Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 15:23   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV

Sipas studimeve tė Carabellese, Mbretėria e Arbėrisė, e krijuar nga Karli I Anzhu (1272), shtrihej nga Malet e Karaburunit deri nė Grykėderdhjen e Drinit, nga gjiri i Vlorės deri nė Lezhė, dhe me kufij shumė tė papėrcaktuar nė brendėsinė malore.31) Anzhuinėt e kishin projektuar dhe e ndėrtuan atė si njė bėrthamė tė njė perandorie tė tėrė ballkanike.32) Fisnikėve shqiptarė u ishte premtuar qė do tė mbroheshin nga ēdo lloj armiku, do t'u ruhej autonomia dhe do tė luanin rol parėsor.33) Megjithatė atyre jo vetėm qė nuk iu njohėn aspiratat politike, por pėr t'i detyruar qė t'i qėndronin besnikė Karlit tė parė Anzhu, u morėn dhe u mbajtėn edhe robėr.34) Nė njė situatė tė tillė - kėtu nė fakt nuk janė pėrmendur aspektet e tjera tė regjimit tė rreptė shfrytėzues tė Anzhuinėve, si taksat e detyrimet qė i imponoheshin popullsisė vendase nė mėnyre arbitrare - popullsisė dhe fisnikėrisė vendase nuk i mbetej tjetėr veēse t'i kundėrvihej kėtij sundimi.35)

Forcė tėrheqėse e kėtij orientimi tė ri kundėrvėnės tė aristokracisė shqiptare ishin bėrė ata fisnikė qė nuk ishin pėrfshirė nė Mbretėrinė e Arbėrisė kur ajo u krijua, gjė qė ata e kishin dėshiruar me shumė forcė, me shpresėn qė do tė mbroheshin nga sulmet serbe qė i kėrcėnonin vazhdimisht. Tė tillė kishin qenė Pal Gropa e Gjin Muzaka, zotėr pėrkatėsisht tė zonės sė Dibrės36) dhe asaj tė Beratit. Me kėta fisnikė qenė bashkuar edhe tė tjerė, nga ata qė ishin njohur si vasalė tė mbretit Karl I, tė cilėt ky i fundit i quajti "tradhėtarėt e mi" (proditores nostros).37) Tė tillė fisnikė ishin Blinishtėt, Skurrajt, Jonimėt etj. Pas kėsaj "Mbretėria (Anzhuine) e Arbėrisė" u reduktua nė kėshtjellat bregdetare tė Durrėsit, Vlorės e Kaninės.38) Pėr shkak tė Vesprit Sicilian,39) anzhuinėt e humbėn fare pėr ca kohė Mbretėrinė e Arbėrisė, tė cilėn e ripushtuan bizantinėt (1282).40) Si pasojė e marrėdhėnieve tė tilla tė Anzhuinėve me forcat politike vendase, Mbretėria anzhuine e Arbėrisė, nė vend qė tė zgjerohej, u reduktua tashmė qė nė vitin 1292 vetėm nė qytetin e Durrėsit dhe nė ca territore rreth tij.41)

Duke qenė tė sulmuar nga mbreti serb Stefan Uroshi II Milutini, qė kishte ardhur deri nė vijėn Mat-Ohėr, nė vitet '90 tė shekullit XIII, shqiptarėt filluan t'i rimarrin nė konsideratė ndihmat qė mund t'u ofronin anzhuinėt nė neutralizimin e tensioneve me fqinjėt sulmues. Nė kėtė kuadėr, nė shtator 1304, bashkėsia qytetare e Durrėsit dhe krerėt shqiptarė nga familjet Matranga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishti, Shpata etj., njohėn pėr kryezot princin Filip tė Tarentit, djalin e mbretit Karl II Anzhu, i cili bashkė me Karlin II u konfirmoi qytetarėve tė Durrėsit dhe fisnikėve shqiptarė, tė gjitha privilegjet qė u kishte dhėnė mė parė Karli I. Pėr mė tepėr, nė vitin 1305, Karli II u dha shumė privilegje tė tjera ekonomike qyteteve tė Adriatikut.42) Megjithatė, kur erdhi puna pėr tė vendosur pushtet real nė Durrės dhe nė Mbretėrinė e Arbėrisė, anzhuinėt e Napolit u panė dhe u trajtuan si armiq nga fisnikėria vendase. Studiuesi i dinastisė Anzhuine, Andreas Kiessewetter konkludon qė Mbretėria e re anzhuine e Arbėrisė nuk arriti mė qė tė shtrihej pėrtej mureve rrethuese tė Durrėsit, dhe Filipi I nuk pretendoi kurrė qė tė quhej Mbret i Arbėrisė, por pėrdori vetėm titullin Zot i Mbretėrisė sė Arbėrisė (Dominus Regni Albaniae).

Pėr shkak tė marrėdhėnieve jo tė mira me vendasit (shqiptarėt), anzhuinėt e Napolit arritėn deri aty sa nė vitin 1311 tė mendonin t'i ndėrronin zotėrimet e tyre me Sicilinė e Frederikut tė Aragonės.44) Por titullari i kėsaj tė fundit, Frederiku i Aragonės, pasi mori vesh qė nė Durrės dhe nė "Mbretėrinė e Arbėrisė" ishte e vėshtirė tė vendosėsh njė pushtet real nga jashtė, nuk e pranoi ofertėn e Anzhuinėve, megjithėse e dinte qė kėto territore "ishin shumė tė pasura e bujare".45)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė