Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 15:24   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV

Duke pasur parasysh tė gjitha kėto zhvillime midis anzhuinėve dhe shqiptarėve vendas, nuk mund tė ishte kurrsesi e vėrtetė qė tė gjithė territoret qė Papati ia njeh Mbretėrisė sė Arbėrisė nė bulat papnore tė vitit 1319 tė ishin territore tė Mbretėrisė anzhuine tė Arbėrisė. Konkluzioni i natyrshėm i gjithė kėsaj ėshtė qė Papa Gjoni XXII e shikonte Mbretėrinė e Arbėrisė si njė mbretėri me karakter kryesisht lokalo-vendor. Nė rrethanat e njė rreziku tė madh jo vetėm pėr elementin katolik nė territoret shqiptare, por edhe pėr katolikėt nė Gadishullin Apenin, qė vinte nga Serbėt ortodoksė e bashkuar me perandorėt bizantinė, Papati ishte i interesuar tė forconte identitetin dhe karakterin lokalo-vendor tė kėsaj mbretėrie, si mbretėri e bazuar nė fenė katolike.

Njė konkluzion i tillė, nė pamje tė parė na bėn tė mendojmė qė marrėdhėniet e Papatit me anzhuinėt nė pėrgjithėsi nuk qėndronin mė nė lartėsinė e dikurshme46) gjatė pontifikatit tė Gjonit XXII, megjithėse kjo nuk do tė thotė qė kėto marrėdhėnie ishin tė kėqija. Mbretėria e Anzhuinėve ishte krijuar si feud pontifikal dhe ishte quajtur krahu shekullor i kishės nė Itali. Gjithsesi kjo nuk e pengonte Papatin tė synonte tė vendoste marrėdhėnie aktive me vetė forcat lokale pėr tė zgjidhur me efikasitet problemin shqetėsues. Ky lloj pragmatizmi i Selisė Papnore gjatė shekullit XIV nuk ishte pa precedencė.

Kishte shpesh raste tė ngjashme kur Papati nė vend qė tė vepronte indirekt nėpėrmjet njė mbreti formal, vendoste marrėdhėnie direkte me fisnikėt mė tė pushtetshėm tė vendit pėr njė zgjidhje tė shpejtė tė problemeve. Shpesh Selia papnore ishte shumė mė tepėr e informuar mbi forcat reale udhėheqėse nė njė vend, sesa ē'mund tė mendohet, dhe shumė mė e shpejtė nė veprim sesa ē'do tė ishte normale pėr njė pushtet qendror me pėrmasat qė Papati kishte nė mesjetė.47)
Megjithatė, mund tė flitet edhe pėr marrėdhėnieve jo tė mira tė Papės Gjoni XXII me Mbretėrinė e Sicilisė, hipotezė kjo e ngritur dhe e argumentuar nga studiuesi i mirėnjohur Gennaro Maria Monti. Synimet armiqėsore tė Papės Gjoni XXII ndaj anzhuinėve, sipas Montit, u shpalosėn kur Ai tentoi tė formonte njė mbretėri laike vasale tė Kishės nė Italinė Veriore. Megjithėse kjo pėrpjekje dėshtoi pėr shkak tė kundėrshtimit tė tė gjithė forcave tė tjera tė gadishullit Italik,48) ajo shėnoi kulmin e krizės sė Mbretėrisė Anzhuine, e cila, sipas Montit, shėnoi edhe fillimin e degradimit tė kėsaj mbretėrie.49) Dėshtimin e Anzhuinėve dhe tė Mbretėrisė sė Sicilisė, Monti e shpjegon nė njė kontekst mė tė gjerė se kaq.

Ai e pėrshkruan atė si rrjedhojė tė pamundėsisė sė Mbretėrisė sė Sicilisė pėr tė zgjeruar pushtetin e saj. Ky pushtet me kalimin e kohės u ngushtua akoma mė shumė nė territorin midis detit dhe Shtetit tė Kishės me tė cilat kufizohej. Anzhuinėt nuk guxonin tė preknin territoret tokėsore me tė cilat kufizoheshin, pėr shkak tė lidhjes fetare dhe politike me Papatin, ndaj dhe e vetmja rrugė pėr zgjerim i kishte mbetur deti; por edhe ky drejtim vetėm nė ato raste kur territoret pėrtej detit ishin zotėrime tė largėta dhe jo-organike si dhe pak tė mbrojtura dhe pa kufij territorialė pėr tė mos u pėrplasur me armiq tė pushtetshėm.50)

Vėrtetė qė para se tė shpallej nga Karli I Anzhu, Mbretėria e Arbėrisė edhe mund tė quhej njė "zotėrim jo-organik, pak i mbrojtur, pa kufij territorialė tė pėrcaktuar qartė", nė kėndvėshtrimin e perėndimorėve katolikė, po tė mbajmė parasysh qė, pas ndarjes sė krishtėrimit nė Bizant dhe nė kishė katolike perėndimore, territoret shqiptare ishin tė paorganizuara. Megjithatė rrethanat kishin ndryshuar nė fillimin e shekullit XIV. Rėnia e Konstantinopojės (1204) dhe sidomos vendosja e regjimit Anzhuin nė brigjet juglindore tė Adriatikut, kishin ndikuar pozitivisht nė konsolidimin e katolicizmit nė territoret shqiptare, dhe me kėtė konsolidim ishte forcuar ndikimi i papatit nė vend, dhe ishte rritur vetėndėrgjegjėsimi lokal, qoftė nė pikėpamje religjioze e sociale-kulturore, qoftė nė pikėpamje politike.

Lidhja direkte e Papatit me forcat politike tė Mbretėrisė sė Arbėrisė, e krijuar nėpėrmjet klerikėve, kishte nxjerrė nė pah qėllimet e pėrbashkėta tė tyre pėrsa i pėrket situatės nė kufijtė me serbėt skizmatikė. Si forcat politike shqiptare, ashtu edhe Papati e perceptonin rrezikshmėrinė e serbėve dhe bizantinėve me pothuajse tė njejtat shqetėsime. Nėse forcat politike ishin kryesisht tė interesuara pėr pronat e tyre, Papati ishte i interesuar pėr kishėn e tij nė vend. Anzhuinėt ishin shumė larg forcave politike tė Mbretėrisė sė Arbėrisė dhe shumė larg Papatit, pėrsa i pėrket kėtyre qėllimeve dhe kėtyre perceptimeve, gjė qė do ta shpjegojmė nė vazhdim. Prandaj do tė ishte shumė logjike qė Papati, duke u nisur nga specifikat e zonės, ta konsideronte Mbretėrinė e Arbėrisė si krahun shekullar tė tij dhe madje jo vetėm nė kuptimin e ngushtė tė fjalės, por kryesisht pėr ēėshtjet shpirtėrore nė Ballkan.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė