Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 15:24   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV

Anzhuinėt, qė nuk u pritėn mirė nga shqiptarėt, mė sa duket kishin humbur edhe besimin e Papės Gjoni XXII, pėr shkak tė lidhjeve qė ata kishin krijuar dhe ushqyer me serbėt skizmatikė dhe me bullgarėt.51) Se ēfarė pozicioni do tė mbanin anzhuinėt nė ēėshtjet delikatė tė shqiptarėve, kėtė ata e kishin bėrė tė qartė qė nė tė famshmin "Privilegj" tė Pal Gropės mė 18 maj 1273. Nė kėtė privilegj tė dhėnė nga Karlit I Anzhu shkruhet qė Pal Gropa duhet tė kėnaqej me ca fshatra nė veri tė Ohrit (Casalia Radicis maioris et Radicis minoris nec non Cobochetes, Zuadigoriza, Sirclani et Craye, Zessizan sitam in valle de Ebu), tė cilat nuk kishin ndonjė vlerė kushedi se ēfarė (nec excedunt valorem annuum quadrigentorum yperperorum), si dhe mė kryesorja, nuk preknin interesat imediate as tė serbėve dhe as tė grekėve (dummodo non sint de pertinentiis regni nostri Albanie, neque regni Servie, nec terrarum datarum in dotem per quondam Michaelem despotum quondam Elene filie sue uxori quondam Manfridi olim principis Tarentini).52) Kjo sprovė u bėri tė qartė shqiptarėve se anzhuinėt nuk do tė ishin nė anėn e tyre nė kėto mosmarrėveshje/konflikte me fqinjėt ambiciozė.53)

Qė anzhuinėt do tė ishin tė mefshtė pėr tė qenė krahu shekullar i Papatit nė Ballkan nė fillim tė shekullit XIV, kėtė ata e treguan me qėndrimin e tyre ndaj problemeve tė lindura nga mėsymjet e serbėve skizmatikė mbi katolikėt shqiptarė. Filipi i Tarantit kishte pasur dhe vazhdoi qė tė kishte marrėdhėnie tė mira me mbretėrit serbė, gjė qė mė vonė u shoqėrua me plane tė guximshme tė mbretėrve serbė duke u mbėshtetur tek anzhuinėt. Gjatė luftės kundėr kunatit tė tė vėllait, Vladislavit, nė vitin 1323, Uroshi II, u orvat madje qė t'i thellonte marrėdhėniet me anzhuinėt e Napolit, duke synuar qė t'i shndėrronin ato nė lidhje mė tė ngushta familjare. Pėr kėtė ai kėrkoi pėr grua vajzėn e Filipit tė Tarentit, dhe kaq shumė u besua nė kėtė lidhje sa klerikėt e tij, fisnikėt dhe populli i mbretėrisė sė Serbisė u treguan tė gatshėm qė tė pėrfundonin skizmėn dhe t'i nėnshtroheshin kishės romane, lojra kėto qė serbėt i luanin tashmė prej kohėsh me kishėn katolike. Nė kėtė mėnyrė Uroshi shpresonte tė mbrohej nga hungarezėt dhe nga aleancat e ndryshme qė po krijoshin kundėr serbėve.54)

Ėshtė pikėrisht kjo mungesė harmonie nė pikėsynimet e Papatit dhe tė anzhuinėve, qė pengoi realizimin me sukses tė kryqėzatės sė planifikuar pėr tė cilėn u bėhet thirrje fisnikėve shqiptarė nė vitin 1319. Duke qenė njė mbretėri e krijuar pėr luftė, Mbretėria Anzhuine e Sicilisė ishte e domosdoshme pėr fushatat e Papatit, kėshtu qė mungesa e vullnetit tė saj nuk mund tė zėvendėsohej me asnjė tjetėr nga Papati. Kryqėzata nė fjalė, nė fakt nuk u realizua kurrė. Arsyet pėr kėtė duhen kėrkuar, sė pari, nė problemet organizative dhe politike qė Papati pati jo vetėm me anzhuinėt, por edhe me forcat politike perėndimore.55) Papati e shmangu kryqezatėn ngaqė Uroshi II, mbreti i Serbisė, me mjeshtėri diplomatike i premtoi Papės se do tė pranonte besimin katolik bashkė me popullin e tij, gjė qė sigurisht nuk e bėri kurrė.56) Pas paqes me perėndimin, nė vitin 1319, ai bashkė me gruan e tij Simonėn, vajzėn e perandorit bizantin Andronikut II dhe me djalin Konstantin, ndėrtoi njė altar prej argjendi pėr kishėn e Shėn Nikollės sė Barit, me mbishkrime latine.57)

Nėse i referohemi studiuesit tė mirėnjohur tė historisė sė sllavėve, nė lidhje me tekstin e mbishkrimit: "zot i tė gjithė tokave nga deti Adriatik deri nė lumin e madh tė Danubit"58), atėherė loja qė serbėt luajnė me Papatin dhe me vetė anzhuinėt duhet tė ishte shumė fyese pėr anzhuinėt nėse ata do tė ishin seriozė nė qėllimet e tyre.59) Me anė tė kėsaj deklarate anzhuinėt, krahu shekullar i Papati, u njohu skizmatikėve serbė, supremacinė nė territoret qė sė paku formalisht duhet tė ishin tė tyret (tė Anzhuinėve). Njė strategji e tillė e mbretėrve serbė pėr tė shfrytėzuar situatat pėr tė luajtur me Papatin dhe me fuqitė perėndimore kur ata ishin nė mosmarrėveshje me njėri tjetrin, do tė pėrdorej vazhdimisht gjatė shekullit XIV, sidomos kur shumė kryqėzata planifikoheshin kundėr tyre, pėr shkak tė politikave persekutuese qė zbatonin ndaj katolikėve.60) Tė tilla plane pėr kryqėzata ku nė fakt forcat politike shqiptare vendosen nė qendė,r regjistrohen nė vitin 1331, 1336 dhe nė vitet '50 tė shekullit XIV. Ėshtė gjithmonė e njejta strategji qė i shpėton serbėt nė momentin e fundit kur fushatat e koalicioneve bėhen gati pėr tė filluar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė