Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 15:21   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV

Mė 17 qershor 1319 Papa Gjoni XXII u dėrgoi letra Muzakajve14): Mentul Muzakės, kontit tė Kėlcyrės, Ndre Muzakės, marshallit tė Mbretėrisė sė Arbėrisė (regni Albaniae marescalco), Theodor Muzakės, protosevastor-it tė Mbretėrisė sė Arbėrisė, tė cilėt i kishin pronat e tyre nė jug tė Shqipėrisė sė sotme; princėrve tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Veriut:15) Guljelm Blinishtit, protosevaston, Guljelm Aranitit, protholegaturo, Kalgjon (Calojohanni) Blinishtit, Pal Matrangės dhe baronėve tė tjerė tė Mbretėrisė sė Arbėrisė (ceterisque baronibus regni Albaniae), si dhe Ladislavit, kontit tė Mbretėrisė sė Arbėrisė,16) duke i vėnė nė dijeni qė Ai ishte i informuar pėr vuajtjet e tyre nėn tiraninė e rėndė tė mbretit tė Serbisė (sub gravi tirannide illius regis perfidi Rascie nedum scismatici et religionis christiane totaliter inimici).17)

Njė dokument i tillė, qė nė rrethana tė caktuara mund tė ishte shprehje e njė interesi formal tė njė autoriteti qendror me autoritetet lokale, shoqėrohet me njė interesim dhe pėrkushtim tė veēantė tė Papės Gjoni XXII pėr zgjidhjen e problemeve nė "periferi", siē ishte Mbretėria e Arbėrisė pėrsa i pėrket kriterit "kufi me botėn bizantine." Ky interes dhe pėrkushtim vihet re nė caktimin e njė mėnyre mė tė gjallė komunikimi midis fisnikėve lokalė dhe Selisė sė Shenjtė, mėnyrė kjo qė u mishėrua nė caktimin e njė personi nė kėmbė tė tij, person ky qė do tė jepte udhėzime (oraculo vive vocis) me autoritetin e plotė tė pontifikatit tė lartė. Vlerėsimi dhe besimi i lartė i Papės Gjoni XXII tek forcat lokale shprehet hapur kur personi i kontaktit pėr njė ēėshtje kaq delikate dhe tė rėndėsishme zgjidhet njė vendas, siē ėshtė Ndreu, ipeshkvi i Krujės.

Po t'i referohemi mėnyrės sesi Papati u drejtohet forcave politike shqiptare, vėmė re qė ky autoritet ishte i mirėinformuar, jo vetėm pėr forcat politike tė Mbretėrisė sė Arbėrit, por edhe pėr marrėdhėniet e tyre dhe pėr distancat gjeografike qė ishin midis tyre. Nuk ėshtė rastėsi qė Papa u drejtohet atyre nė grupe: nė njė letėr Muzakajve, nė njė tjetėr Blinishtėve, Aranitėve, Matrangėve, dhe nė njė tjetėr Ladislav Jonimės (Radislaut Gonomes), kontit tė Dioklesė dhe tė Arbėrisė bregdetare, me pothuajse tė njėjtat fjalė, tė njėjtat udhėzime, dhe u sugjeron tė njėjtin person-kontakti me rol udhėheqės: Ndreun, Ipeshkvin e Krujės. Ky lloj grupimi i forcave politike nė dokumentin papnor, tė shtyn tė mendosh qė nė radhė tė parė Papa Gjon XXII nxiste bashkimin e kėtyre forcave, si forca politike, dhe nė kėtė kontekst Ndreu i Krujės kishte edhe njė mision indirekt pėrveē atij tė udhėheqjes sė kryqėzatės nė fjalė: atė tė bashkimit tė forcave politike tė Mbretėrisė sė Arbėrit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė