Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 15:22   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV

Edhe sikur Ladislaus tė ishte vėrtetė sllav, kjo nuk do tė pėrbėnte asnjė kundėrargument pėrsa kemi pohuar mė sipėr, qė Papati dėshironte tė forconte identitetin lokal tė Mbretėrisė sė Arbėrisė. Duke pasur parasysh qė nė mesjetė nuk ekzistonte koncepti komb, pra as kriteret qė pėrbėjnė njė komb, siē ėshtė gjuha, zakonet dhe kultura e pėrbashkėt si mjet identiteti kombėtar, dhe hapėsira e pėrbashkėt gjeografike, mbretėritė nuk bazoheshin nė tė tilla kritere qė janė moderne pėr nga konceptimi. Mbretėria e Arbėrisė, qė ishte njė formacion politik i mbėshtetur kryesisht mbi kriterin "fe katolike" mund tė ketė qenė shtrirė deri nė jug tė Dubrovnikut, ku ishin pronat e Helenės, Nėnės Mbretėreshė dhe ku duhet tė ketė sunduar Ladislav Jonima, konti i Dioklesė dhe i Arbėrisė bregdetare. Megjithatė, kėto kufij veriorė janė tė diskutueshėm dhe nuk mund tė pėrcaktohen me siguri, pėrderisa kemi njė ndėrthurje tė elementeve katolikė e sllavo-ortodoksė, qė kanė bashkėjetuar. Kjo bashkėjetesė ka qenė paqėsore deri nė momentin kur mbretėrit serbė filluan politikat persekutuese ndaj katolikėve, duke futur elementet e para tė fanatizmit fetar nė shoqėrinė mesjetare Ballkano-perėndimore.

Nuk ndodh shpesh qė Papati t'u drejtohet me emėr dhe me titull secilit prej fisnikėve tė njė mbretėrie. Rasti mė i zakonshėm ėshtė qė Papa u drejtohet me bulė mbretit dhe fisnikėve nė pėrgjithėsi, pa pėrmendur emrat e fisnikėve. Me kėtė akt, Papa Gjon XXII dėshironte njėkohėsisht tė tregonte qė ai e njihte Mbretėrinė e Arbėrisė me kėta kufij, dhe si forcė politike udhėheqėse tė saj, kėta fisnikė, mė shumė se njė mbret cilidoqoftė qoftė ai.26) Zyrtarisht shqiptarėt njihnin si zot Filipin e Tarentit, tė birin e Karlit II Anzhu, por ai nuk adresohet dhe mesa duket as nuk njihet si mbret i shqiptarėve nė kancelarinė papnore, ndoshta pėr shkak tė vėllait, Robertit, mbretit tė Napolit. Kėshtu, nė njė dokument papnor tė 12 majit 1319, ku Papa Gjoni XXII i drejtohet Filipit, ai e quan atė "Dilecto filio nobili viro Philippo clarae memoriae regis Siciliae filio, principi Tarentino,27) por asgjė mė shumė se kaq, pėrsa i pėrket lidhjes sė tij me Regnum Albaniae,28) pra pa e njohur atė si mbret tė Arbėrisė, nė njė kohė qė normalisht ėshtė e detyrueshme pėr kancelarėt papnore t'i drejtohen adresantit tė tyre me tė gjithė titujt qė ai zotėron.

Njė fakt tjetėr qė flet nė favor tė njė Mbretėrie tė Arbėrisė si njė mbretėri e ndryshme nga Mbretėria anzhuine e Arbėrisė nė sytė e papatit, janė territoret qė pėrfshin Mbretėria e Arbėrisė nėė fundin tė viteve 20 tė shekulli XIV. Duke u nisur nga kėto dokumente papnore qė kanė si qėllim qė tė arrijnė t'i bashkojnė tė gjitha forcat politike shqiptare, Shuflaj ka arritur tė pėrcaktojė thelbin e Shqipėrisė etnike tė mesjetės. Si kufi jugor studiuesi kroat ka marrė territoret qė posedonte Mentul Muzaka qė shkonin deri nė Kėlcyrė,29) si lindorė territoret e Ohrit dhe tė Dibrės, ku shtrinin sundimin e tyre Matrangėt dhe si veriorė territoret e Blinishtėve qė posedonin Mirditėn deri nė Ulqin dhe Danjė. Do tė ishte mė e saktė nėse kėto territore t'i konsideronim si territoret apo kujfijt e Mbretėrisė sė Arbėrisė - formacion politik, dhe jo si territoret e Shqipėrisė etnike qė shtriheshin shumė mė gjerė se kaq. Duke qenė njė mbretėri me karakter katolik,30) nė kėtė formacion politik nuk janė pėrshirė territoret shqiptare qė ishin tė ritit bizantino-ortodoks.
Nė vazhdim po paraqesim kufijtė e ngushtė tė Mbretėrisė anzhuine tė Arbėrisė pėr tė pėrqasur kėshtu dy fazat e jetės sė kėsaj mbretėrie: asaj anzhuine dhe asaj me karakter tė mirėfilltė lokal, siē e njeh papati nė bulat papnore tė vitit 1319.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė