Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-12-08, 22:29   #15
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu

..sikur ata donin tė braktisnin ritin ortodoks dhe tė pėrqafonin katoliēizmin pėr interesa politike, duke u ndarė edhe kishėrisht nga pushtuesit serbė.18) Dokumentet origjinale nuk lėnė tė kuptosh njė gjė tė tillė
...madje edhe Ladislavit.. Ėshtė pikėrisht emri i tij ai qė i ka ngatėrruar shumė studiues seriozė qė tė mos e quajnė atė katolik. ...princeshės katolike, gruas franceze tė mbretit Stefan I Urosh, Helenės, dhe ajo kishte vazhduar njė aktivitet tė dendur katolik.

Stefan Dragutini, i cili sundoi i vetėm pėr njė periudhė tė shkurtėr (nė vitet 1276-1282), pasi ndau tokat nėn sundimin e tij nė tri pjesė (midis dy bijve dhe gruas sė tij Helenės),
..duke i lėnė Papatit dorė tė lirė pėrsa u pėrket ēėshtjeve religjioze, gjė qė pėrligjte mė vonė edhe planet politike qė Papati pėrgatiste kundėr skizmatikėve nė kėto zona. Nė kėtė kuadėr, nuk ka pse tė jetė ēudi qė njė "sllav"25) nga zona e Dioklesė tė jetė katolik i devotshėm dhe njė ndėr forcat kryesore politike tė Mbretėrisė sė Arbėrisė, qė nė thelb ishte njė mbretėri katolike.


Objektivi eshte i qarte, sllavet qe sunduan Mbreterine e Arberit ishin katolike, popullsia e kesaj Mbreterie ishte katolike dhe shqiptaret jane katolike ne maxhorance, te lidhur me Papen qe na donte te miren etj etj.

Kam evidentuar me te kuqe emrin e Stefan Dragutinit qe autori percjelles ne forum, Psikologu i II Perrallologu sebashku me stafin, na kane servirur si nje personazh ekzistent.
Stefani i kesaj periudhe, qe ishte martuar me Helena Anjou(franceze katolike), eshte Stefan Urosh I dhe jo Stefan (II)Dragutini. Ky i fundit eshte djali i Stefan Uroshit dhe i Helenes katolike.
Stefan Dragutini martohet me princeshen hungereze Katerina dhe nga kjo martese merr Beogradin dhe shpalljne si Mbret i Srme-s e ndodhur sot mes Kroacise dhe Serbise. Eshte i pari fisnik serb qe jeton ne Beograd.
Milutini vellai tjeter do te jete mbret i Serbise Perendimore dhe do te arrije te pushtoje Maqedonine me Shkupin. Helena ka dore te lire ne Zeta, Malin e Zi te sotem,ne ate pjese te Serbise te ashtuquajtur "te vjeter" ku shqtrihej nje pjese e Mbreterise se Arberit te Karlit Anjou, pushtuesit francez te tokave shqiptare.

Ketu hyn ne skene Vladislavi II qe Psikologu e shpall katolik. Vladislavi eshte nje personazh medioker historikisht qe nuk ja vlen te citohet pervecse ne lidhje me ngjarjet qe derguan babain Dragutin dhe xhaxhain Milutin ne luften civile. Lufta mbaroi me nderhyrjene Patriakut serb Danilo. Dragutini do ta perfundoje jeten si murg me emrin Teoktist. Pas vdekjes, babai i "katolikut" Vladislav, u shenjterua nga kisha ORTODOKSE serbe. Vellai i tij, Milutini do te vritet nga i biri Stefan Decanski, edhe ky i shenjteruar nga kisha serbe. Ne kete menyre Vladislavi qendron mes nej babai dhe nje kusheriti te pare shenjetore ortodoks. A ka mundesi qe ky te jete katolik??

Emri "vladislav" eshte sllav sepse lidhet me mbretin e Polonise qe Psikologu "historian" e quan Ladislavi i Hungarise !! Perpara se te ishte mbret i Hungarise ishte mbret i Polonise sllave, djali i Jagellonit,me nene lituane me gjak aristokratik rus. Me sllav se kaq nuk ka.
Qe emri nuk vereton etnine kjo eshte e vertete pasi Skenderebeu do te ishte turk, pastaj grek (Georgios) dhe greko-latin nga mbiemri.

Psikologu aludon per kontin Vladislav Jonima qe ka vetem nje vit ushtrim te detyres. i KA dhene njerit Vladislav vitet e tjetrit !! Zeta gjer ne vitin 1309 sundohet nga Helena per te kaluar ne duart e djalit Milutinit qe e inkuadroi ne Mbreterine Serbe deri ne vdekje per t'ja lene trashegim te birit Decanski ne 1321. Koha e sundimit te kontit Jonima eshte 1318-1319, ne mes te hegjemonise serbe ne tokat e veriut shqipetare, perfshire edhe bregdetin Malazez qe ne ate periudhe njihej si Mbreteria e Arberise. Milutini ishte edhenderr i Andronik Paleologut, Perandorit te Bizantit ortodoks. Sundimi i tije njihet si nje porces bizantinizmi sebashku me ortodoksizmin i territoreve serbe, pjese e te cilave ishin edhe mjaft toka shqiptare. Kete Vladislav Psikologu i ri na e quan " nje nder forcat kryesore te Mbreterise se Arberise"...me nje vit administrim te zoterimeve te dhuruara nga serbet-ortodokse!

Helena ishte katolike. Ajo jetoi ne Shkoder dhe punoi ne favor te kishes katolike duke e ndihmura me menyrat e veta qe edhe Psikolog ve ne dukje kur shkruan se Papati do te ndermerrte masa ndaj skizmatikeve..!! Ne Shkoder pas Helenes jetoi Stefan Dushani qe ne zakonikun e tij ndalonte konvertimet ne katolicizem, damkoste me kryq te skuqur.Nga ana tjeter shumica e ushtrise se tij jane shqiptare!! Si ka mundesi qe Helena te shnderroje katolicizmin dominant ne Mbreterine e Arberit per nje sundim dhe Dushani ortodoks merr pushtetin pikerisht i nisur nga rrezisdenca "katolike"(Shkodra)e Helenes? Ate cka katolicizoi Helena valle nuk e ortodoksizoi Dushani?
Si eshte e mundur qe babai i Skenderebut jep donacione per manastirin serb te Hilandarit ??!! Perse Balshajt kalojne nga ortodoksia ne katolicizem per te vdekur ne fund si ortodoks te daja Lazarevic ? Perse Crnojevicet, qe mendohet se jane shqiptare,i perkasin besimit ortodoks? Perse sot Mali i Zi ku sundoi Helena ka 74% ortodoks, qe po te heqim muslimanet - rreth 100.000 nga 650.000 banoret- perqindja e katolikeve ne perqindjen e krishtere bie edhe me teper?!

Persa i perket Mbreterise se Arberit me duket e cuditshme si nje shqiptare krenohet nga themelimi i nje Mbreterie nen sundimin e nje pushtuesi te huaj !!

Kyeqendra e Mbreterise ka qene Durresi. Por sa vite qendroi Durresi nen kete Mbreteri ?!
Mihaili VIII Paleologu e rrethoi ate 3 vite pas shpalljes kryeqytet, pasi me perpra kishte rimarre tokat gjer ne Berat. Ne 1308 Durresi u mor nga Filippi i Tarantos : Signore Del Regno Dell'Albania". Nderkohe ne kete periudhe lumi Mat ishte pjese e territoreve te Milutinit. Viti 1337 gjen ne tokat shqiptare trupat e Andronikut III qe mposhten rrevolten, nderkohe qe ne veri,pjesa tjeter e Mbreterise ishte ne duart serbe.Serbet pushtuan Shqiperine, pra edhe Mbreterine e Arberise, ne 1342.
Pervec Dukagjineve, asnje nga familjet e medha feudale: Topiajt, Aranitet,Muzakajt sidhe Balshajt dhe Kastriotet e ardhshem qe lindin me pushtimin serb nuk jane katolike.

Kisherisht nga serbet duan te ndahen vetem ato fisnike katolike qe zoteronin pakicen e tokave shqiptare. Kete e deshmon vete Mbreteria e Arberise. Eshte Papa qe kerkon kete shkeputje nga ortodoksizmi dhe Psikologu me referentet e vet i jep ngjyresa te shkeputjes nga kisha e serbeve. Ne nje rresht tjeter ai vete pohon se nuk ka ndarje etnike pra nuk njihet nje kishe e nje populli. Papa kerkon te ndaje shqiptaret nga njeri-tjetri sipas vijes se Teodosit qe eshte edhe kufiri i se ciles eshte edhe kufiri i dy kishave... Nga kryqzata e 1443 Brankovicit ju dha perseri Kosova shqiptare pas mbeshtetjes qe i beri kryqit te Papes !! Ja sa shume na donte Papa.
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė