Jug mbrohej nga Greqija
E n“Veri s“ndalej Serbija,
Andej nga Durrėsi Italia;
N“hall tė madh populli shqiptar
Nga sulmuesit grabitēarė.
Por se keq n“Kosovė pėrherė
Kish pranė vėllazen „Muhaxherė“,
Qė Serbia i kish dėbu“,
Nga ato troje ku kanė jetu“
Shumė kanė ndjekė ma shumė kanė vra!
Se si vriteshin ish hata,
Shtėpi e pleme ua kanė kallė,
E i shtinin n“dhe pėr s“gjallė.
Edhe koha po kalonte
Por terrori n“shqiptars“prante,
Si pėr shembull n“Prapashticė
Pėr tė gjallė jetėn me fikė;
Mbushin arkat me gji nanash,
Me sy t“fėmive, me vesh babash!
Porse frigė nuk kish shqiptari
Me qėndru“ na e la i pari,
Por qėndresa ka kufi
Asnji popull s“duron robni;
Del“ kaēak e i merr malet
Sepse jeta s“mund tė ndalet.
Tash Serbia me Turqi,
Bajnė pazar me shqiptari,
Bajnė pazar me i dėbu“
Shqiptar Turqia me pranu“,
Se k“shtu thotė Ēubrilloviqi,
E pastaj Ivo Andriqi;
Me metoda ma barbare
Me dėbu“ familje shqiptare
Nė Turqi, nė Anadoll,
Me harru Kosovėn nanė ;
Me naj marrė pleme e shtėpi,
Me naj marrė dhen e dhi !
E ushtrija e mund nji tjetėr,
Porse jo nji popull t“vjetėr.
Ngajherė fati asht nė tragjedi,
Se katerdhjeta paska hi
Me ndalė turrin pėr n“Turqi.
Edhe fati s“tha ashtu
Prapė n“Kosovė jemi tu“ rr“nu“
Jemi n“Kosovė kėtė tokė e domė
Jemi t“gatshėm prapė ta mbrojmė.
Si nė botė edhe nė botė arbnore,
Filloi Lufta e Dytė Botnore
U mbushėn male me tė ri,
Pėr t“luftue pėr liri,
Herė pa bukė, nė borė e n“shi
Me e derdhė gjakun pėrsėri.
Kur mbarė bota u ēliru“
Veē Kosova mbet robnu“
Me ushtri, terror shtetnor,
Veēse ku quhej Kosovė,
Me u nda nga nana e vet
Tu“ pas nanė me jetu“ me njerkė.
Fillun“ renat e Serbisė
Me ja ndrru“ deg“t historisė ;
U ēu“ n“kambė Rankoviqi,
E ish gjallė Ēubrilloviqi,
Elaborati i tij vazhdonte
Qė shqiptarėt t“i dėbonte,
Dhe torturat ua shtonte
Zi e mazi-o pėr ēdo vjet;
Pėr nji pushkė rraheshin dhjetė vetė,
Shumė familje torturoheshin,
Shumė tė tjerė n“burgje verboheshin!
Qajshin motrat pėr vėllazni,
Kur tė vdekun i binin n“shpi!
Qante nana e merrte malli
Se nė shpi si kthehej djali,
Nusja e re kthehej n“gjini
Ja merrnin burrin dhandėr pa hi!
Pėr Migjenin s“donin me mėsu“
Ma zi se “Luli…” tu“ jetu“,
Mos me kėndu“ pėr Skėnderbeun
Qė nga turqit mbrojti Atdheun!
Mos me pasė flamurin tonė,
Qė n“Kosovė i lirė t“valon.
Porse koha nis ndryshon,
Nana djelt“ nis e shkollon,
Nisin t“dalin gjenerata,
Qė e mėsonin historinė
Dhe e donin fort lirinė.
Gjashtėdhjetė e tetėn djel“ e vasha,
Dalin bashkė nė demonstrata
Dhe kėrkuan pak liri
E flamurin kuq e zi
Me kerku dhe kushtetutė
Me fjalė t“urta e pa luftė!
Por Serbia s“dėshironte
Qė shqiptari liri t“kėrkonte
Andaj dhuna me terror“
Hiē nuk hiqeshin nga ky troll.
Kur shqiptari u shkollu“
Kushtetuta u fitu“,
Nis me mėsu“edhe prej hiēit
Nuk ish“ banda e Rankoviqit
Porse plane prapė gatuheshin
Nė podrume pėrsėri shkruheshin.
Tetėdhjetė e nishi kur ka ardhė,
Ngritet n“kambė populli shqiptar
Me kėrku“ ēka asht e mbarė.
Me kėrku“ tė drejta e barazi
Si tė tjerėt n“Jugosllavi.
E kėshtu donte ndoshta Serbia
Me u lėshu“ n“Kosovė ushtrija,
Me tanksa shkileshin ėmija
Politika nė spastrim,
Tue ba diferencim,
Tue ba ēdokend anmik,
Profesor e akademik
Tu“ na qu“jtė terroristė,
Kmishazi, kanibalistė,
Tu“ lėshu“ po helm tė zi
Me helmu“ t“pastren vajzni,
Sa herė ngrihej populli shqiptar
Po me dhjeta mbetshin vra.
Po nji valė demokratike ,
Filloi n“tokėn tonė kreshnike.
Kur filloi demokracia
Na u vodh autonomija,
Na e shkelėn serbėt- barbarė,
Tė ndihmu“m nga do tradhtarė!
Qė me tankė edhe ushtri
Me mbetė shqipja pa liri.
Por nė tokėn kosovare
Gjithė kanė lindė trima me fletė
Pėr t“mirė t“popullit janė mundu“,
T“mira vendit i kanė pru“,
Tue pa pėrspektivėn,
Kanė formu“ alternativėn,
Njerėz tė mirė e me dėshirė
Kanė fillu“ me ba punö t“mirė,
Tė gjitha gjaqet i pajtu“n,
Kėtė tė mirė popullit ja prunė.
Por nji dėshirė ka populli mbarė
Me ba pajtimin tonė kombėtar
Me jetu“ bashkė gjithė shqiptaria
Nji nanė e t“gjithėve na ashtė Arbėria.
1990-Lipjan
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė