Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 15:22   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV

Nė botimin e ri tė Historisė sė Shqipėrisė bulat papnore interpretohen sikur fisnikėt shqiptarė ishin tė ritit ortodoks dhe gjithė letėrkėmbimi i tyre me Papėn shpjegohet sikur ata donin tė braktisnin ritin ortodoks dhe tė pėrqafonin katoliēizmin pėr interesa politike, duke u ndarė edhe kishėrisht nga pushtuesit serbė.18) Dokumentet origjinale nuk lėnė tė kuptosh njė gjė tė tillė. Papa Gjoni XXII u drejtohet atyre si "dilecti filii"19) dhe njė adresim i tillė nuk u bėhej kurrė atyre qė nuk ishin tashmė katolikė tė devotshėm.20) Njė adresim i tillė i bėhet madje edhe Ladislavit,21) i cili nga emri ėshtė konkluduar se duhet tė jetė sllav dhe i ritit lindor.22) Ėshtė pikėrisht emri i tij ai qė i ka ngatėrruar shumė studiues seriozė qė tė mos e quajnė atė katolik. Fakti qė Papa i drejtohet atij si "dilectus filius" duke e konsideruar atė katolik tė devotshėm, nuk duhet tė na ēudisė, sepse dihet tashmė qė Dioklea ishte nėn ndikimin e princeshės katolike, gruas franceze tė mbretit Stefan I Urosh, Helenės, dhe ajo kishte vazhduar njė aktivitet tė dendur katolik,23) dhe njė korrespondencė mjaft tė gjallė me Papatin nė lidhje me ēėshtjet e besimit.

Stefan Dragutini, i cili sundoi i vetėm pėr njė periudhė tė shkurtėr (nė vitet 1276-1282), pasi ndau tokat nėn sundimin e tij nė tri pjesė (midis dy bijve dhe gruas sė tij Helenės), Helenės i la pronat e bregdetit qė nga jugu i Dubrovnikut deri nė Shkodėr, toka kėto qė pėr njė kohė tė gjatė u njohėn si pronat e nėnės mbretėreshė (domina regina mater). Nė brendėsi tė vendit i la Plavėn (pranė Gucisė) nė Limin verior dhe kėshtjellėn Brnjaci nė pjesėn e sipėrme tė Ibrit.24) Nė kėtė mėnyrė Helena e kishte tėrė Dioklenė nėn sundimin e saj tė plotė dhe sigurisht qė vazhdoi aktivitetin e saj pro interesave katolike nė kėto territore, duke i lėnė Papatit dorė tė lirė pėrsa u pėrket ēėshtjeve religjioze, gjė qė pėrligjte mė vonė edhe planet politike qė Papati pėrgatiste kundėr skizmatikėve nė kėto zona. Nė kėtė kuadėr, nuk ka pse tė jetė ēudi qė njė "sllav"25) nga zona e Dioklesė tė jetė katolik i devotshėm dhe njė ndėr forcat kryesore politike tė Mbretėrisė sė Arbėrisė, qė nė thelb ishte njė mbretėri katolike.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė